14 Shtator 2023, 14:48
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Mbi 200 persona janë arrestuar dhe 82 të tjerë janë shpallur në kërkim si rezultat i megaoperacionit “Tempulli” që u shtri në gjithë vendin.
Numri më i lartë i arrestimeve ishtë në Tiranë, ku 22 prej tyre janë kapur në Kombinat dhe mësohet se e kishin kthyer zonën në një pikë të shpërndarjes së drogës.Gjithashtu mësohet se në pranga ka përfunduar edhe një menaxher i një lokali në ish-Bllok, pasi në ambientet e tij shpërndahej droga.
Droga e ardhur nga Kanadaja kishtë ardhur për herë të parë në Shqipëri dhe është shumë më e fortë se kanabisi që kultivohet brenda vendit, me 5 apo 6 fish më shumë efekt, si rrjedhojë edhe më e shtrenjtë.
Në kuadër të operacionit që zgjati rreth 8 muaj janë bllokuar sasi të mëdha droge që do të hidheshin në treg në doza të vogla Policia ka sekuestruar 829 kg kanabisi një pjesë e përpunuar në formë çokollatë, 61 kg kokainë, 15 kg heroinë, 15 kg drogë ekstazi. Gjithashtu 1541 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për shitje lëndësh narkotike, janë ushtruar kontrolle në 356 ambjente të ndryshme, janë goditur 23 grupe kriminale, 214 masa sigurie janë ekzekutuar, në kërkim janë shpallur 82 persona, 19 persona janë arrestuar ne flagrancë. Policia ka sekuestruar edhe aparate celularë, makina, armë, para dhe mjete që përdorenin për peshimin e drogës dhe ndarjen në doza të vogla. Sipas Rrumbullakut, një pjesë e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të 23 grupeve kriminale, në qytete si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani e Vlora.
operacion antidroge ne vend
Aktualitet
14 Shtator 2023, 14:45
f.i
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Kati i fundit i një Pallati shumëkatësh në rrugën "Sali Butka" është pë...
Aktualitet
14 Shtator 2023, 14:41
A.B
Zjarri
TIRANË- Zjarri masiv i cili ka përfshirë një pallat në rrugën 'Sali Butka' në kryeqyet, rrezikon edhe pallat...
Aktualitet
14 Shtator 2023, 14:34
f.i
foto ilustruese
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga aksionit antidrogë të policisë italiane në operacionin e 13...
Aktualitet
14 Shtator 2023, 14:28
A.B
TIRANË- Një zjarr masiv ka përfshirë katin e fundit të një pallati pranë zonës së ish-parkut të autobusave n...
Aktualitet
14 Shtator 2023, 14:29
r.ll
taulant balla
TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë po zhvillohet për herë të parë mbledhja e Ministerialit të Minis...
Aktualitet
14 Shtator 2023, 13:58
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Bilbil dhe Jashar Maja kanë ankimuar zyrtarisht në prokurori vendimin për lehtësimin e akuzës ndaj fi...
Aktualitet
14 Shtator 2023, 13:50
Dosja.al
Foto ilustruese
TIRANË- Një vjedhje e padëgjuar është zbuluar në drejtorinë e Ujësjellës- Kanalizimeve Tiran&e...
Aktualitet
14 Shtator 2023, 13:48
A.B
Amant Josifi
TIRANË-Arrestohet në Dubai ish-ortaku i Olsi Ramës, Amant Josifi. Ky lajm konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala për 'Bal...
Aktualitet
14 Shtator 2023, 13:23
r.ll
foto ilustruese
Një 38-vjeçar, oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Cërrik ësh...
Aktualitet
14 Shtator 2023, 13:15
A.B
Grupi Rraja
TIRANË- Andi Rraja, një prej të arrestuarve në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj dy kushërinjve, Bilbil dhe Jashar...