LIVE UPDATES
Aktualitet

Mishi, qumështi, vezët, çaji; Në Kosovë çmimet e konsumit rriten për 2.9%

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Indeksi i çmimeve të Konsumit  është rritur mesatarisht për 2.9% krahasuar me marsin e vitit 2024.

14 Prill 2025, 15:04 Nga N.F
Mishi, qumështi, vezët, çaji; Në Kosovë çmimet
Foto ilustruese

KOSOVË- Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin mars 2025. Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,9% në muajin mars 2025, krahasuar me muajin mars 2024.

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje në muajin mars 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Indeksi i çmimeve të Konsumit  është rritur mesatarisht për 2.9% krahasuar me marsin e vitit 2024. Kjo rritje vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga ngritja e çmimeve në këto grupe të produkteve dhe shërbimeve.

“Kafe, çaj dhe kakao (17,1%); perime (8,7%); mish (8,3%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (7,6%); qumësht, djathë dhe vezë (7,1%); pemë (6,7%); pije alkoolike (6,3%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (6,2%); shërbime hoteliere (5,8%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5,4%); këpucë (5,4%); shërbime financiare (5,2%); shërbime ambulantore (5,2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4,8%); kujdes personal (4,3%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (3,7%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (3,2%); duhan (2,9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2,4%); veshje (2,4%); bukë dhe drithëra (2,1%); pajisje shtëpiake (1,9%); shërbime për transport (1,8%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (1,3%); dhe gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (0,9%)”.

Ndërkohë, rënie e çmimeve është vërejtur te lëndët djegëse të ngurta (si druri dhe peletët) -6,7%, karburantet dhe lubrifikantët për automjete: -5,0%

“Këto zbritje kanë ndikuar në ulje të IHÇK-së për rreth 0,6%”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Po ashtu, çmimet e konsumit janë rritur edhe krahasuar me muajin paraprak, shkurtin 2025. Sipas statistikave, inflacioni mujor në mars ishte 0,8%.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,8%  në muajin mars 2025, krahasuar me muajin shkurt 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perime (5,3%); pemë (4,5%); shërbime ambulantore (3,3%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (2,7%); këpucë (2,6%); shërbime hoteliere (2,5%); kafe, çaj dhe kakao (2,4%); mish (2,3%); pije alkoolike (1,8%); kujdes personal (1,6%); qumësht, djathë dhe vezë (1,4%); shërbime për transport (1,3%); veshje (1,2%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (1,0%); bukë dhe drithëra (0,5%)”./ Monitor

kosove cmime

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet