Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia e Shtetit thekson se asnjë institucion bankar apo shtetëror nuk kërkon përmes SMS-ve apo linkeve të dyshimta dërgimin e të dhënave sensitive, si numrat e kartave bankare, kodet PIN apo kredencialet e tjera të sigurisë.
TIRANË- Policia e Shtetit ka informuar qytetarët lidhur me një skemë mashtruese që po qarkullon përmes mesazheve dhe aplikacioneve të komunikimit elektronik.
Në njoftimin e policisë thuhet se disa persona ende të paidentifikuar po dërgojnë mesazhe që përmbajnë linke të rreme, me pretendimin se është i nevojshëm përditësimi i të dhënave bankare ose verifikimi i llogarisë së qytetarëve.
Më tej sqarohet se pasi dikush klikon mbi link, autorët e mashtrimit arrijnë të aksesojnë llogaritë bankare dhe në shumë raste, kanë realizuar vjedhjen e shumave të konsiderueshme monetare.
Policia e Shtetit thekson se asnjë institucion bankar apo shtetëror nuk kërkon përmes SMS-ve apo linkeve të dyshimta dërgimin e të dhënave sensitive, si numrat e kartave bankare, kodet PIN apo kredencialet e tjera të sigurisë.
Po ashtu iu bëhet thirrje qytetarëve të mos klikojnë asnjë link të dërguar nga burime të panjohura dhe të mos ndajnë ë dhëna personale apo llogarish bankare me burime të pasigurta!
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit informon opinionin publik lidhur me një skemë mashtruese që po qarkullon së fundi, përmes mesazheve SMS dhe aplikacioneve të komunikimit elektronik.
Shtetas ende të paidentifikuar po dërgojnë mesazhe që përmbajnë linke të rreme, me pretendimin se është i nevojshëm përditësimi i të dhënave bankare ose verifikimi i llogarisë së qytetarëve. Pasi qytetarët klikojnë mbi këto linke dhe japin të dhënat e tyre personale apo bankare, autorët e këtyre veprimeve arrijnë të aksesojnë llogaritë bankare dhe në shumë raste, kanë realizuar vjedhjen e shumave të konsiderueshme monetare.
Policia e Shtetit thekson se asnjë institucion bankar apo shtetëror nuk kërkon përmes SMS-ve apo linkeve të dyshimta dërgimin e të dhënave sensitive, si numrat e kartave bankare, kodet PIN apo kredencialet e tjera të sigurisë.
Për këtë arsye, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve:
Të mos klikojnë në asnjë link të dërguar nga burime të panjohura;
Të mos japin të dhënat e tyre personale apo bankare në forma të dyshimta online;
Të verifikojnë çdo informacion të tillë drejtpërdrejt me institucionin përkatës (bankë apo agjenci shtetërore);
Të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar pranë strukturave të hetimit të krimit kibernetik në Policinë e Shtetit.
Policia e Shtetit vijon të ndjekë me prioritet këto raste dhe po bashkëpunon ngushtë me institucionet financiare dhe partnerët, për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve.
Respektoni sigurinë tuaj digjitale!
Mos ndani të dhëna personale me burime të pasigurta!
Florenc Çapja TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e 44-vjeçarit Florenc Çapja. Çapja kërkoi nd...
Policia ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga nhë 20-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ndodhur më 15 ...
Zjarri KAKAVIJË- Një tjetër zjarr ka rënë në vend ndërsa vatrat janë duke u favorizuar nga temperaturat e larta dhe...
banesa DURRËS- Një banesë njëkatëshe dhe 1050 m2 truall janë sekuestruar një personi në Durrës. Luan Kertalli ...
Automjeti SARANDA- 31-vjeçari Klaus Jaçaj, të cilët i vendosën lëndë plasëse në automjet pas p&e...
Adela Hysenaj FIER- Prokuroria e Fierit ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me masat e sigurisë të lëshuara pë 4 zy...
Ura e Milotit MILOT- Sezoni turistik i ka rikthyer vëmendjen Urës së Milotit. Kjo urë sidomos gjatë sezonit të verës p&e...
Foto ilustruese SHKODRA- Dy 19-vjeçarë janë arrestuar në Shkodër pasi akuzohen se shfrytëzonin për marrëdh&e...
Foto ilustruese KROACIA- Tre persona me shtetësi britanike, por me origjinë shqiptarë janë ndaluar me dyshimin për përdh...
Foto TIRANË- Ministria e Mbrotjtjes ka dalë më një njoftim në lidhje me situatën e zjarrve ne vend. Ministria bën me dij...