19 Gusht 2025, 20:01
Nga E. D
Miklovan Danaj
SPANJË- Një "bos" droge me origjinë nga Guri i Zi, Shkodër dyshohet se është ekzekutuar nga bandat në Spanjë. Sipas JOQ, Miklovan Danaj, ka humbur kontaktet me familjen, ndërkohë që bashkëshortja dhe vëllai i tij po e kërkojnë në çdo vend ku mund të jetë, përfshirë Spanjën, Shqipërinë dhe Italinë ku kishte jetuar për shumë vite.
Pak kohë më parë, familjarët kanë marrë një mesazh shqetësues nga një person i panjohur, i cili u ka thënë se: "Miklovani është vrarë, mos e kërkoni."
I riu dyshohet të ketë rënë viktimë e një vrasjeje në Spanjë, ndërsa trupi i tij mund të jetë hedhur në det. Miklovani, i njohur ndryshe si ‘Keli’, njihej si një figurë e rëndësishme në trafikun e drogës në Evropë. Burime pranë tij bëjnë me dije se shkaku i vrasjes lidhet me aktivitetin e tij në tregun e kokainës, ku kishte arritur të forconte pozitat e tij në Evropë.
"Është një 30-vjeçar shqiptar nga Shkodra, zhdukur nga banda kolumbiane ose një person nga Vlora. Ishte boss i drogës në shumë vende europiane. Familja po e kërkon, por të gjithë e dinë se ai është vrarë për muhabet droge. U bë shumë i madh në Evropë dhe ka bërë gabim me njerëzit e gabuar," thonë burimet.
Miklovani pas largimit nga Pisa, Itali, ishte zhvendosur në Marbella, Spanjë, ku merrej me trafikun e kokainës nga Kolumbia drejt Evropës. Me kalimin e viteve, ai ka krijuar grupin e tij dhe ka bërë emër mes bandave, por konflikte të brendshme dhe tradhti nga bashkëpunëtorët mund t’i kenë kushtuar jetën.
Në maj, ai dyshohet se është marrë peng, dhunuar dhe vrarë, ndërsa policia spanjolle po heton zhdukjen, pa dhënë ende informacion mbi gjetjen e trupit. Miklovani jetonte në Spanjë me bashkëshorten dhe vajzën e tij 8 muajshe, ndërsa më parë ishte rritur në Pisa, Itali. Familja vazhdon kërkimin në mungesë të informacionit zyrtar mbi fatin e tij.
"Disa thonë se janë kolumbianët, por dihet edhe se ai ka pasur probleme me një vlonjat. Ai kishte mbledhur shumë lekë dhe jetonte në Marbella," tregojnë burime të afërta.
miklovan danaj
Aktualitet
19 Gusht 2025, 19:54
E. D
foto ilustruese
KRUJË- Dy vatra zjarri kanë përfshirë mbasditen e sotme fshatin Borizanë mbi fabrikën e çimentos n&eu...
Aktualitet
19 Gusht 2025, 19:47
E. D
pamje nga vendngjarja
VLORË- Dy vatra zjarri kanë përfshirë mbasditen e sotme Vlorën. Konkretisht zjarri ka rënë në...
Aktualitet
19 Gusht 2025, 17:18
E. D
pamje nga vendngjarja
SELENICË- Një vatër zjarri ka përfshirë kodrat e fshatit Lapardha të Bashkisë së Selenic...
Aktualitet
19 Gusht 2025, 17:11
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Një banesë, dy pronarë, para dhe pas luftës në Kosovë. Raste të tilla ka me dhjetëra ...
Aktualitet
19 Gusht 2025, 17:04
E. D
foto ilustruese
FIER- Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme pranë kryqëzimit të Savrës, në aksin Fier-Lushnje. M&eu...
Aktualitet
19 Gusht 2025, 14:39
N.F
Foto
FIER- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos. Mësohet se aksidenti ka ndodhur r...
Aktualitet
19 Gusht 2025, 13:25
N.F
Foto ilustruese
DURRËSI- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP ka njoftuar arrestimin e një polici të Forcave Shqiponja. Në nj...
Aktualitet
19 Gusht 2025, 13:10
N.F
Aksidenti
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë të regjistruar mesditën ...
Aktualitet
19 Gusht 2025, 12:43
N.F
Foto
LEZHË- Papastërtia dhe ndotja e mjedisit nga mbeturinat ka bërë që Bashkia e Lezhës të ndërmarrë dis...
Aktualitet
19 Gusht 2025, 12:32
N.F
Foto ilustruese
KORÇË- Një makiën është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Korçë...