Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dyshohet se 42-vjeçari do ta trafikonte këtë shtetase, në Suedi, për ta shfrytëzuar për prostitucion.
TIRANË- Një 42-vjeçar suedez i cili ndihmoi një shtetase tajlandeze, që të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, duke i siguruar asaj, dokumente identifikimi të falsifikuara është vënë në pranga. Dyshohet se 42-vjeçari do ta trafikonte këtë shtetase, në Suedi, për ta shfrytëzuar për prostitucion.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 42-vjeçari iu siguronte dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, edhe shtetasve të tjerë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “False”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Komisariati i Policisë Rinas. Vihet në pranga një 42-vjeçar (shtetas suedez) që ndihmoi një shtetase tajlandeze, që të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, duke i siguruar asaj, dokumente identifikimi të falsifikuara. Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari do ta trafikonte këtë shtetase, në Suedi, për ta shfrytëzuar për prostitucion.
Sekuestrohen mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara, që dyshohet se 42-vjeçari ia jepte shtetasve të ndryshëm, për të kaluar ilegalisht kufirin. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ato të Komisariatit të Policisë Rinas, në zbatim të planit të masave të përbashkët për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se në pkk Rinas, do të kalonin dy shtetas, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "False". Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. O., 42 vjeç, banues në Suedi.
42-vjeçari i ka siguruar dokumente të dyshuara të falsifikuara një shtetaseje tajlandeze 26 vjeçe, me të cilën ka udhëtuar nga Turqia drejt Shqipërisë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 42-vjeçari i kishte siguruar dokumentet e falsifikuara kësaj shtetasje, me qëllim për ta trafikuar në Suedi, për ta shfrytëzuar për prostitucion. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 42-vjeçari iu siguronte dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, edhe shtetasve të tjerë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tauland Malshi DURRËS-Rrëmbimi dhe zhdukja e Taulant Malshit nga Lezha, ngjarje e cila ka ndodhur në 2018 në Malaga të Spanjë...
Moment nga arrestimi SHKODËR-Dy persona janë arrestuar në Shkodër, ku i janë gjetur një shumë parash e padeklaruar. Per...
Artan Tafani TIRANË-Artan Tafanit, të penduari të drejtësisë në momentin e arrestimit i është gjetur nga policia n...
Klea dhe Laert TIRANË- Dëshmia e Artan Tafanit tashmë i bashkëpunëtor me drejtësinë, ka zbardhur ngjarje të sh...
Policia ELBASAN- Enea Tollumi 34 vjeç është vënë në pranga pasi ishte i shpallur në kërkim si anëtar i nj&eu...
ITALI-Vajza e vogël e Klodiana Vefës ishte dëshmitarja e parë e vdekjes së saj. Fëmijët e gjetën trupin e së &eum...
Aksident FIER- Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Fier. Mëngjesin e sotëm, një makine tip “Volksëagen” &...
Artur Liolin SHBA-At Artur Liolin është ndarë nga jeta në SHBA në moshën 82-vjeçare. Liolin njihet si një nga sh...
Martin Bardhi LEZHË- Rrëshenu u trondit nga atentati ndaj Martin Bardhit dhe plagosjes së tre personave të tjerë pak ditë m&e...
Kristo Agalliu TIRANË- SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim dy të akuzuar për korrupsion zgjedhor të kapur p...