LIVE UPDATES
Aktualitet

Ministria e Drejtësisë i hap rrugë ekstradimit të blogeres ruse pas “garancive nga Rusia”

Ministria e Drejtësisë i dha dritën jeshile procedurave për ekstradimin e blogeres që po hetohet për spiunazh, Svetlana Timofeeva, pasi thotë se mori garanci nga Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë se ajo nuk do përndiqej politikisht – ndonëse kreu i Prokurorisë Ruse është i sanksionuar disa herë nga BE, SHBA-të dhe vetë Shqipëria për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

16 Shkurt 2023, 18:01 Nga k.m.
Ministria e Drejtësisë i hap rrugë ekstradimit të blogeres
Svetlana Timofeeva

Igor Krasnov, prokurori i Përgjithshëm i Federatës Ruse, është prej vitesh në listat e personave të sanksioniuar nga Bashkimi Europian, SHBA-të dhe në prill 2021 edhe nga Shqipëria, pasi sipas tyre “në kapacitetin e tij si Prokuror i Përgjithshëm është përgjegjës për shkelje serioze të të drejtave të njeriut”. Krasnov dhe institucioni që ai drejton janë sanksionuar ndër të tjera edhe për moszbatim të vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Por kjo biografi e njërit prej njerëzve të afërt të Vladimir Putin nuk e ndaloi Ministrinë shqiptare të Drejtësisë që t’i hapte rrugë në fund të vitit që shkoi, nisjes së procedurave për ekstradimin e blogeres ruse, Svetlana Timofeeva dhe t’i përcillte formalisht prokurorisë shqiptare, kërkesën nga Prokuroria e Përgjithshme e Federatës Ruse drejtuar nga Krasnov.

Kodi i Procedurës Penale i jep të drejtë Ministrisë së Drejtësisë që të refuzojë një kërkesës për ekstradim apo edhe të vërë kushte për ekstradimin. Por e pyetur nga BIRN në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriu në Rusi dhe arsyet pse kishte lejuar fillimin e procedurës për rastin në fjalë, Ministria e Drejtësisë pretendoi se zbatonte “gërmë për gërmë” Kodin dhe se kishte marrë garanci nga Prokuroria e Përgjithshme Ruse e drejtuar nga i sanksionuari Krasnov.

“Ministria e Drejtësisë ka administruar kërkesën për ekstradim të subjektit të lartpërmendur, në të cilin Prokuroria e Përgjithshme e Federatës Ruse, në cilësinë e autoritetit qendror ka dhënë garancitë se kërkesa e ekstradimit nuk ka për qëllim përndjekjen e personit për arsye politike, për shkak të racës, fesë, kombësisë ose pikëpamjeve politike etj”, tha Ministria e Drejtësisë përmes një koordinatori për të drejtën e informimit.

Timofeeva, e arrestuar dhe nën hetim në Shqipëri që prej gushtit të vitit të shkuar së bashku me dy persona të tjerë, me akuzat të spiunazhit, u shpall në kërkim edhe nga Rusia me të njëjtat akuza, në një çështje që njësoj si ajo në Shqipëri përfshin hyrjen dhe fotografimin në mjedise gjysmë të braktisura ushtarake të epokës sovjetike. Por ndërsa pret përfundimin e hetimeve në Shqipëri ku pretendon pafajësi, Timofeeva e kundërshton ekstradimin në Rusi.

Në seancën e parë gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit, në 2 shkurt, Timofeeva tha se ishte divorcuar nga bashkëshorti dhe ishte larguar nga Rusia për shkak të qëndrimeve kundër pushtimit të Ukrainës. Ajo këmbëngul se atje do të përndiqej politikisht për këto qëndrime. Në një letër për miqtë e saj, të cilën BIRN e ka lexuar, blogerja thotë se nëse do duhej të qëndronte në burg ajo do zgjidhte burgun në Shqipëri.

Isuf Shehu, avokat i Timofeevas, në procesin gjyqësor në të cilin ajo kundërshton ekstradimin në Rusi, i tha BIRN se Ministria nuk duhej të kishte përcjellë kërkesën për shqyrtim prokurorisë, pa hetuar më herët nëse vendi kërkues “i respektonte të drejtat e njeriut” dhe se “nuk do i persekutonte të kërkuarit për çështje politike”.

Ministria e Drejtësisë duhet të verifikojë medoemos nëse ajo çfarë thotë institucioni përkatës i shtetit kërkues, që është Prokuroria e Përgjithshme, qëndron ose jo,”-tha Shehu, duke vënë në dukje se në rastin e Rusisë kishte ndodhur e kundërta.

Njëlloj edhe avokatë të të drejtave të njeriut e shohin me shqetësim nisjen e procedurës, pa pasur një verifikim të kushteve për të drejtat e njeriut në Rusi.

“Në rastin konkret, Federata Ruse ka lënë shumë prova për shkeljen e të drejtave te njeriut, ku në një numër të madh rastesh ka vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që jo vetëm kanë evidentuar shkeljet, por edhe nuk janë zbatuar nga shteti përkatës,”- tha Dorian Matlija, drejtues i qendrës Res Publica.

Matlija thotë se vetëm deklarata formale nuk e përjashton rrezikun, ndërsa thotë se largimi i Rusisë nga Konventa për të Drejtat e Njeriut është diçka që nuk mund të neglizhohet.

“Largimi nga konventa është kulmimi i këtij aspekti,”- tha ai.

Erida Skëndaj, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, tha se për të ishte shqetësues fakti nëse personi rrezikonte të ndëshkohej për qëndrimet politike.

“Nëse ka indicje lidhur me to, autoritetet duhet të sigurojnë informacion nga burime të pavarura si OSHC apo media e pavarur ndërkombëtare apo vendase që njeh situatën më mirë,”- tha ajo.

Skëndaj shtoi se nëse e kërkuara kishte mbajtur qëndrime që binin ndesh me politikën e Putin, përfshi çështjen e luftës në Ukrainë, ajo nuk duhet të ekstradohet.

“Ekziston një rrezik potencial që të përndiqet politikisht, siç është vepruar me të tjerë,”- tha Skëndaj.

Megjithatë, Skëndaj shtoi se “nisja nuk prezumon ekstradimin” dhe se procesi do të kontrollohet nga gjykata. Gentjan Sejrani, aktivist i shoqërisë civile dhe avokat, thotë se garancitë e marra nga Rusia në këtë rast ishin të pavlefshme.

“Përsa i përket garancisë që ka marrë Ministria Drejtësisë nga Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë se personi që do ekstradohet do t’i garantohen respektimi drejtave të njeriut, mund ta krahasoj me deklaratat e zyrtarëve rusë se në Ukrainë nuk po shkelen të drejtat e njeriut,”-tha ironikisht Serjani.

Ndërkohë, prokurori Mustafa Turku që përfaqëson prokurorinë në këtë çështje i tha BIRN se nuk kishte një qëndrim dhe se nuk shprehej në favor apo kundër kërkesës për ekstradim.

Polemikat për kërkesën për ekstradimin e Timofeevas nuk janë të veçuara. Në Bullgari në gusht të vitit që shkoi, një gjykatë e shkallës së parë i dha të drejtë Rusisë të ekstradonte një shtetas rus me qëndrim atje edhe pse ishte e qartë që ai kërkohej pasi dogji në mënyrë demonstrative pasaportën në protestë kundër luftës. Vendimi solli debat dhe u rrëzua në shkallët e tjera të gjyqësorit.

Ndërkohë, vendet partnere të Shqipërisë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kërkuan në mars të vitit që shkoi që Rusia të përjashtohej nga Interpoli, për shkak të raporteve se ajo kishte kryer krime kundër njerëzimit. Në të njëjtën kohë SHBA, BE dhe vende të tjera kanë vendosur nën sanksione zyrtarë dhe institucione të Rusisë, përfshi Prokurorin e Përgjithshëm. Shqipëria, si kandidate për në Bashkimin Europian, u është bashkuar këtyre sanksioneve.

Por Ministria e Drejtësisë thotë se sanksionet e BE dhe SHBA ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë nuk pengonin në nisjen e procedurave të ekstradimit.

“Bashkëpunimi në fushën e drejtësisë nuk ka lidhje me masat shtrënguese, të cilat janë vetëm politike dhe ekonomike,” tha Ministria e Drejtësisë./BIRN

svetlana timofeeva

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri