8 Maj 2023, 20:24
Nga k.m.
Foto ilustruese
Ada ishte 13 vjeçe kur prindërit e saj ngritën padi ndaj një ndërtuesi tek i cili shitën shtëpinë e tyre private, mbasi ai nuk respektoi kontratën midis palëve. Gjyqet zgjatën aq shumë, saqë Ada përfundoi gjimnazin, shkollën e lartë, shkollën e avokatisë, u martua dhe u bë nënë, dhe tani me një proces që zvarritet ndër dekada ajo ka vetëm një çështje për të zgjidhur, kazusin familjar Sinkron Ada Pasmaciu, avokate.
“Prindërit më merrnin seancave të gjyqit përdore dhe ishin ata që nuk po gjenin shpëtim, kam mbledhur të gjitha forcat për të sakrifikuar për familjen time dhe sot për t’i përfaqësuar,”– tha Ada.
Në revoltë e sipër, diplomë ka kërkuar edhe e ëma, Liljana që pa udhëtimin e dosjes në të gjitha gjykatat e tani kthimin sërish në shkallën e parë.
“Unë kam mbaruar liceun artistik për pikturë por sot më keni bërë arkitekte, inxhiniere e sot do të më jepni diplomën e masterit i thashë gjykatësit,”- tha Liljana Pasmaciu, paditëse.
Me hartën e re gjykata më e madhe në vend ajo e kryeqytetit, bashkuar me të Krujës po ndeshet me një stok prej 22 mijë çështjesh.
“Kryesisht në çështje civile janë çështje pronësie, kontraktuale, urdhra ekzekutimi ka goxha, janë dosje dhe kërkojnë kohën e vet të punohen dhe i impakton ngarkesë gjyqtarit,”– tha Donald Xhelili kancelar i gjykatës së Tiranës.
Në kushtet e mbingarkesës dhe vakancës së 40 gjyqtarëve, Xhelili bën apel për staf shtesë.
“Kanë kaluar 2-3 gjyqtarë që janë shkarkuar dhe dosja mund të ketë 2-3 vite,”– tha Donald Xhelili.
Me implementimin e hartës së re gjyqësore ka ndryshuar edhe emërtimi i tyre që quhen të juridiksionit të përgjithshëm. por problemi mbetet aty i pazgjidhur, mbasi stoku në të gjitha gjykatat ka shkuar në 109 mijë çështje./TopChannel
vettingu ne shqiperi
Aktualitet
8 Maj 2023, 20:13
Qytetarët
TIRANË- Rritja e pagës minimale nga qeveria nuk pritet të sjellë mirëqenien e duhur për qytetarët sipas e...
Aktualitet
8 Maj 2023, 20:08
F.M
Helikopteri
JEZERCË- Tre turistë çekë janë bllokuar këtë pasdite në malin e jezrcës. Lajmin e ka bër&eu...
Aktualitet
8 Maj 2023, 19:56
k.m.
Foto ilustruese
BERAT- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kanionet e lumit Osum, ku rrjedha e ujit ka marrë pë...
Aktualitet
8 Maj 2023, 19:43
Qytetari
TIRANË- Qytetarët vijojnë të harxhojnë akoma më shumë para për ushqime, fruta e perime, pasi çmimet...
Aktualitet
8 Maj 2023, 18:31
F.M
Familja Malaj dhe Massimo De Santis
ITALI- Avokatët e Taulant Malajt, i cili masakroi familjen e tij me thikë kanë rrëfyer se a...
Aktualitet
8 Maj 2023, 18:06
k.m.
Alda Klosi
TIRANË- Pasuritë e zyrtares Alda Klosi do t'i nënshtrohen një ekspertize kontabël, me kërkesë të prokur...
Aktualitet
8 Maj 2023, 18:05
Mjekët
TIRANË- Mjekët e familjes tërhiqen nga peticioni që i bënë para pak ditësh kryeministrit Edi Rama në l...
Aktualitet
8 Maj 2023, 17:17
Foto Ilustruese
SLLOVENI- Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES ) nga Lubjan...
Aktualitet
8 Maj 2023, 17:11
F.M
Emirjada Muço
TIRANË- Gazetarja Emirjada Muço e cila u hoq nga puna pasi deklaroi ng studioja e RTSH-së se dëshironte një...
Aktualitet
8 Maj 2023, 17:03
a.l
policia
ITALI- Një aksident tragjik është raportuar në Itali. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën...