LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nëse s’vjen policia bëhet kasaphanë”, gruaja nxjerr burrin nga shtëpia

Në vitin 2021, Petro u njoh me një grua, Lavdien, e cila më vonë mbeti dhe shtatzënë. Në këtë kohë ta dy u lidhën në martesë.

8 Maj 2023, 21:24 Nga DOSJA
“Nëse s’vjen policia bëhet kasaphanë”, gruaja
Petro Qirjo

VLORË- Petro Qirjo tregon se në vitin 2019 porositi një apartament në Vlorë dhe nënshkroi kontratë paraprake me ndërtuesin. Sipas kontratës, ai pagoi një këst prej 20 mijë Eurosh, kur shtëpia kushtonte 45 mijë Euro. Në vitin 2021, Petro u njoh me një grua, Lavdien, e cila më vonë mbeti dhe shtatzënë. Në këtë kohë ta dy u lidhën në martesë.

Petro Qirjo, denoncues: Në 2021 jam njohur me Lavdije Haxhiaj, e cila ka edhe një vajzë dhe unë kam dy djem nga martesa ime. E njoha në Vlorë, në kafene punonte kamariere dhe thamë të lidhnim jetën. Mbeti shtatzënë. Rri dy muaj në Tetor. Lind vajza jonë, por ishim pa celebrim. PËr hir të vajzës që të mos e lija vetëm u ktheva dhe bëmë celebrimin për hir të vajzës. Jemi martuar në 2021. Nga gjendja ekonomike nuk kishim. Kishte edhe një çupë të madhe ajo. E çuam në shkollë edhe atë. Paguaj dhe shkollën, unë ikja në Greqi. Kur i dërgoja lekë më thoshte zemra ime, zemra ime të dua. Kur nuk i kërkoja lekë fillnte e zihej me mua.

Petro Qirjo Ne jemi ndarë me gjyq. Ka kërkuar urdhër-mbrojtje, që gjoja unë e kam kërcënuar, që të mos më qaste në shtëpi. O Leda unë të dua. Më shante, më bënte.

Tashmë Qirjo nuk takon dot as vajzën e tij që ka me Lavdijen pasi ajo ka shkëputur çdo kontakt. Aii nuk ka më asnjë vend ku të fusë kokën.

Petro Qirjo, denoncues: Në vitin 2018 bashkë me mamanë filluar të merrnim një ndërtesë këtu në Vlorë sepse edhe mamaja, babai dhe byrazerka e sëmurë jetojnë në një fshat ku nuk ka asgjë, vdes për një gjilpërë.  Nisëm të blejmë një banesë këtu në Vlorë te ndërtues Fadili, e kam marrë hyrjen. Banesa kushtonte 45 mijë Euro. Kam nënshkruar një kontratë te Luljeta Cena. Kam vajtur bashkë me Fadilin dhe i kam dhënë 20 mijë Euro në dorë Fadilit, edhe 15 mijë Euro ia kam dhënë në dorë, në total 35. Mbetën 10 mijë Euro. Ika prapë në Greqi. Kur u ktheva përsëri u njoha u njoha me ish-gruan. Ngelën 10 mijë Euro. Fadili më kërkonte lekët. Detyrova mora një kredi këtu, e paguaj unë, por këtë kredi e kemi marrë bashkë, por ajo vetëm si garantore. Kredinë vetëm unë e paguaj. Po të vesh atje unë e paguaj. Më thotë ish-gruaja ik ti në Greqi se do ia marr unë lekët Fadilit e do ia kaloj unë në bankë që t’i hidhte në emrin tim jo në emrin e saj.

Vetë ndërtuesi pohon se gruaja nuk ka paguar asnjë para për banesën.

Ndërtuesi: Ajo s’ka paguar asnjë lek. Nuk ka paguar asnjë gjë ajo.

Në vitin 2022, Petro i dha autorizim me anë të një prokure, që Lavdija të nënshkruante kontratën përfundimtare të shitblerjes vetëm në emrin e  tij. Por, ajo në bashkëpunim me noteren Luljeta Cenaj, fut edhe veten si bashkëpronare.

“Unë i kam dhënë një prokurë që t’i hedhë në emrin tim, jo në emrin e saj. Ajo i ka bërë në emrin e saj. Unë i kam thënë në emrin tim, jo në emrin e saj”, tha denoncuesi.

Vetë denoncuesi iu drejtua noteres, por ajo nuk pranoi që të takohej me të. Për këtë arsye shkoi gazetari i “Stop”.

Luljeta Cenaj, notere: Petroja nuk ka qenë prezent, por ka qenë prezente gruaja e tij, përfaqësuar, Lavdie Haxhiaj, me prokurën, që është kjo këtu. Thotë që:  “Këtë pasuri, që kam blerë unë, të firmosë kjo zonja këtu në emrin tim”.

Gazetari: Cili është objekti i prokurës?

Luljeta Cenaj, notere: Në emrin e Petros do firmoste nusja, po, ish-bashkëshortja.

Gazetari: Pra, për kontratën përfundimtare…

Luljeta Cenaj, notere: Kontratën përfundimtare të Petros, që e ka bërë në 15.08.2019.

Gazetari: Atëherë, na del si blerëse zonja Lavdie Haxhiaj, teksa ajo kishte për detyrë vetëm të përfaqësonte zotërinë.

Luljeta Cenaj, notere: Ja pse, një nga faturat 10 000 Euro e ka paguar ajo në bankë.

Gazetari: Çfarë domethënë kjo?

Luljeta Cenaj, notere: Automatikisht, quhet bashkëpronare.

Qytetari: Po vdes rrugëve, me motër të sëmurë atje, na ka nxjerrë nga shtëpia.

Lavdija, pas lidhjes së kontratës, nisi kërkimin e urdhrave të mbrojtjes, duke pretenduar, se Petro e dhunonte psikologjikisht. Urdhrat janë lëshuar nga gjykata edhe pse nuk është provuar dhuna.

Sot Petro është detyruar të flejë rrugëve, pasi Lavdija me të cilën u divorcua nuk e lejon të afrohet në banesë.

Denoncuesi: Unë jam te shtëpia ime. Unë s’po të bëj gjë, unë të kam zemër. Nuk dal përjashta. Merre policinë!

Qytetarja: Përjashta! Përjashta, tani!

Denoncuesi: S’ka pse të fle hoteleve unë, e kam paguar shtëpinë. Çfarë ke, nuk më do? Merre policinë, unë të dua me gjithë shpirt, nuk ta kam me të futur. Nëma një çikë çupën këtu, se më ka marrë malli!

Qytetarja: Tani përjashta! Tani! Je i droguar!

Denoncuesi: Jo, s’jam i droguar.

Qytetarja: Përjashta, po të them!

Denoncuesi: Unë jam në shtëpinë time, moj zonjë!

Qytetarja: Nëse ata ( policia) nuk vijnë për pesë minuta, unë të marr ty, të çoj brenda, do bëhet kasaphanë këtu!

Qytetarja: Ndarja e pasurisë nuk është bërë. Bashkëshorti ka qenë dhunues. Dhunë psikologjike dhe fizike. E kam të vërtetuar mjaftueshëm, që zotëria ka thyer urdhrin e mbrojtjes. Shtëpia, aktualisht, është me kredi. Nga të dy bashkë, nuk është bërë ndarja e pasurisë.

Gazetari: Tek noterja kam parë që ishit blerëse. E keni pasur këtë të drejtë?

Qytetarja: Po, në përfundim, po.

Gazetari: Kishit edhe një prokurorë ku ishit autorizuar të firmosnit vetëm në emër të bashkëshortit. Ju e keni paguar?

Qytetarja: S’e kam idenë në fakt, të bëj një verifikim dhe pastaj të të them!

Marrë nga tvklan.al

petro qirjo emisioni stop

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë