Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Personi i kishte kërkuar lidhje intime, por vajza nuk kishte pranuar sepse ai ishte burrë i martuar. Askush nuk di të thotë emrin e personit në fjalë. Në rrëfimin e saj, Ruth Abongo, fokusohet kryesisht tek ish kolegu i vajzës, pra, shoferi i kazinosë për të cilin thotë se bënte skena të ndryshme.

Vdekja e mistershme e vajzës keniane Xhoi Aoko ngre dyshime për personazhe me lidhje të rëndësishme emrat e të cilëve janë mbajtur të fshehtë. Nëna e saj, zbulon për “Inside Story, një shoqëri të dyshimtë të vajzës me një biznesmen të fuqishëm shqiptar, një burrë në moshë të mesme. Xhoi ishte takuar me perosnin në fjalë të paktën dy herë në prani të shoqes tjetër Xhoi Brenda.
Personi i kishte kërkuar lidhje intime, por vajza nuk kishte pranuar sepse ai ishte burrë i martuar. Askush nuk di të thotë emrin e personit në fjalë. Në rrëfimin e saj, Ruth Abongo, fokusohet kryesisht tek ish kolegu i vajzës, pra, shoferi i kazinosë për të cilin thotë se bënte skena të ndryshme.
Shoferi Barçi në dëshminë e tij në polici ka thënë se ata i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre romantike. Nëna e Joyt ka dëshmuar se Barçi e ka patur çelsin e banesës së Xhoit. Sipas saj, i riu kishte vazhduar ta kërkonte vajzën përmes shoqes së saj Xhoi Brenda. Ata ishin takuar dhe ajo i kishte shpjeguar se në Kenia nuk i ndjekin vajzat në këtë mënyrë.
“Për akuzën e vrasjes ka pasur reagime të forta nga familjarët që bazohen mbi dëshmitë e shoqjes së Joyt. Nuk janë gjetur prova bindëse për të dyshuarin”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.
“Kam komunikuar me Joyn dhe më thoshte se ky njeri është thjesht I sëmurë. Asnjë tjetër nuk kishtë marrëdhënie të tillë me Xhoin. Ai donte të kishte marrëdhënie me Joyn, por ajo e kishte refuzuar. Ai nuk e kuptonte, prandaj mendoj se ai nuk ishte në rregull. Ai duhet ta pranonte zgjedhjen e Xhoit,”- u shpreh Ruth Abongo, mamaja e Xhoit.
Nëna e Joyt ka zbuluar gjithashtu se vajza tjetër e saj që jeotn në Kenia, i ka dërguar mesazh Emily duke i thënë “pse ma vrave motrën, ajo të donte ty”.
Emily ka mohuar çdo akuzë. Ajo ka sqaruar për motrën e Xhoit se shoferi e ka shoqëruar në Durrës dhe i ka kërkuar çelësat e apartamentit për ti bërë një surprise. Më tej, i ka thënë se mendonte që shoferi dhe Xhoi ishin të lidhur.
Por, ndryshe ka deklaruar para policisë duke dhënë deklaratë kontradiktore. Emily ka thënë në fakt, se shoferi ia ka marrë fshehurazi celsin e dhomës. Inside Story u përpoq të kontaktonte me Emily-n dhe mikeshën tjetër të saj Xhoi Brenda. Emily nuk i është përgjigjur asnjëherë kërkesës sonë edhe pse duket që i ka marrë mesazhet tona.
Nëna Ruth dyshon se Emilyn dhe mikeshat e tjera të Xhoit i kanë instruktuar për çfarë duhet të flasin. Sipas saj, Emily i ka thënë se është detyruar nga një prej menaxherëve të kompanisë për të mos folur. Jo vetëm ajo por të gjithë punonjësit, sepse çështja po bëhej e madhe.
“Emily pasi u ngrit nga gjumi dhe u shqetësua për Xhoin telefonon shoferin. Pse këtë shofer? Ajo e dinte që Joy hapej me mua. Pse nuk më telefonoi mua, por shoferin? Telefoni dhe lap topi i Xhoit deri në 14 gusht ishin në Shtëpi. Kush i përdori? Komunikimet e Joyt ishin të kyçura në lap top deri në orën 4 pasdite të datës 14 gusht 2022. Emily ishte e vemja në shtëpi. Çfarë ka bërë?,”-u shpreh Ruth Abongo, mamaja e Xhoit./TopChannel
Foto ilustruese Inside Story disponon dokumente zyrtare të cilat vënë në pikëpyetje transparencën dhe punën e organeve t...
Joy Në dëshminë e saj Ruth tregon se Emily ka telefonuar Joy Brendën për ti marrë fjalëkalimet e telefonit dhe laptopit....
Mamaja e Joy Inside Story ka takuar njerëz që njohin nga afër historinë, ka kërkuar informacione në institucionet shqiptare d...
Lefter Alla para arrestimit BULQIZË- Fotot e mëposhtme janë shkrepur 13 orë më parë në Bulqizë, kur Lefter Alla is...
Mamaja e Joy-t Nëna e Xhoit zbulon se Emily shkon të jetojë me Xhoin te Flauer rezidencë vetëm 5 ditë përpara se ngjarja...
Mamaja e Joy Abongo akuzon drejtpërdrejtë shtetasin Rodi Barçi, 32-vjeçarin që shërbente si shofer i kazinosë. Me t&...
Foto ilustruese 13 Gusht 2023. Në orët e mbrëmjes, në komisariatin numër 1 në Tiranë, paraqitet një vajzë afri...
Foto ilustruese ITALI- Një "kokë" e madh e trafikut të drogës ka përfunduar në prangat e Policisë. K&eum...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 8 muaj burg pasi ka përndjekur një vajzë ...
Foto ilustruese BULQIZË- Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i Policisë së Shtetit, i cili raportohet se është fi...