LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga asgjesimet brutale te rreziku nga infeksionet, vetëm 4 bashki kanë strehëza për kafshët endacakë

Në momentin që lafshët kapen, sterilizohen. Nëse janë agresivë, ose shfaqin sëmundje, mbahen në strehëz, përndryshe i lirojnë në lagjet se ku janë kapur.

11 Qershor 2025, 22:07 Nga N.F
Nga asgjesimet brutale te rreziku nga infeksionet, vetëm 4 bashki
Foto

TIRANË- Nisur nga një nevojë e tillë, udhëzimet që vinin nga Europa adresonin problemin fillestar për mungesën e strehëzave të Bashkive për qentë endacakë. Deri në momentin e publikimit të këtij dokumentari, bëhet me dije se janë vetëm 4 bashki që kanë qendra për strehimin e qenve endacakë.

Konkretisht, Tirana, Shkodra, Elbasani dhe Pogradeci. Në momentin që lafshët kapen, sterilizohen. Nëse janë agresivë, ose shfaqin sëmundje, mbahen në strehëz, përndryshe i lirojnë në lagjet se ku janë kapur.

Ne pamë nga afër situatën në qytetin e Shkodrës. Fillimisht, Bashkia ka ndërtuar qendrën e parë e cila është në beton dhe mban rreth 100 qenë. Më pas ka ndërtuar qendrën e dytë ngjitur me të parën, pranë pyllit, po me të njëjtin kapacitet.

Diferenca është shumë e dukshme. Strehëza e dytë është ndërtuar në natyrë duke ndikuar për mirë te gjendja e qenve. Kafshët, në kushtet e habitatit natyror, janë shumë më të qetë. Për dallim, kafshët që rrinin në beton ishin shumë më agresive.

Sokoli, drejtuesi i këtij sektori në Bashkinë e Shkodrës, na jep detaje për qendrat, por tregon dhe planin që ka ky institucion vendor në lidhje me ndërtimin e një qendre tjetër po në të njëjtin vend.

‘Aktualisht bashkia ka 2 streha për trajtimin e qenve endacakë. Kemi projekt për ndërtimin e një strehe të tretë, për krijimin e një qendre multifunksionale për trajtimin e kafshëve, klinikën, adoptimin dhe një kapacitet prej 100 të tjerësh për strehën përveç këtyre që kemi deri më tani’ u shpreh Sokol Malaj, Drejtor/Bashkia Shkodër

Nëse e marrim të mirëqenë fjalën e Sokolit, Bashkia Shkodër do të ketë në dispozicion 300 vende për qentë endacakë, praktikisht një numër i konsiderueshëm që mund të zgjidhë shumë problemin e grumbullimeve në rrugë.

‘Pjesa më e madhe e tyre janë qenë endacakë që janë kapur në zona të ndryshme të qytetit, por dhe në periferi. Kemi raste qensh që shfaqin sjellje agresive dhe kemi raste të qenve të sëmurë. Është proces që vazhdon me kapjen, sterilizmin, mikrocipimin e tyre dhe ata që janë paqësor më pas lëshohen në qytet. Të tjerët që shfaqin agresivitet mbahen në strehë’ u shpreh Sokol Malaj, Drejtor/Bashkia Shkodër

‘Streha tjetër do të ketë modelin e strehëzës së dytë. Qentë do të qëndrojnë në natyrë siç janë këtu, ndërsa strehëza që kemi me beton do të mundohemi ta kthejmë në karantinë për prurjet e reja, në raste sëmundjesh, ose në nevoja të qëndrimit pas operacioneve’ u shpreh Sokol Malaj, Drejtor/Bashkia Shkodër

Por, sa është kostoja ditore që ka bashkia e Shkodrës në lidhje me menaxhimin e qenve endacakë?

‘Kostoja ditore e një qeni në strehën e Shkodrës është rreth 60 lekë të reja. Deri në këto momente është e gjitha që mbulohet me projektin e bashkisë, përveç ndihmave që mund të japin donatorë privatë’ u shpreh Sokol Malaj, Drejtor/Bashkia Shkodër

Bashkisë Shkodër, një investim i tillë i kushton në vit 61 milionë lekë të vjetra. Buxheti i 2025 llogaritet të trajtojë 510 qenë, nga të cilët 200 në strehëza, ndërsa 310 në gjendje të lirë.

Situata është përmirësuar, por pavarësisht kësaj ende nuk ka një zgjidhje përfundimtare dhe diçka e tillë pranohet dhe nga zyrtarët e Bashkisë Shkodër.

‘Ka qenë endacakë në qytet, por ka përmirësime që prej kohës që ne kemi marrë detyrën në prill. Situata është goxha më e përmirësuar, e matur kjo me numrin e qenve që janë në qytet, por dhe me kafshimet që raportohen nga njerëzit’ u shpreh Sokol Malaj, Drejtor/Bashkia Shkodër

Një ndër sfidat më të mëdha të Bashkisë është ndryshimi i mentalitetit të njerëzve, pasi braktisja mbetet problem madhor ende, po ashtu dhe lëvizjet e qenve endacakë nga një zonë në një zonë tjetër.

‘Për shkak të mentalitetit, pasi jo të gjithë duan t’i sterilizojnë dhe i lënë këlyshët në qytet. Probleme janë më pas dhe këto lëvizjet nga një zonë në një zonë tjetër’ u shpreh Sokol Malaj, Drejtor/Bashkia Shkodër./ TCH

kafshet endacake

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet