LIVE UPDATES
Aktualitet

“Merret gjykata, budallaçkë!” Vëllai nxjerr nga shtëpia vëllanë me Parkinson

Me arsyetimin, se jetojnë në banesë gjykata u dha të drejtë të mbajnë shtëpinë dhe të kompensojnë Edmondin dhe motrën tjetër.

11 Qershor 2025, 21:44 Nga N.F
“Merret gjykata, budallaçkë!” Vëllai nxjerr nga
Foto

TIRANË- Edmond Daliu nga Tirana, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan për një konflikt me vëllain e tij. Ata janë bashkëpronarë të së njëjtës shtëpi, ku janë edhe dy fëmijë të tjerë dhe Edmondi ka bërë dhe një shtesë ngjitur me këtë shtëpi, në të cilin është pronari i vetëm. Pasi kthehet nga Italia, ku qëndroi tre muaj tek e bija, e gjen shtëpinë të kthyer në dyqan.

Shkoi në polici, por i thanë që t’i drejtohet gjykatës. Për të jetuar shkoi te një miku i tij. Në vitin 2015, dy nga bashkëpronarët, Leonardi dhe Alma, iu drejtuan Gjykatës së Shkallës së Parë për pjesëtimin e pasurisë së paluajtshme. Me arsyetimin, se jetojnë në banesë gjykata u dha të drejtë të mbajnë shtëpinë dhe të kompensojnë Edmondin dhe motrën tjetër.

“Përshëndetje unë jam Edmond Daliu dhe kam një problem me vëllain dhe me kunatën. Kemi një banesë të përbashkët në zonë  ‘Myslym Shyri’, ku unë kam më shumë se gjysmën e shtëpisë. Jemi bashkëpronarë në një pjesë, nevoja e strehimit dhe si gjithë banorët e pallatit unë kam bërë një shtesë në vitin 2005, kam edhe certifikatën e pronësisë. Bashkëpronarët e tjerë, prej 20 vitesh nuk jetojnë më në atë shtëpi sepse kanë shtëpitë e veta.

Unë nuk munda që të blej një shtëpi dhe mendova që të ndërtoja atë shtesën, do të ishte e mjaftueshme për mua, meqë unë jetoj vetëm. Problemi qëndron që unë banoja aty dhe në vitin 2010, kur shkova në Itali për të parë vajzën dhe kur u ktheva e gjeta shtëpinë e kthyer në dyqan, me qepena nga kunata ime. Shkova në polici dhe ata më thanë që unë t’i drejtohem gjykatës. Që prej vitit 2010 me ndihmën e familjes dhe të një mikut tim u strehova me qira për shumë vite”, rrëfen denoncuesi.

Vendimi mori formë të prerë një ditë më vonë. Edmondi nuk kishte dijeni për këtë, ndaj dhe i kaloi afati i ankimimit. Në këtë pikë ai kërkoi në Gjykatën e Shkallës së Parë rivendosjen në afat, për ta ankimuar dhe kjo kërkesë u pranua edhe në Apel. Prej 2018-ës pret vendimin e Gjykatës së Lartë. Sot Edmondi pret drejtësinë i vetmuar, i sëmurë dhe i pastrehë.

“Në Gjykatë të Lartë ka që në vitin 2018. Ata pretendojnë se do e blejnë të gjithë shtëpinë. Tani unë në pritje të vendimit të gjykatave, dola në pension dhe jam me pension minimal. Nuk mund ta përballoj dot jetën që edhe të marrësh shtëpi me qira edhe të jetosh. Kam më shumë se një vit që jetoj këtu në rrugën “Myslym Shyri” në një ish-garazh të përshtatur për magazinë, që e ka një miku im. Më ka strehuar derisa të zgjidh problemin. Çështja më është bërë urgjente sepse jam prekur nga një sëmundje, nga më të këqijat, nga Parkinsoni. Shpresoj që emisioni “Stop” të sensibilizojë një nga plagët më të mëdha që ka shoqëria jonë, që janë konfliktet brenda gjirit të familjes, për pjesën e pronave”, shton më tej Edmond Daliu.

Vëllai zaptues, Leonardi, nuk pranoi të sqaronte situatën. 

Gazetarja: Zoti Leonard përshëndetje. Jam gazetare nga emisioni “Stop” dhe ju telefonoj për një problematikë pronësie që keni me vëllain, do të doja që të takoheshim dhe të bisedonim nga afër. Si e keni mundësinë?

Leonard Daliu: Mos u merr me këto gjëra! Me ato merret gjykata… budallaçkë!

Avokati Arben LLangozi shpjegon, se duhet, që qytetari të hyjë në shtëpinë e tij pasi nuk ka një vendim të formës së prerë që e pengon.

“Deri në këto momente ku shtetas gëzon gjithë të drejtat për ta poseduar këtë pasuri. Unë vlerësoj referuar Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë se kemi të garantuar paprekshmërinë e banesës, pore referuar Kodit Penal kemi mangësi referuar dhunimit të pronës. Nëse një person mban padrejtësisht pronën nuk mundet që Kodi Penal të mos e ndëshkojë. Vetë fakti që një person mban në mënyrë të pa drejtë peng banesën do të thotë që kemi dhunim të pronës, duke e keqpërdorur dhe duke e keqtrajtuar. Unë vlerësoj që ky shtetas duhet të gëzojë banesën e vet dhe autorët që e kanë në posedim në mënyrë të paligjshme duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha avokati./tvklan

edmond daliu

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen