Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Detyrua iu caktua kundër zbuluesit Asllan. M. Ai e njihte mirë subjektin “tradhtar” pasi kishin qenë shokë fëmijërie.
TIRANA- Ishte viti 1952, në krahinën e Lumës në Kukës vepronte një bandë e quajtur diversioniste. Ajo operonte për llogari të zbulimit jugosllav. Krehu i bandës ishte një banor i fshatit Topojan me iniciale U.B. Ai duhej të ndalohej me çdo kusht sipas misionit të sigurimit.
Detyrua iu caktua kundër zbuluesit Asllan. M. Ai e njihte mirë subjektin “tradhtar” pasi kishin qenë shokë fëmijërie. Madje kundërzbuluesi Asllan. M, vazhdonte të mbante lidhje me nënën e shokut të tij. Duke luajtur me këtë fakt emocional, i kërkoi nënës së “urithit jugosllav” që kur të vinte në shtëpi t’i përcillte dëshirën për t’u takuar me të. Pas dy javësh, duke ngjitur monopatin e fshatit Topojan, një person i panjohur i del përpara dhe i jep mesazhin e prerë të U.B., kreut të bandës që i shërbente jugosllavëve.
“Për një orë të jesh te guva e Ariut”. Asllani, kundëzbuluesi u kap i papërgatitur. Nuk kishte mundësi të njoftonte degën dhe nëse nuk shkonte në takim do të prishej gjithçka.
"Simbol i një kundërzbuluesi të talentuar por që sakrifikoi familjen dhe veten për të arritur një emision shumë interesant dhe shumë të bukur. Të fusësh në dorë një bandë diversatësh të rekrutuar nga shërbimi jugosllav prej vitesh është një moment shumë interesant dhe të jepë krenarinë kombëtare", u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror.
Në këto kushte vendosi të vazhdojë i vetëm operacionin. Mori me vete babain e tij dhe i dha një pushkë që mbante me leje. Pa rënë në sy, babai i kundërzbuluesit u vendos përballë “Guvës së Ariut” duke e vënë në dijeni për takimin me të arratisurin. Ai, i la dhe një porosi.
"Nëse dal nga guva me duar të lidhura, qëllo drejtpërdrejtë". Më pas me hapa të sigurt dhe i paarmatosur u fut në “Guvën e Ariut”. Pas bisedave të përgjithshme, miku i fëmijërisë i tregoi për arratisjen e tij në Jugosllavi dhe se si ishte rekrutuar me cilësinë e agjentit diversionist. Deri në 1952 ai u kishte shërbyer me besnikëri shërbimit sekret jugosllav. Por pas takimit me kundërzuluesin Asllan M ai do të luante rolin e agjentit të dyfishtë. Sigurimi i Shtetit i dha U.B pseudonimin operativ “Koritniku” që do të mbetej për vite një armë e fortë për zbulim shqiptar.
"Ai i ndodhur në rastin më të pamundur për të kërkuar ndihmë krijoji një kombinacion inteligjent dhe me besimin absolut se do ta thyente ish shokun e tij të fëmijërisë dhe ashtu u bë", u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror./ Top Channel
Bujar Hoxha TIRANA- Dy profesionet më të vjetra në botë, spiunazhi dhe prostitucioni, i bashkon roli dhe ndryshimi i pamjes. Ato kan&eu...
Foto ilustruese LUSHNJE - Në fshatin Barbullinjë të Lushnjes përpara dy muajsh është shënuar një ngjarje e rën...
Ervin Aliu TIRANA- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli sot vendimin për konfirmimin në detyrë të ndihmësit ligjor të G...
Foto ilustruese TIRANË - Emisioni ‘Në Shënjestër’ i gazetares Klodiana Lala në News24 ka trajtuar mbrëmjen e sotm...
Foto ilustruese TIRANA- Në emisionin “Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala janë publikuar fotot e Fatmir Tropli...
Ervis Martinaj, Klani Duka TIRANË - Emisioni ‘Në Shënjestër’ i gazetares Klodiana Lala në News24 ka trajtuar mbrë...
Foto ilustruese HIMARA- 82-vjeçarja Ksanthipi Thomagjini kishte dalë për të bërë disa punë në kopsht ku aksi...
Pamje nga ngjarja DURRËS - Janë publikuar pamjet e ngjarjes që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Durrës, ku Ilir Buçeza...
traktori i djegur HALO- Një traktor është djegur i gjithi mesnatën e së mërkurës në fshatin Halo, bashkia Finiq, ku...
Ervis Martinaj, Arben Ndoka TIRANË - Emisioni ‘Në Shënjestër’ i gazetares Klodiana Lala në News24 ka trajtuar mbrë...