LIVE UPDATES
Aktualitet

Morën para për të favorizuar autorin e një plagosje në Dibër, SPAK dërgon në gjyq 4 persona (EMRAT)

Sipas SPAK, Shuip Cami dyshohet se ka marrë një shumë prej 3,000 euro nga i pandehuri Flamur Kurti, në këmbim të favorizimit të autorit të dyshuar të plagosjes Adrian Shahi në procedimin penal. 

18 Qershor 2025, 12:15 Nga r.ll
Morën para për të favorizuar autorin e një plagosje në
spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq katër persona të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale "Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”. 

Të pandehurit Shuip Cami, Flamur Kurti, Fluturim Bajrami dhe Aldo Puca akuzohen se i ka marrë një shtetasit një shumë prej 3 mijë euro për ta favorizuar në një procedure gjyqësore për një rast plagosjeje në vitin 2020 në Peshkopi, ku shtetasi Adrian Shahi ka goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, bashkëfshatarin e tij, Bukurosh Zagradi.

Sipas SPAK, Shuip Cami dyshohet se ka marrë një shumë prej 3,000 euro nga i pandehuri Flamur Kurti, në këmbim të favorizimit të autorit të dyshuar të plagosjes Adrian Shahi në procedimin penal. 

Fluturim Bajrami dyshohet se ka dhënë 2,000 euro për të ndikuar në pajtimin mes palëve dhe zbutjen e pasojave për autorin e ngjarjes. Oficeri i policisë gjyqësore, Aldo Puca, akuzohet se ka ndërprerë përgjimet e komunikimeve të dyshuara korruptive, nuk i ka raportuar menjëherë në Prokurori dhe nuk ka identifikuar të gjithë personat e përfshirë, duke ndihmuar autorin të shmanget nga drejtësia për më shumë se një vit.

Gjithashtu Puca ka ndikuar edhe në shmangien nga përgjegjësia penale të oficerit të policisë gjyqësore, të pandehurit, Shuip Cami që përmendej qartazi në këto komunikime me përmbajtje korruptive.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 16 qershor 2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.178 viti 2022, në ngarkim të pandehurve:

Shuip Cami, lindur dhe banues në Dibër, i padënuar, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i akuzuar për veprën penale,“Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Flamur Kurti, lindur në Dibër, fshati Staravec dhe banues në Tiranë, i dënuar, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal.

Fluturim Bajrami, lindur në Dibër dhe banues në Itali, Rexhio Emilia, me shtetësi italiane dhe kombësi shqiptare, i padënuar, i akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244, i Kodit Penal (para ndryshimeve të bëra me ligjin nr. 43/2021)

Aldo Puca, lindur dhe banues në Dibër, i padënuar, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i akuzuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga 248 i Kodit Penal.

Procedimi penal nr. 178 të vitit 2022 është regjistruar në Prokurorinë e Posaçme për veprat penale,“Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 244, 319, 319/ç e 248 të Kodit Penal.

Ky procedim ka objekt hetimi/akuze veprimet e të pandehurve: Shuip Cami, Flamur Kurti, Fluturim Bajrami dhe Aldo Puca në lidhje me procedimin penal, nr.9/2020 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër, ndaj shtetasit Adrian Shahi, për një ngjarjen kriminale, e cila daton më 9.01.2020. Në këtë ditë, rreth orës 13:15, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Adrian Shahi ka goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, bashkëfshatarin e tij, Bukurosh Zagradi.

Për këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem, Dibër ka regjistruar procedimin penal nr.09, datë 09.01.2020 për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, e parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Adrian Shahi. Në fazën e hetimeve paraprake të këtij procedimi, veprimet hetimore janë kryer nga oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Dibër, të pandehurit Shuip Cami dhe Aldo Puca.

Nga analiza e akteve dhe provave të administruara gjatë hetimeve të kryera për procedimin penal nr. 178 viti 2022, rezulton e provuar se i pandehuri, Shuip Cami, në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë, Dibër (njëkohësisht oficeri që ka kryer veprimet e para dhe ka referuar cështjen penale në Prokurori), i ka kërkuar dhe marrë të pandehurit, Flamur Kurti (i njohur i shtetasit Adrian Shahi) shumën monetare prej 3,000 (tre mijë) euro në këmbim të premtimit të dhënë për favorizimin e pozitës procedurale të shtetasit, Adrian Shahi në çështjen penale në ngarkim të këtij të fundit, konkretisht procedimit penal nr.9/2020 të Prokurorisë, Dibër.

Për të pandehurin, Fluturim Bajrami (lidhje krushqie e shtetasit Adrian Shahi) rezulton e provuar se i ka dhënë të ndjerit, Qemal Vranezi, në cilësinë e Specialistit të Policisë, SPZ pranë Komisariatit të Policisë, Dibër, shumën prej 2000 eurosh në mënyrë, që të bëhej i mundur pajtimi mes Adrian Shahut dhe Bukurosh Zagradit, duke u favorizuar në këtë mënyrë autorin e ngjarjes.

Për të pandehurin, Aldo Puca, në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër, njëkohësisht i ngarkuar me hetimin e çështjes penale në ngarkim të shtetasit, Adrian Shahi si edhe me ndjekjen e përgjimeve të komunikimeve dhe duke qenë në dijeni të komunikimeve telefonike dhe transkiptimeve të tyre, me përmbajtje korruptive, ka manifestuar sjellje të kundërligjshme dhe jo në përmbushje të detyrës së tij ligjore si; ndërprerja e përgjimit të komunikimeve te shtetasit, Adrian Shahi; mosreferimin e komunikimeve me përmbajtje korruptive në Prokurorinë kompetente, por vetëm dy vite më vonë dhe jo me iniciativën e tij në përmbushje të detyrës së tij ligjore por vetëm pasi viktima e veprës penale, Bukurosh Zagradi ka shprehur pakënaqësi për këtë fakt të kundërligjshëm në Gjykatën e Dibrës; mosreferimi i të gjitha komunikimeve me përmbajtje korruptive si dhe mosidentifikimi i personave të dyshuar për kryerjen e akteve korruptive edhe pse kishte komunikime të qarta, për këtë fakt të kundërligjshëm, veprime këto të kryera nga i pandehuri me qëllim favorizimin e autorin e ngjarjes, Adrian Shahi, (me ndërprerjen e përgjimit ka mundur t’i shmanget drejtësisë për më shumë se një vit në arrati) si edhe shmangien nga përgjegjësia penale të oficerit të policisë gjyqësore, të pandehurit, Shuip Cami që përmendej qartazi në këto komunikime me përmbajtje korruptive.

spak

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion