LIVE UPDATES
Aktualitet

Metamorfoza e universitetit, BIRN: Degët shoqërore braktisen, shtohen infermierët për Gjermani

Ekspertët dhe njohës të fushës thonë se tkurrja është pasojë e dështimit të universitetit për të ofruar kurrikula cilësore si dhe dështim i politikave shtetërore të nxitjes edhe në ato degë ku ofrohet pagesë.

14 Maj 2024, 12:59 Nga r.ll
Metamorfoza e universitetit, BIRN: Degët shoqërore braktisen, shtohen
universiteti ne elbasan

ELBASAN- Vetëm në vitin e fundit akademik, Universiteti ‘Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ka kërkuar mbylljen e 5 programeve universitare bachelor dhe 6 programeve master. Ndërkohë, të njëjtin fat pritet të kenë edhe 5 programe master, tre profesionalë dhe 2 shkencorë, kryesisht në gazetari dhe studime gjeografike apo letrare.

Sipas informacionit që universiteti vuri në dispozicion pas një kërkese të BIRN, edhe 6 programet e studimit në degë të shpallura prioritet kombëtar nuk kanë arritur të joshin studentë.

Vitin e fundit akademik në këto degë u regjistruan 93 studentë nga 72 që ishin regjistruar një vit më parë. Një rritje prej vetëm 21 studentësh nuk duket se jep shumë shpresë, nëse merret në konsideratë se ndjekja e këtyre profileve u jep mundësinë të rinjve të përfitojnë pagesën sa një pagë minimale në muaj.

Po ashtu degët e cilësuara risi 10 vjet më parë nuk janë më të tilla. Kombinimet e gjuhëve dhe një profil interesant, gjuhë shqipe dhe rome, nuk kanë më studentë prej 3 vitesh dhe destinohen të mbyllen tashmë sipas ligjit të Arsimit të Lartë.

Ekspertët dhe njohës të fushës thonë se tkurrja është pasojë e dështimit të universitetit për të ofruar kurrikula cilësore si dhe dështim i politikave shtetërore të nxitjes edhe në ato degë ku ofrohet pagesë.

Të gjithë për infermieri

Universiteti i Elbasanit ka aktualisht rreth 7531 studentë, nga të cilët 4284 janë studentë të profilit universitar, 1160 janë programe profesionale 2 vjeçare, ndërsa pjesa tjetër janë niveli master.

Numrin më të madh të studentëve e ka fakulteti i Shkencave Mjekësore Infermieri, një fakultet i hapur më vonë se të tjerët, por që është kthyer në më të kërkuarin për shkak të emigrimit të profesioneve shëndetësore kryesisht drejt Gjermanisë.

Antoni, një student që vjen nga Fieri, thotë se është duke vazhduar infermierinë si program të dytë studimi, pasi fakulteti i parë për gjeografi  nuk i ofron asnjë hapësirë punësimi.

“E kam mbaruar një program studimi në vitin 2020 dhe nuk më bëri punë, por qëndrova gati tre vite duke punuar si kamarier. Kur e pashë që nuk mund të zgjidhja gjë me arsimimin tim vendosa të vazhdoj infermierinë”, thotë Antoni.

Ai tregon se po paguan tarifa shtesë, pasi ka fakultet të dytë, por nuk sheh asnjë zgjidhje tjetër. “E di që ka kosto, por kjo është një punë e sigurt për mua. Jam duke mësuar edhe gjermanishten për të arritur nivelin që kërkohet e të emigroj,” thotë ai.

Edhe Doriana, e cila mbaroi gjimnazin në Elbasan me rezultate shumë të mira dhe mund të arrinte edhe degë të tjera, vendosi të vazhdojë infermierinë. “Është një profesion që e ka punën e sigurt, qoftë këtu edhe qoftë jashtë. Kam dashur edhe degë të tjera, por në familje vendosëm që kjo është zgjedhja më e mirë për të ardhmen time,” thotë ajo.

Ajo  nuk e ka vendosur ende nëse do të ikë nga Shqipëria, por infermieria sipas saj, do ta ndihmojë që kudo që të shkojë të ketë mundësi punësimi. “Jam duke e menduar largimin për shkak të të ardhurave që të ofron ky profesion diku tjetër. Ende nuk kam nisur gjë. Ndoshta në verë filloi kursin e gjermanishtes,” thotë ajo ndërsa shton se të gjithë shokët apo shoqet e saj ose e kanë filluar ose do ta fillojnë një kurs gjermanishteje.

Ndërkohë, në degët e tjera studentët kanë filluar të ndjehen të vetmuar.  Degë që rrezikonin mbylljen kanë deri në 10 studentë, gjë që nuk krijon një konkurrencë apo as ofron cilësi të rëndësishme në universitet për të sjellë më pas një produkt të kualifikuar mësuesish.

Edja Feçanji, e cila ka zgjedhur gjuhë-letërsinë, një degë e shpallur prioritet kombëtar, merr për shkak të mesatares së mirë dhe notave një pagesë prej 40 mijë lekësh që ofrohet nga shteti për studentët që ruajnë mesataren mbi 7.5 dhe nënshkruajnë një marrëveshje që do të punojnë të paktën 3 vjet në profesion në Shqipëri.

“E zgjodha degën se më pëlqen, por edhe sepse është një prioritet kombëtar,” thotë ajo.

Si ajo ka edhe studentë të tjerë që kanë fituar bursën, por edhe shumë që nuk plotësojnë kriteret dhe viti i ardhshëm mund të reflektojë edhe një numër më të ulët regjistrimesh për shkak të mungesës së informacionit.

Degë që çalojnë në numrin e studentëve janë të shumta, por që të mbyllen do t'u duhet tre vite akademike pa studentë. Kështu gazetaria dhe gazetari-anglisht nuk kanë më studentë prej dy vitesh, ndërkohë që histori-gjeografia, disa gjuhë të huaja dhe matematikë- fizika po përpëliten për studentë.

Politika të dështuara

Ndërsa universiteti ka pësuar ndryshime për shkak të tregut të punës, drejtues të tij thonë se si strategji për të shtuar studentët kanë përmirësimin e infrastrukturës.

“…Planfikojmë përmirësimin e infrastrukturës për të garantuar siguri dhe vijueshmëri akademike, ofrimin e këshillimit të karrierës dhe marrjen pjesë në panaire, për të rritur numrin e studentëve,” tha në përgjigjen me shkrim zv.rektori Peçi Naçellari.

Ai shtoi gjithashtu se “do të vazhdohet në përmirësimin e cilësisë, duke shtuar këtu investime në infrastrukturë, hapjen e programeve të reja që janë trend dhe përmirësimin e shërbimeve për studentët”.

Por Erjon Muça, një ekspert i çështjeve të punësimit, thotë se zgjidhja e krizës së universiteteve është tek profilizimi, studimi i shpejtë i tregut të punës dhe përshtatja e kurrikulave për të nxjerrë profesionistë  që punësohen.

“Në Shqipëri ka ardhur koha që universitetet të profilizohen dhe të mos mbajnë të hapura degë, profesionistët e të cilave nuk e gjejnë veten në degën e tyre por shkojnë në diçka të përafërt apo të ndryshme. Universitetet duhet të kthehen në institucione që përditësohen shpejt, janë fleksibël dhe të mos përpiqen të mbajnë hapur ato degë që tregu nuk i përqafon”, thotë ai.

Muça thekson edhe disa problematika që kanë sjellë këtë situatë, ku universitetet janë në prag të dështimit, është arroganca e treguar herë pas here dhe vonesat në vlerësime, kurrikulat e ngurta dhe mungesa e meritës së punësimit të pedagogëve dhe stafit. Muça thotë se është emergjente që universiteti të investojë “në kërkimin shkencor, pikërisht për të gjetur zgjidhje në kushtet e kërkesave të tregut dhe kohës ku jetojmë”.

Ndërkohë, Ervis Çota, drejtues i organizatës Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome thotë se mbyllja e disa programeve të studimit do të krijojë pasoja të rënda në arsim vitet e ardhshme.

“Situata me degët e gjuhës, historisë apo matematikës do i tregojë efektet disa vite më vonë tek fëmijët tanë, që nuk do të kenë më mësues të aftë për t'i mësuar. Do kemi breza që nuk do dinë të shkruajnë saktë shqip, nuk do mësojnë historinë e vendit amtar dhe nuk do kenë marrëdhënie të mirë me shifrat,” thotë Çota

Ai thekson se shteti shqiptar duhet të ndërhyjë sa më shpejt me politika për të ndalur eksodin dhe për të mundësuar rigjallërimin e universiteteve.

“Politikat shtetërore duhet të balancojnë interesat e studentëve duke vënë rëndësinë në degë që ka nevojë tregu i punës. Nuk mjafton që të vendoset një pagesë, që mund ta shtojë numrin, por jo të jetë zgjedhje e të rinjve. Duhet të ndryshojë tërësisht politika për profesionin e mësuesit, që duhet të jetë i vlerësuar dhe i lakmuar nga të rinjtë në bazë të meritave dhe jo në baza partiake,” përfundoi ai.

Marrë nga Reporter.al

birn universiteti i elbasanit

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë