Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Me një stil “perandorak” dhe investim dukshëm shumë të shtrenjtë, ajo ndërtesë është shoqëruar gjithnjë me një “mister”, pasi, përtej shpenzimit, ajo nuk duket se është vendosur asnjëherë në funksion.
Prej shumë vitesh, një ndërtesë madhështore në Qafën e Kasharit, në Tiranë, ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve që udhëtojnë nga kryeqytetit drejt aeroportit apo Jugut të Shqipërisë.
Me një stil “perandorak” dhe investim dukshëm shumë të shtrenjtë, ajo ndërtesë është shoqëruar gjithnjë me një “mister”, pasi, përtej shpenzimit, ajo nuk duket se është vendosur asnjëherë në funksion.

Godina “Amadeus Palace” në Kashar, Tiranë
Pak ditë më parë, “Amadeus Palace”, ky është emri zyrtar i godinës, është bllokuar, pasi shoqëria me të njëjtin emër që e ka në pronësi, nuk ka shlyer prej më shumë se dy vitesh detyrimet që ka ndaj një kompanie nënkontraktore.
Shuma e borxhit nuk është e madhe përballë një investimi kolosal-vetëm 15 mijë euro-, por situata dëshmon se pronarët fundorë, bashkëshortët Besim dhe Elisabeta Elshani (Gjoni) duket se janë në vështirësi serioze financiare për të përballuar shpenzimet.
Në fakt, bashkëshortët Elshani e kanë prezantuar veten në emisione promovuese si zotëruesit realë të kompanisë “I.F.C” shpk, pronare e subjektit “Amadeus Palace” shpk, pasi në Regjistrin Publik të Pronarëve Përfitues të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) nuk gjendet asnjë shenjë e tyre.
Bllokimi për borxhe
Në janar të vitit 2026, kompania “Euro Beton 2005”, e cila ishte kontraktuar nga “Amadeus Palace” për kryerjen e disa punimeve ndërtimore, kërkon nga Gjykata e Tiranës lëshimin e urdhërin e ekzekutimit për një dyzinë faturash të papaguara nga shoqëria e Elshanajve.
Të dhënat e siguruara nga “Boldnews.al” tregojnë se borxhi, në shumën rreth 1.5 milionë lekë të reja, vijonte i pashlyer që prej vitit 2023.

Vendimi i përmbaruesit për bllokimin e “Amadeus Palace”
Ky borxh i pashlyer, por edhe të tjera të mundshme, e kishin vënë në vështirësi financiare vetë “Euro Beton 2005”, e cila nga ana e saj është nën sekuestro për borxhe të papaguara ndaj një kompanie të tretë, “Lim-Em”, shpk.
Në 23 janar 2026, Gjykata e Tiranë pranoi kërkesën e “Euro Beton 2005” për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit, duke detyruar në këtë mënyrë “Amadues Palace” që të shlyejë detyrimin.
Për tre muaj, pronarët e ndërtesës “Amadeus Palace” nuk e kanë zbatuar vullnetarisht detyrimin financiar. Në këto kushte, një përmbarues gjyqësor ka urdhëruar bllokimin e aksioneve të shoqërisë “Amadeus Palace” shpk, deri në zbatimin e vendimit të gjykatës.
Pronarët e “Amadeus”
Ka pasur gjithnjë një kuriozitet publik se cilët e kanë ndërtuar “godinën misterioze” në një rrugë-kalim shumë të rëndësishëm kombëtar në Shqipëri. Ka pasur thashethemnaja për përfshirjen e njerëzve të rëndësishëm të politikës dhe biznesit.
“Boldnews.al”, duke iu referuar të dhënave zyrtare e dokumentave, konstaton se të gjitha fazat e pronësisë së “Amadeus Palace” lidhen me Besim Elshani dhe Elisabeta Gjoni (Elshani).
Bashkëshortët nga Kosova kanë themeluar në Shqipëri kompaninë “Amadeus Group” në vitin 1997. Në vitin 2011, kompania mëmë vendos të transferojë aktivitetin ekonomik për ndërtimin e hotel “Palace” tek një shoqëri bijë, “Amadeus Palace”.

Besim Elshani dhe Elisabeta Elshani (Gjoni)
Në vitin 2015, aksionet e “Amadeus Palace” i transferohen një kompanie me seli në Francë, “I.F.C” SAS, e cila gjithashtu drejtohej nga Besim dhe Elisabeta Elshani.
Një vit më pas, në korrik 2016, “Amadeus Palace” kalon tek kompania “MB Group” shpk, e cila nga ana e saj kishte pronarë ‘I.F.C” franceze të Elshnajve dhe një “Fond Investimi Francez”, të cilët ndanin aksionet 50-50 përqind.
Ky transaksion i rikthye në pikën fillestare vetëm tre muaj më vonë, në tetor 2016, kur “MB Group” largohet dhe pronare e “Amadeus Palace” rikthehet sërish “I.F.C”.
Në vitin 2018, “Amadeus Palace” regjistron një tjetër ndryshon aksioneri, një transaksion që në thelb nuk ndryshon emrat e zotëruesve fundorë.
“I.F.C” SAS, e regjistruar nga Elshanajt në Francë transferon të gjithë aksionet e “Amades Palace”, te një kompani me të njëjtin emër, “I.F.C” shpk, e regjistruar në Kosovë nga dy bashkëshortët.
Në vitin 2022, “Amadeus Palace” ka pezulluar aktivitetin e saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Tashmë, ajo është e bllokuar edhe për shkak të borxheve të papaguara./Boldenews.al
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka reaguar pas një alarmi për bombë, i cili u dha në qendrën tregtare “Toptani&rdqu...
Foto ilustruse TIRANË- Një alarm për bombë është dhënë në qendrën tregtare “Toptani” në ...
Brando Benifei dhe Dirmir Bushati TIRANË- Në episodin e radhës të Public Square, i ftuar ishte Brando Benifei, deputet i Parlamentit Eu...
Foto ilustruse ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar tre shqiptarë, mes tyre edhe një grua në Venecia. Ata u arrestuan, pasi ...
Foto ilustruse TIRANË- Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj mesazheve që vijnë në tele...
Foto ilustruse Kosovës i duhet stabilitet politik për të tërhequr më shumë investime të huaja, vlerëson Emrush Ujka...
Ndotja e ajrit nga gazrat e liruara nga termocentrali Kosova A, afër Obiliqit. Prokurorët në Prishtinë e kanë autorizuar Policin&e...
Foto ilustruse VLORA- Forcat Operacionale kanë kryer ditën e sotme një aksion në paraburgimin e Vlorës. Ata kanë kryer v...
Endri Goxhaj GJIROKASTËR- Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastës ka liruar nga qelia tre të arrestuarit pas vrasjes s...
Karburantet TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, duke rritur çmimin e na...