Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga ky operacion janë zbuluar rreth 100 kilogramë marihuanë në zonën e Tuzit.
MAL i ZI- Mediat malazeze i kanë kushtuar një artikull, kontrabandës së drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Media RTCG në artikullin e saj, flet për një operacion policor të zhvilluar së fundmi nga autoritetet malazeze. Nga ky operacion janë zbuluar rreth 100 kilogramë marihuanë në zonën e Tuzit.
Artikulli thekson se ekziston një numër i madh i rrugëve ilegale nga Shqipëria për në Mal të Zi. Ata thonë se rrugët e paligjshme, përmes të cilave shmangen kalimet zyrtare kufitare, janë shumë të vështira për tu kontrolluar.
Në artikull shkruhet se marihuana më cilësore në Shqipëri kushton 2.000 euro për kilogram, ndërsa në Shkup, Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe Zagreb shitet për 5.000 euro për kilogram.
Artikulli i plotë i medias malazeze
Pasi punonjësit e Policisë Rajonale Kufitare "Qendra", në bashkëpunim me punonjësit e Njësisë për luftimin e krimit ndërkufitar, disa ditë më parë në vendin Zbelj, komuna Tuzi, parandaluan kontrabandimin e më shumë se 100 kilogramëve kanabisi, u rikthye sërish vëmendja te fakti se ekziston një numër i madh i rrugëve ilegale nga Shqipëria fqinje drejt vendit tonë.
Gjatë aktiviteteve të shtuar dhe mbikëqyrjes së një rajoni të gjerë të kufirit shtetëror, ne vërejtëm një automjet udhëtar që po lëvizte me shpejtësi të madhe. Automjeti më pas u gjet pa drejtues në një vendndodhje në fshatin Vranj, njoftoi Drejtoria e Policisë.
Pas kontrollit të hollësishëm u zbuluan 95 pako të vogla PVC me përmbajtje të materialit bimore me ngjyrë të gjelbër, të ngjashme me marihuanën, me peshë totale rreth 107 kilogramë. Droga, sipas dyshimeve, ishte kontrabanduar nga Republika e Shqipërisë. Para dy vjetësh, policët në pjesën bregdetare të Liqenit të Shkodrës, në bregun e kanalit të lumit Morača, afër stacionit hekurudhor Zeta, gjetën 57 kilogramë marihuanë, konkretisht dy qese të mëdha dhe një të vogël me gjithsej 54 pako PVC.
Që atëherë, një burim i mirëinformuar i Portalit RTCG pati bërë të ditur se midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, në atë zonë, ekzistojnë disa kalime ilegale që janë pothuajse të panjohura për qytetarët e zakonshëm, por janë shumë të njohura për kontrabandistët dhe shpërndarësit e ndryshëm.
"Një nga ato rrugë kalon pikërisht mbi Liqenin e Shkodrës, nga fshati shqiptar Zogaj deri në Mali Ostrros" – thotë ky bashkëbisedues. Sipas fjalëve të tij, rruga kalon mbi Liqenin e Shkodrës edhe nga Bajza dhe Alaja, domethënë nga Shkodra, dhe del në Golubovc.
"Me makinë mund të shkohet nga Shqipëria në Mal të Zi edhe përmes rrugës Zogaj-Valas, ndërsa jashtë pikës kufitare nga Shqipëria drejt Tuzit, kalon rruga nga Shkodra përmes Kopilikut. Në këtë segment ndoshta ka edhe disa kalime ilegale që i dinë vetëm kontrabandistët" – thotë bashkëbiseduesi i portalit tonë.
Portali RTCG më parë shkroi detajisht për të gjitha kalimet ilegale kufitare në territorin e Malit të Zi drejt vendeve fqinjë, veçanërisht drejt Shqipërisë.Në Ulqin ekziston një rrugë e paligjshme nga vendi shqiptar Veli Poje që të çon deri te Shtoj i Poshtëm.
