LIVE UPDATES
Aktualitet

Nëna dhe njerka përleshen me thikë për dhunën ndaj djalit me autizëm, autoritetet në heshtje

Nëna ka bërë çdo përpjekje për të siguruar jetesën e fëmijëve duke bërë dy punë, duke kërkuar azil në Francë, por gjendja e djalit e detyroi të rikthehej. Me refuzimin e babait për të siguruar një shtëpi dhe kërkesën që djali të jetonte me të në fshat, 15-vjeçari mbeti në kujdesin e njerkës, Behare Ibrushit.

25 Nëntor 2025, 21:51 Nga E. D

Nëna dhe njerka përleshen me thikë për dhunën ndaj

Një nënë denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan një histori të ndodhur në shkurt të këtij viti me djalin e saj 15-vjeçar me spektrin e autizmit. Ajo është e ndarë nga bashkëshorti me të cilin ka tre fëmijë dhe nuk e ndihmon financiarisht.

Nëna ka bërë çdo përpjekje për të siguruar jetesën e fëmijëve duke bërë dy punë, duke kërkuar azil në Francë, por gjendja e djalit e detyroi të rikthehej. Me refuzimin e babait për të siguruar një shtëpi dhe kërkesën që djali të jetonte me të në fshat, 15-vjeçari mbeti në kujdesin e njerkës, Behare Ibrushit.

Në shkurt, vajza e denoncueses bëri denoncimin e parë pasi konstatoi shenja dhune te i vëllai, por u shpërfill plotësisht nga autoritetet. Në prill, për ditëlindjen e tij, ajo dhe nëna shkuan ta vizitonin por e gjetën të kyçur në tualet dhe të dhunuar rëndë, me djegie, të nxira dhe gishtin e dorës të thyer.

Njerka u largua drejt shtëpisë ngjitur ku jetonin të afërmit e të shoqit dhe vajza e nëna e kanë denoncuar. Mjeku ligjor dha 11 ditë mjekim për adoleshentin.

Oficerët e lanë të lirë të dyshuarën, duke krijuar një vatër konflikti pasi i la të dyja gratë në të njëjtën shtëpi. Dy ditë më vonë ndodhi një përleshje e dhunshme në oborr, ku u përdor një thikë. Nëna e djalit e plagosi Behare Ibrushin, e cila u shtrua 6 ditë në spital, ndërsa vetë u arrestua.

Pas përleshjes mes nënës e njerkës, 15-vjeçari mbeti në rrugë. Shërbimi Social i Beratit e dërgoi në qendrën “Lira” pa i ofruar asnjë trajtim mjekësor. Personeli i qendrës “Lira”, rrëfen se djali 15-vjeçar ishte i djegur, i rrahur, me gisht të thyer dhe i traumatizuar.

Dr. Qendra Lira: Mënyra, sesi erdhi këtu, ishte një mënyrë shumë e rëndë për atë. Mënyra sesi erdhi këtu, ai erdhi i traumatizuar, ai nuk mblidhte dot veten.

Denoncuesi: Po shenjat, ia patë ju këto?

Dr. Qendra Lira: Po, po! Kemi mbajtur procesverbal për të gjitha.

Denoncuesi: Ju i evidentuat që ai kishte këto të çjerrat?

Dr. Qendra Lira: Po, çdo gjë, çdo gjë edhe është mbajtur procesverbal. Këtu kanë firmosur edhe policët që e sollën edhe…,sepse ai erdhi i shoqëruar me polic. Ky ishte rast i parë për ne.

Denoncuesi: Po nuk është shumë traumatizuese për atë që të vijë në këtë mënyrë këtu, me policë?

Dr. Qendra Lira: Është shumë, prandaj ta thashë unë…

Denoncuesi: Po nuk kishin psikologë këta të Shërbimit Social?

Dr. Qendra Lira: Po pra, bravo! Prandaj ta thashë unë. Ai sa shikonte njerëzit, rrinte në një cep dhe trembej. I dukej sikur të gjithë do e qëllonin…

Denoncuesi: Po e qëllonin ata moj, e qëllonin…!

Stafi: Stepej, kur i vije ta përgëzoje…

Drejtoresha e qendrës dhe stafi konfirmojnë me fakte dhunën që kanë konstatuar atë mbrëmje në trupin e 15-vjeçarit.

Denoncuesi: Të të bëj një pyetje! Atje tek procesverbali, ju i keni shënuar që ka pasur këto shenja?

Dr. Qendra Lira: Këto janë shënuar të gjitha, edhe që ishte i djegur, po kemi marrë edhe pomadë për ta mjekuar.

Sot, pas 7 muajsh, gjendja e djalit është rënduar. Ai ka humbur oreksin dhe qetësinë, vuan stres të rëndë dhe i mungon familja.

Ndërkohë, babai, Eduard Shano, është kthyer në Shqipëri. Në bisedën që gazetari pati me të, ai shfaqi indiferencë dhe nuk mori përgjegjësi për situatën. Përballë pyetjeve për dhunën, ai shmangu përgjigjet.

Babai Eduard Shano: Ëëë.., çfarë kishe?

Vajza: Dua të flas me ty për No***in! E ke parë si është bërë? Si është katandisur?

Babai Eduard Shano: Po, ç’punë ke me mua ti?

Vajza: Si ç’punë kam unë?! Po ti ke punë?

Babai Eduard Shano: Për çfarë ke ardhur? Si e ke punën?

Vajza: Kam ardhur të flas me ty!

Babai Eduard Shano: Urdhëro!

Vajza: Kush ia bëri ato No**lit? Ëëë…?

Babai Eduard Shano: Për çfarë ke ardhur ti? Ti për çfarë ke ardhur?

Vajza: Që të flas për vëllain.

Babai Eduard Shano: Kur të ikin këta nga puna, pastaj do të flasim.

Vajza: Jo, do të flasim tani, nuk kam kohë, do iki…

Babai Eduard Shano: Hajde flasim jashtë…! Dil nga shtëpia! Ik! Dil nga shtëpia! Ik!

Vajza: Si e bëre No**il ashtu? Ku i ke fëmijët? Po ti, çfarë bën si baba..?

Babai Eduard Shano: Unë jam i ndarë, nuk martohem më…

Vajza: Si e bëre vëllain? Çfarë gjendjeje e çove vëllain?

Babai Eduard Shano: Ik…!

Dy vajzat e mitura u lanë të pastreha, të braktisura në rrugë dhe u kthyen vetë natën për në Tiranë.

Denoncuesi: Pas ngjarjes, vajzat mbetën vetëm, shkuan tek shtëpia lart në fshat…

Dr. Shërbimi Social Juvina Qevani: Këto ikën në Tiranë. Oficerin e krimeve të zonës e ke. Ik, shko kërkoji llogari! Në qoftë se gënjen ai…

Denoncuesi: Se këto ngelën vetëm…, prandaj po them!

Dr. Shërbimi Social Juvina Qevani: Të lutem! I ka thënë OPGJ-së atje që motrën e mbaj unë përsipër.

Vajza e madhe: Jo, unë nuk kam firmosur gjë. Po ti, si Shërbim Social, nuk e merr dot babain në telefon? Ku është ky baba? Apo vetëm nënën merrni ju në telefon?

Dr. Shërbimi Social Juvina Qevani: Merr prokuroria, nuk e gjejmë dot babain…

Vajza e madhe: Për nënën, merreni ju?

Dr. Shërbimi Social Juvina Qevani: Për nënën normal, se nëna kreu krim. Nëna kreu krim, nëna…

Sot, dosja ndodhet në Prokurorinë e Beratit, nën drejtimin e prokurorit Eni Çulli, por ende askush nuk është vënë përpara drejtësisë për dhunën e ushtruar mbi 15-vjeçarin me spektër autizmi. Shërbimi Social i Tiranës rekomandon që djali të rikthehet në gjirin e familjes dhe të marrë mbështetje psikologjike dhe financiare, pasi qendra “Lira” nuk është vendi i duhur për gjendjen e tij të rënduar. /tvklan.al

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër