Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përmes një njoftimi, policia ka bërë një përditësim të situatës në vend.
TIRANË- Policia e Shtetit apelon drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar gjatë këtyre orëve dhe në vijim, pasi vendi është përfshirë nga mot i paqëndrueshëm. Reshje shiu dhe dëbore janë regjistruar në pjesën më të madhe të vendit duke shkaktuar edhe problematika.
Përmes një njoftimi, policia ka bërë një përditësim të situatës në vend. Bëhet me dije, se disa nga akset më kryesore si Bypass-Qafë Murriz në Dibër është e bllokuar, Fushë Arrëz – Iballë, në segmentin Qafë Shari – Laku i Ballçit, aktualisht është i pakalueshëm, Qafë Thanë – Librazhd ka vështirësi në qarkullim për kamionët.
Ndërkohë, borëpastrueset ndodhen në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.
Njoftimi i policisë:
Për shkak të motit të keq me reshje dëbore në disa qarqe të vendit dhe reshje shiu, Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore në terren dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim monitorimin e qarkullimit të automjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe ndihmën për përdoruesit e rrugës në nevojë.
Policia apelon që drejtuesit e automjeteve të tregojnë vigjilencë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
Situata aktuale në akset rrugore:
• Aksi rrugor “Bypass-Qafë Murrizë” në Dibër është bllokuar nga Policia Rrugore e Dibrës dhe Tiranës për të shmangur pengesat dhe bllokimin e rrugës si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve të dëborës. Firma kontraktore po punon për pastrimin e rrugës nga dëbora.
• Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë, në segmentin Qafë Shari – Laku i Ballçit, aktualisht është i pakalueshëm për shkak të reshjeve të dëborës dhe erës së fortë. Nga ana e Bashkisë Fushë Arrëz po merren masa për të dërguar mjete (Fadroma) për hapjen e rrugës.
• Aksi rrugor Qafë Thanë – Librazhd ka vështirësi në qarkullim për kamionët, për shkak të reshjeve të pandërprera të dëborës.
• Në të gjithë vendin, akset e tjera rrugore janë të hapura. Borëpastrueset ndodhen në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.
Njëkohësisht, masa janë marrë edhe në akset rrugore nacionale dhe urbane për shkak të reshjeve të shiut, duke shtuar patrullat e policisë rrugore.
shkoder SHKODËR- Moti i keq ka përfshirë vendin tonë prej disa orësh, ku në shumë qarqe raportohet për reshje t&eum...
Theth THETH- 39-vjeçari, Frederik Paplekaj është vënë në pranga ditën e sotme pasi dyshohet se ka vendosur tritol n&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë përmes një postimi ...
Stekat e sekuestruara TIRANË- Një 48-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i...
Foto ilustruese DURRËS- Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dalë ditën e sotme me një njoftim në lidhje me ndryshimet e bë...
Pamje nga vendi i ngjajres THETH- 39-vjeçari, Frederik Paplekaj është autori i dyshuar i arrestuar në lidhje me shpërthimin e re...
Borë KUKËS- Gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshjet e dëborës. Edhe pse ka reshje t&e...
Foto ilustruese KORÇË- Në qarkun e Korçës janë rikthyer reshjet e dëborës. Për të shmangur bllok...
Shpërthimi THETH- Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 01:30 minuta n&...
Kreshnik Farruku TIRANË- Kreu i klanit "Farruku", Kreshnik Farruku është arrestuar mbrëmjen e kaluar me urdhër të S...