Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas një periudhe komunikimi, ata nisën bashkëjetesën, madje udhëtuan edhe jashtë vendit për punë sezonale. Në fakt, Silva ishte e martuar asokohe dhe nënë e tre fëmijëve, por përtej kësaj, ajo u nda nga bashkëshorti për të krijuar një jetë të re me Besimin. Sipas saj, marrëdhënia vazhdoi mirë për disa muaj, por nisi të përkeqësohej kur ajo zbuloi se partneri kishte lidhje paralele me gra të tjera.

ELBASAN- 40-vjeçarja nga Elbasani, Silva, denoncon ish-partnerin e saj për kërcënime të vazhdueshme, përndjekje dhe presion psikologjik, që sipas saj ka përfshirë edhe fëmijët e saj. Historia mes Silvës dhe Besimit nisi në rrjetin social TikTok, ku ai i shkruante vazhdimisht, deri në momentin që arriti ta gjente edhe fizikisht.
Pas një periudhe komunikimi, ata nisën bashkëjetesën, madje udhëtuan edhe jashtë vendit për punë sezonale. Në fakt, Silva ishte e martuar asokohe dhe nënë e tre fëmijëve, por përtej kësaj, ajo u nda nga bashkëshorti për të krijuar një jetë të re me Besimin. Sipas saj, marrëdhënia vazhdoi mirë për disa muaj, por nisi të përkeqësohej kur ajo zbuloi se partneri kishte lidhje paralele me gra të tjera.
Pas konflikteve të vazhdueshme, Silva vendosi të largohej dhe të rikthehej pranë familjes së saj. Por kjo nuk i dha fund historisë, pasi ajo pretendon se pas ndarjes, Besimi ka nisur një “fushatë” të vazhdueshme kërcënimesh ndaj saj dhe familjes.
Sipas dëshmisë, kërcënimet kanë qenë të rënda, duke synuar pikërisht fëmijët e saj, çka e ka bërë situatën edhe më të rëndë emocionalisht. Duhet sqaruar se gjatë kohës që jetonin bashkë, çifti kishte marrë një kredi në emër të Silvës për të emigruar në Gjermani, por ajo pretendon se ish-partneri nuk ka kontribuar në shlyerjen e saj.
Madje, ai shpenzonte para për njohje virtuale me gra të tjera.
Përveç kërcënimeve, një pjesë e konfliktit është zhvendosur edhe në kërkesa që duken absurde. Besimi ka kërkuar që Silva t’i kthejë rrobat që i kishte blerë, sendet personale, madje edhe të brendshmet. Silva pretendon gjithashtu se ish-partneri ka pasur sjellje të ngjashme edhe ndaj grave të tjera, përfshirë kërcënime dhe shantazh me materiale private.
Në një përballje mes tyre, Silva i ka dorëzuar sendet që ai pretendonte, përfshirë edhe valixhet me rroba. Megjithatë, ajo shprehet se nuk beson që kjo do t’i japë fund përndjekjes./piranjat news/
TIRANË- Qendrat e Kujdesit për të moshuar pretendohet të jenë mjedise që ofrojnë qetësi, kujdes dhe dashuri për t...
Historia e konfliktit mes Gjovanës dhe Leonardit, ku krahas tyre janë përfshirë edhe familjarët, në këto javë ka shkak...
Edhe pse Shqipëria është një ekonomi e vogël që teorikisht duhet të preket pak nga lëkundjet globale, realiteti tregon...
Prej vitesh Piranjat janë përballur me njerëz që pretendojnë se kanë fuqi të të ndryshojnë jetën. Magjistare...
Grupi ANGLI- Tre anëtarë të një grupi kriminal me bazë në Londër, të cilët morën 11,000 paund pë...
Foto ilustruse ITALI- Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një 30-vjeçar shqiptar në Itali. Ai u arrestua nga autoritetet ital...
VLORË- Drejtori i AKZM-së në Vlorë, Martin Goriçi është shkarkuar nga detyra, pasi u përfshi në nj&eu...
Foto ilustruse POGRADEC- Një banesë është përfshirë nga flakët, në lagjen numër 3 të qytetit të Pogr...
foto ilustruese BULQIZË- Një 30-vjeçarë është paraqitur rreth orës 17:30 në Spitalin e Traumës me...
Pas 12 vitesh në pushtet, kryeministri Edi Rama u kërkoi shqiptarëve një mandat të katërt qeverisës me premtimin-slogan &ld...