Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zoto shkruan se kreu i "Lëvizjes Bashkë", Arlind Qorri, ditën e djeshme në një emision në Vizion Plus
TIRANË- Anëtari i "Lëvizjes Bashkë", Kristjan Zoto ka denoncuar në rrjetet e tij sociale një rast të censurimit të deklaratave të personazheve që ftohen në emisione në televizionet shqiptare.
Zoto shkruan se kreu i "Lëvizjes Bashkë", Arlind Qorri, ditën e djeshme në një emision në Vizion Plus. Më tej ai thotë së ditën e sotme, pjesët ku Qorri flet për Samir Manen, Shefqet Kastratin apo pronarin e Vizion Plus-it janë prerë nga emisioni i postuar në YouTube.
"Ironikisht, sa më shumë përpiqen të na mbyllin gojën, aq më shumë forcojnë bindjen se kush janë pronarët e vërtetë të politikës dhe medias.", shprehet Zoto ndër të tjera në postimin e tij.
POSTIMI I PLOTË:
Dje, Arlind Qori ishte i ftuar në emisionin "2984 me Albano Bogdon" në VIZION PLUS. Sot, pjesët ku Arlindi flet për Samir Manen, Shefqet Kastratin apo pronarin e Vizion Plus-it janë prerë nga emisioni i postuar në YouTube.
Censurimi i këtyre pjesëve na tregon edhe njëherë se media në Shqipëri nuk është një hapësirë e lirë, por një platformë e kontrolluar nga interesat e atyre që mbajnë pushtetin ekonomik. Edhe pse Arlindi u ftua në emision, ata qëndruan me "gërshërë në dorë", duke prerë ato pjesë që prekën drejtpërdrejt interesat e tyre.
Kjo nuk është surprizë për ne që e njohim mirë sistemin mediatik shqiptar dhe lidhjet e tij të ngushta me biznesin, nëntokën dhe politikën. Ata që kanë ndërtuar dhe mbështetur këtë sistem të padrejtë dhe të korruptuar, nuk lejojnë që kritikat të arrijnë tek publiku. Çdo herë që Lëvizja BASHKË dhe Arlind Qori ngre zërin kundër oligarkëve dhe kapjes së politikës, ata reagojnë me censurë dhe heshtje.
Ironikisht, sa më shumë përpiqen të na mbyllin gojën, aq më shumë forcojnë bindjen se kush janë pronarët e vërtetë të politikës dhe medias.
Kjo është thjesht një betejë në luftën tonë të gjatë për të fituar të vërtetën dhe lirinë e fjalës. Ne jemi mësuar me bojkot mediatik, censurim të fjalës, anulim emisionesh, shpifje dhe cinizëm.
Ecim...

Pamje nga vendi i ngjarjes SHKODËR- Policia ka identifikuar dhe shoqëruar autorin e dyshuar të vrasjes së 15-vjeçarit në Sh...
vendngjarja SHKODËR- Vrasja e 15-vjeçarit Emiljano Gjoni ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës. Ndërkohë bë...
foto ilustruese TIRANË- Liria personale e të shprehurit pa u censuruar duket se po reduktohet çdo ditë në institucione t&eu...
pamje nga vendngjarja VLORË- Dy persona janë shpëtuar nga policia e Vlorës pasi skafi me të cilin kishin dalë për peshki...
Shqiptarët e dënuar ANGLI- Anëtarët e një bande shqiptare të krimit të organizuar do të deportohen pasi bastisjet n...
foto ilustruese TIRANË- Anija "Libra e Marinës" është nisur sot drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e par&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri janë rritur vitin e fundit paditë gjyqësore kundër pjesëmarrjes...
Drejtoresha SHKODËR- Tre nxënës të gjimnazit “Oso Kuka” në Shkodër janë përjashtuar nga shkolla me arsy...
Aksidenti SHËNGJIN- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të Shëngjinit. Mësohet se një...
fotot ilustruese MILOT- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot pranë fshatit Gjorem. M&eu...