LIVE UPDATES
Aktualitet

"Mesazhe të koduara"/ Vakancat dhe emërimet e përkohshme shkaktojnë debate në KLP, Sieiti dhe Bazaj kundër: Tani, po u bëtë pronarë!

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë debatuan lidhur me hapjen e dy vakancave të reja për lëvizje paralele në Prokurorinë e Tiranës si dhe për shkurtimin e një caktimi të përkohshëm në Prokurorinë e Apelit, ku ndër të tjera u aludua dhe për konflikt interesi apo interesa në këto vendimmarrje, por pa u bërë të qarta, duke mbetur si mesazhe të koduara mes anëtarëve të këtij këshilli.

19 Korrik 2023, 14:06 Nga DOSJA
"Mesazhe të koduara"/ Vakancat dhe emërimet e
KLP

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP u përfshinë në debate gjatë mbledhjes plenare të hënën më 17 korrik gjatë diskutimit për miratimin e projektvendimeve për shpalljen e dy vendeve vakante me procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele në Prokurorinë e Tiranës dhe për caktimet e përkohshme në prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjthshëm në Tiranë. Në debate u ngritën shqetësime për ngutjen në shpalljen e vakancave të reja si dhe u aludua për konflikt interesi në vendimmarrjet për caktimin dhe ndërprerjen e përkohshme në Prokurorinë e Apelit, por që nuk u qartësuan.

Megjithëse anëtarja e Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, Eloida Goxhi renditi rrethanat përse ishte e nevojshme hapja e dy vakancave të reja në Tiranë, si mungesa e një numri të madh të prokuorëve dhe rëndësinë që ka kjo prokurori për shkak të mbulimit të territorit ku jeton 1/3-ta e popullsisë shqiptare, anëtarët Tartar Bazaj dhe Nurihan Seiti kundërshtuan këtë projektvendim.

“Jam e habitur! Sa mbyllim një garë e sjellim 28 veta, tani hapet një garë tjetër për Tiranën. Nuk e kuptoj, nuk e di çfarë po ndodh. […]Çështë kjo garë në fund të korrikut. Po prisni shtatorin, tetorin apo nëntorin. Nuk po kuptoj se çfarë po ndodh dhe që nuk pati ndjeshmëri për katër persona në prokurorinë e Tiranës,”- deklaroi ndër të tjera Seiti dhe shtoi se ka probleme dhe për apelin

Bazaj tha se ishte në të njëjtën linjë me Seitin.

“Kemi mbyllur një process dhe nuk mund të hapim një tjetër. Pse duhet të nxitojmë të vijnë dy të tjerë në Tiranë?”, tha ai.

Pas diskutimeve edhe të anëtarëve të tjerë, KLP miratoi me 9 vota pro hapjen e procedurave për dy vende vakante në Prokurorinë e Tiranës. Kundër votuan Seiti dhe Bazaj. Në vijim pati debate e diskutime edhe rreth propozimit të dy anëtarëve të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Bujar Sheshi dhe Eloida Goxhi për caktimin e përkohshëm në Prokurorinë e Apelit të dy prokurorëve dhe ndëprerjen e caktimit të përkohshëm për një tjetër.

Anëtarja Goxhi, shpjegoi se ajo dhe anëtari tjetër i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Bujar Sheshi kishin ardhur me propozimin që nga tre propozime të caktimit të përkohshëm në Prokurorinë e Apelit, të vihen vetëm dy, duke vijuar me caktimet e prokurorëve Kujtim Basha e Elidjana Kasa dhe ndërprerjen e caktimit të përkohshëm për prokuroren Pranvera Gruda.

Sipas Goxhit, dy prokurorët ishin përzgjedhur për shkak të vjetërsisë më të madhe në punë. Anëtarja Nurihan Seiti u shpreh se ka një vendim të këshillit për tre pozicione të përkohshme në Apel.

“Tani, po u bëtë pronarë të KLP-së…”, pohoi ajo.

Goxhi tha se tre muaj më parë këshilli kishte votuar për dy pozicione, por u kundërshtua nga Seiti dhe Balla, të cilët theksuan se kishin votuar tre pozicione të përkohshme.

“Është e drejtë ajo që thotë Seiti. Këshilli ka vendosur jo dy, por tre”, theksoi Balla.

Para se të votohej caktimi i përkohshëm i prokurorit Kujtim Basha, anëtarja Seiti kërkoi që cili prej anëtarëve ishte në konflikt interesi të largohej. Caktimi i Bashës u miratua me 10 vota pro, pasi mungonte në atë votim anëtari KLP-së, Zeqir Hoda. Me 10 vota pro u caktua edhe Elidjana Kasa. Megjithëse shumica e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës kërkoi që të votohej ndëprerja e caktimit të përkohshëm në Apel të prokurores Pranvera Gruda, kryetari Balla lexoi projekt vendimin për caktimin e saj.

Pak para momentit të votimit për Grudën, kryetari Balla deklaroi se duhej të prisnin sa të kthehej në sallë anëtarja Ledina Riza. Anëtarja Seiti u shpreh se kolegia ndoshta kishte dalë për ndonjë arsye dhe në vijim u votua nga 10 anëtarë, ku pro vijimit të caktimit të përkohshëm të Grudës votuan vetëm katër anëtarë, Alfred Balla, Nurihan Seiti, Tartar Bazaj dhe Arta Mandro. Riza nuk ishte e pranishme ndërsa gjashtë anëtarët e tjerë votuan kundër duke sjellë për rrjedhojë moscaktimin e përkohshëm të Grudës në Prokurorinë e Apelit.

Bazaj u shpreh se nuk ishte aspak e moralshme që një prokurore të rikthehej në vendin e mëparshëm, kur kishte qenë nga të parat që ishte caktuar në Apel.

“Ose askush nuk duhet të ishte, ose duhet të ishin të tre”, tha ai./BIRN

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri