Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
ME VD- Lufta në Ukrainë, delegacioni shqiptar largohet nga salla e Asamblesë së IPU-së kur merr fjalën Rusia
16 Tetor 2022, 19:44Nga DOSJA
Pamje nga Asamblea
RWANDA- Delegacioni i Shqipërisë në Asamblenë e 145 e IPU-së, janë larguar nga salla së bashku me deputetët e vendeve të Bashkimit të Europian në momentin kur mori fjalën deputeti drejtues i delegacionit të Federatës ruse. Asambleja e 145 e IPU-së ka bërë thirrje për t’i dhënë fund okupimit të Ukrainës nga Rusia dhe miratoi rezolutën me titull, duke theksuar se duhet dënuar “pushtimi i Ukrainës dhe aneksimin e territoreve nga Federata e Rusisë, në mbrojtje të integritetit territorial të të gjitha shteteve”.
Postimi i deputetit Salianji:
Kigali, Rwanda. Mbledhja e 145 e Asamblesë Parlamentare të Unionin Ndërparlamentar me pjesëmarrjen e deputetëve nga 178 shtete. Lufta në Ukrainë dominoi diskutimet e Asamblesë ku pjesa dërrmuese e delegacioneve dënuan agresionin e paprovukuar rus ndaj Ukrainës!
Delegacioni i Shqipërisësi pjesa dërrmuese e delegacioneve botërore mbështetëm rezolutën emergjente ku dënohet agresioni ndaj Ukrainës. Asambleja e 145 e IPU-se ka bërë thirrje për t’i dhënë fund okupimit të Ukrainës nga Rusia dhe miratoi rezolutën me titull: Dënojme pushtimin e Ukrainës dhe aneksimin e territoreve nga Federata e Rusise, në mbrojtje të integritetit territorial të të gjitha shteteve.
Asambleja e fokusoi debatin tek rritja e autoritetit të parlamenteve në kontrollin e qeverive, mbrojta e statusit të deputetit, promovimi i të rinjve në politikë, foricimi i bashkëpunimit ndërparlamentar për të ndarë eksperiencat më të mira. Vëmëndje të rëndësishme morên rastet e ndalimit të hapësirave demokratike në parlamentet e vendeve autokratike! Çdo vend është nën monitorim për ruajtjen e standarteve të demokracisë!
Delegacioni i Shqipërisë mbështetën rezolutën emergjente ku dënohet agresioni ndaj Ukrainës. Asambleja e 145 e IPU-se ka bërë thirrje për t’i dhënë fund okupimit të Ukrainës nga Rusia dhe miratoi rezolutën me titull: Dënojme pushtimin e Ukrainës dhe aneksimin e territoreve nga Federata e Rusise, në mbrojtje të integritetit territorial të të gjitha shteteve.