Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Më tej në postim theksohet se Janullatos ka ndërruar jetë si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve.
TIRANË- Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar përmes një postimi në "Facebook" në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos. Në postim Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë shkruan se Kryepeshkopi ndërroi jetë sot më 25 Janar 2025, në orën 08:30 të mëngjesit në Spitalin "Evangelismos" të Athinës.
Më tej në postim theksohet se Janullatos ka ndërruar jetë si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve. Kisha Ortodokse më tej shkruan se kryepeshkopi me vizionin hyjnor dhe punën e tij të palodhur rindërtoi nga themelet jetën kishtare, ndërtoi qindra kisha, krijoi institucione arsimore dhe bamirëse, si dhe formoi një brez të ri klerikësh, duke ofruar një shërbesë të pandërprerë e sakrifikuese për më shumë se 33 vjet.
Postimi i plotë:
Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me dhimbje të thellë, njofton fjetjen më Zotin të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastasit. Kryepiskopi ndërroi jetë sot, 25 Janar 2025, në orën 08:30 të mëngjesit, në moshën 95-vjeçare, në Spitalin "Evangelismos" të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve. Më parë, ishte kuruar për disa ditë në Spitalin "Hygeia" të Tiranës.
Ftojmë besimtarët orthodhoksë të Kishës së Shqipërisë të luten për prehjen e shpirtit të Kryebariut të ndjerë. Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte rindërtuesi dhe rigjallëruesi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilën e ngriti tërësisht nga rrënojat pas rënies së regjimit ateist. Me vizionin hyjnor dhe punën e tij të palodhur, ai rindërtoi nga themelet jetën kishtare, ndërtoi qindra kisha, krijoi institucione arsimore dhe bamirëse, si dhe formoi një brez të ri klerikësh, duke ofruar një shërbesë të pandërprerë e sakrifikuese për më shumë se 33 vjet. I përjetshëm qoftë Kujtimi i tij!
Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditësh i shtruar në spital ai iu nënshtruar edhe një operacioni ku ka qëndruar në terapi intensive.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos GREQIA- Kryepeshkopi i Anastas Janullatos ka ndërruar jetë në orët e para të më...
Kryepeshkopi Anastas Janullatus ATHINA- Kryepeshkopi i Anastas Janullatos ka ndërruar jetë në orët e para të m...
Foto ilustruese TIRANË- Kantinat e verës parashikojnë që ecuria e vitit 2025 në industrinë e tyre do të varet drejtp&eum...
Foto TIRANË- Planet e Këshillit të Bashkëpunimi Rajonal (KRB) synojnë dyfishimin e ekonomisë se 6 vendeve të Ballkanit P...
Foto TIRANË- Ditën e sotme moti parashikohet të jetë relativisht i qëndrueshëm me alternime vranësirash në veri si ...
foto ilustruese DURRËS- Më 9 Janar të këtij viti emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e zotit Ergin Isa, i cili u drejtua ...
Berat BERAT- 150 familjet e fshatit Kamçisht në Berat prej kohësh vuajnë mungesën e rrugës. 1.2 km janë kthyer në...
TIRANË- Turizmi kulturor duket se ka rritur peshën e tij në totalin e turizmit në vend ku vizitorët në kala, muze e parqe arkeol...
Foto ilustruese SHËNGJIN- Në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, Presidenti Donald Trump njoftoi një...
Anastas Janullatos dhe Bujar Spahiu TIRANË- Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu përmes një postimi n&...