"Kalimi kufitar Sukobin përshkalohet nëpër vendet shqiptare Shas dhe Dajç. Këto janë dy kalime shumë të njohura të paligjshme. Nga Shqipëria, më në veri, mund të arrihet në mënyrë të paligjshme në Guci në dy vende të njohura", thotë burimi ynë.
Rrugët e paligjshme, përmes të cilave shmangen kalimet zyrtare kufitare, në Mal të Zi drejt fqinjëve janë shumë më tepër se sa janë regjistruar zyrtarisht, dhe është shumë e vështirë të kontrollohen në çdo moment, gjë që tregtarët e përdorin.
Në dritën e informacioneve të fundit dhe veprimeve të policisë, janë veçanërisht interesante rrugët nga Shqipëria drejt Malit të Zi në zonën e Liqenit të Shkodrës dhe që përdoren më shumë për kontrabandën e marihuanës. Shqipëria është njohur prej kohësh si një nga prodhuesit më të mëdhenj të marihuanës dhe skankut në botë.
Pavarësisht aksioneve policore të zhvilluara në këtë vend në fshatin Lazaret, është e qartë se kjo prodhimtari mbetet shumë e zhvilluar, dhe kanalet e trafikimit drejt Evropës Perëndimore shpesh kalojnë pikërisht përmes Malit të Zi. Nëse tani në një aksion janë zbuluar 107 kilogramë marihuanë në zonën e Tuzit, për të cilën besohet se ka ardhur nga Shqipëria, lind pyetja sa shumë droga hyjnë çdo ditë në vendin tonë përmes këtyre rrugëve?
Bëhet fjalë për përmasa të prodhimit dhe trafikut të drogës, thonë edhe të dhënat që më parë i ka publikuar agjencia amerikane AP. Sipas kësaj agjencie, fshati shqiptar Lazarat mban epitetin "fabrika për marihuanë" me një prodhim vjetor prej rreth 900 ton kanabis dhe "eksport" të narkotikëve me vlerë tregu prej rreth katër e gjysmë miliardë eurosh.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, vlera globale e tregtisë së paligjshme të marihuanës është 140 miliardë dollarë. Trafikun e skankut në Shqipëri kryesisht e menaxhojnë katër klane mafioze, dhe në dritën e të dhënave financiare për këto biznese, të cilat kanë përmasa industriale, është e qartë se interesin e tyre e gjejnë lehtësisht edhe grupet kriminale malazeze.
Sa e fitimprurëse është tregtia me këtë drogë në Ballkan tregojnë të dhënat që tregu ballkanik i narkotikëve ka qenë gjatë dekadave të fundit i mbushur me "barin" shqiptar. Marihuana më cilësore në Shqipëri kushton 2.000 euro për kilogram, ndërsa vetëm në tregjet e varfra të këtij rajoni, në Shkup, Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe Zagreb shitet për 5.000 euro për kilogram. Sipas disa të dhënave, mafiet e drogës çdo vit vetëm në Ballkan shesin mbi 117 ton marihuanë shqiptare./Dosja.al
Foto ilustruse LEZHA- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar, pas plagosjen me armë zjarri e cila ndodhi pak minuta më parë n&...
Pamje nga vendngjarja LEZHA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Lezhës, në zon&eum...
Pamje nga vendngjarja LEZHA- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri në Lezhë. Mësohet se ngjarja ka n...
Foto ilustruse LEZHA- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka ngelur ...
Foto ilustruse LEZHA- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka n...
Foto ilustruse LEZHA- Një plagosje me armë ka ndodhur në qytetin e Lezhës, në zonën e quajtur kryqëzimi i Rriles. Ende n...
Foto ilustruse SHKODËR- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 20:05 në Shkodër. Një makin&eu...
Foto ilustruse ANGLI- Media prestigjoze BBC i ka kushtuar një artikull, vdekjes së 27-vjeçarit shqiptari Leonard Farruku, në ani...
Foto ilustruse LIBRAZHD- Segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u bllokua pasi traseja u mbulua nga qindra met&eu...
Ami Kozeli LIBRAZHD- Qindra automjete ndodhen të bllokuara prej më shumë se tetë orësh si pasojë e shëmbjes së shpa...