30 Prill 2024, 22:53
Nga r.ll
foto ilustruese
MAT- Në shtator 2022 policia e Matit njoftoi se kishte arrestuar shtetasin Dario Bruçi, 48 vjeç, sepse kishte mbajtur të izoluar dhe kishte dhunuar bashkëjetuesen 33 vjeçe, me të cilën kanë një fëmijë 9-muajsh. Policia e Matit bëri publike dhe një video të marrë nga celulari i Dario Bruçit, ku shihej bashkëjetuesja e tij në një ritual në shtëpi, ndërsa shehu nga Kosova Kujtim Popaj po mundohej t’i largonte magjinë.
Kjo video ishte regjistruar një vit më parë në celularin e Darios dhe denoncimi i këtij të fundit nuk kishte lidhje me videon. Denoncimi ndaj Darios u bë nga nëna e 33-vjeçares dhe ai u arrestua pa asnjë prove dhune.
Vetë 33-vjeçarja tregon për “Stop” në Tv Klan se ajo ka vuajtur nga çrregullimet e shëndetit mendor dhe pas lindjes, gjendja e saj është rënduar. Ajo thotë se nuk është dhunuar nga bashkëshorti dhe këtë e ka pohuar në gjykatë dhe para një noteri.
Gazetari: Unë dua që t’ju pyes drejtpërdrejt: a jeni dhunuar nga bashkëshorti juaj, Dario Bruçi?
Bashkëjetuesja e Dario Bruçit: Jo, nuk jam dhunuar dhe fjalët e tij janë plotësisht të vërteta që ka thënë. Unë para se të njihja Darion kam vuajtur nga një sëmundje psikologjike, stres, s’di si ta shpjegoj. Më vonë, pas shtatzënisë m’u krijua prapë, pavarësisht se nuk mund të pija dot ilaçe.
Psikiatrja Artiola Hoxha shpjegon se pacientët me probleme të shëndetit mendor kanë mungesë të higjienizimit, vuajnë nga perceptimi, funksionaliteti i përditshmërisë dhe deluzionet. Në rast dhune, jo detyrimisht merrem si bazë deklarata e një individi me probleme të shëndetit mendor.
Bashkëjetuesja e Dario Bruçit: Kam qenë në një gjendje shumë të degraduar sa shtëpia mori fund. Dario ndoshta s’e ka kuptuar në atë moment, por që ishte gjendje shumë, shumë e keqe. Doja të rrija vetëm, nuk doja të prekja asnjë punë me dorë, nuk isha e zonja as për fëmijën tim, me shumë sforco, shumë gjendje kaosi në shtëpi. Pasi erdhi nëna ime nga Franca, Dario pagon një taksi dhe më çon të vizitohem në spitalin e Neurologjisë. Po atë ditë që ka ndodhur kjo gjë, unë kthehem në shtëpi dhe kthehem në një gjendje shumë të keqe, pa e kuptuar veten time dhe aty nisi një debat i vogël, me një zënkë si çdo njeri, si çdo familjar dhe ne marrim çantën bashkë me mamin dhe ikim, djalin e lë te Dario. Dario pastaj vjen te Turizmi në Burrel dhe thotë “kthehu në shtëpi”, jo, jo i them unë, nuk kthehem.
Me këtë çështje në Mat u mor shefi i krimeve Lulzim Lami, i cili e lidhi videon me ngjarjen edhe pse i përkisnin kohëve të ndryshme./tvklan
dario bruçi policia e matit
Aktualitet
30 Prill 2024, 22:34
r.ll
altin dumani, elton qyno
TIRANË- Komiteti Ndërgjyqësor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvi...
Aktualitet
30 Prill 2024, 22:09
r.ll
pamje nga aksidenti
VLORË- Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme pranë spitalit të Vlorës.
Sipa...
Aktualitet
30 Prill 2024, 22:00
r.ll
svetlana timofeeva, fedir alpatov, mikhail zorin
TIRANË- Është zbardhur dosja në ngarkim të Svetlana Timofeeva, Fedir Alpatov dhe ...
Aktualitet
30 Prill 2024, 20:53
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës mënyrën si abuzohet me paratë e rindërtimit. Fondi ...
Aktualitet
30 Prill 2024, 20:45
r.ll
donika jonuzi
TIRANË- Ilir Osmani, një qytetar nga Elbasani, humbi jetën para disa ditësh në Pejë të Kosovës, pasi ...
Aktualitet
30 Prill 2024, 19:30
r.ll
pamje nga mbledhja online
TIRANË- Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak është zhvilluar online, teksa jashtë bashkisë po zhvi...
Aktualitet
30 Prill 2024, 19:34
N.F
Protesta
TIRANË- Ka përfunduar protesta e e opozitës para bashkisë së Tiranës. Mësohet se tubimi i radhës do t...
Aktualitet
30 Prill 2024, 18:51
protesta
TIRANË- Protestuesit të cilët janë mbledhur sot para bashkisë duke vijuar më tej misionin e tyre për të s...
Aktualitet
30 Prill 2024, 18:45
protesta
TIRANË- Protestuesit të cilët janë mbledhur para bashkisë së Tiranës kanë shkulur gardhin metalik. Ata po ...
Aktualitet
30 Prill 2024, 17:52
r.ll
Ambulanca
TIRANË- Pak minuta mëherët një nga policët e vendosur në gardhin para bashkisë së Tiranës ka humbur ...