29 Shtator 2023, 10:14
Nga A.B
Kristo Agalliu
TIRANË- SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim dy të akuzuar për korrupsion zgjedhor të kapur para zgjedhjeve të 14 majit. Bëhet fjalë për Kristo Agalliun dhe Agron Durajn, të cilët akuzohen për veprën penale të “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.
SPAK thekson se në datën 09 Maj 2023, i pandehuri Agalliu i ka ofruar shuma monetare Duraj për të ndikuar në vullnetin e këtij të fundit, në mënyrë që të votojë një kandidat të caktuar në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar datën 14 Maj 2023.
NJOFTIMI I SPAK:
Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.96 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 27.09.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve:
1. Kristo Agalliu, akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
2. Agron Duraj, akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.
Nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se, në datën 09 Maj 2023, i pandehuri Kristo Agalliu i ka ofruar shuma monetare të pandehurit Agron Duraj për të ndikuar në vullnetin e këtij të fundit, në mënyrë që të votojë një kandidat të caktuar në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar datën 14 Maj 2023.
Agron Duro doli zbuluar pasi pak ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, në mediat sociale u publikua video përmes të cilave të dyshuarit, flasin për shit-blerje të votave. Një prej tyre lidhet me një video të filmuar nga telefoni, të një personi, i identifikuar tashmë nga policia, bën haptazi pazar në kafe për shitjen e votës./Dosja.al
kristo agalliu agron duraj
Aktualitet
29 Shtator 2023, 10:12
Elton Qyno
Altin Dumani
TIRANË-Një sindikatë me avokatë vendas dhe të huaj, janë bërë bashkë për të rrëzua...
Aktualitet
29 Shtator 2023, 10:04
A.B
Policia
SHKODËR- Vrasja e Zef Gurit dhe plagosja e djalit të tij, Gjin Gurit, ka ndodhur për shkak të shfrytëzimit të pyjeve....
Aktualitet
29 Shtator 2023, 10:06
h.k
Foto nga Dibra
DIBËR-Një 60-vjeçar është kapur në flagrancë gjatë një kontrolli nga policia në Dibë...
Aktualitet
29 Shtator 2023, 10:05
A.B
Qytetaret
LEZHË- Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Lezhës, ka pasur debate dhe përplasje, e shkak u bë...
Aktualitet
29 Shtator 2023, 10:03
h.k
Valentina Sefa
ITALI-Klodiana Vefa 35-vjeçarja shqiptare që u gjend ditën e djeshme e ekzekutuar në Itali duke që ka qenë ...
Aktualitet
29 Shtator 2023, 09:37
A.B
Laert Haxhia
TIRANË- Artan Tafani u rrëfye përballë prokurorëve duke bërë që të zbardhen dhjetëra ngjarje...
Aktualitet
29 Shtator 2023, 09:29
A.B
Florian Gjergji
TIRANË- Personi që shihni në këtë foto quhet Florian Gjergji, 40-vjeç. Ai është shpallur n&e...
Aktualitet
29 Shtator 2023, 09:12
A.B
Momenti i arrestimit
TIRANË- Katër persona janë vënë në pranga pasi tentuan të përfitonin një shumë t&eum...
Aktualitet
29 Shtator 2023, 08:53
h.k
Zjarri në Fier
FIER- Në pyllin e Pishporos në Fier vijon prej tre ditësh lufta me flakët. Sipërfaqja e djegur është...
Aktualitet
29 Shtator 2023, 08:30
a,b
Klodiana Vefa
ITALI- Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Castelfiorentino, ku 35 vjeçarja shq...