26 Korrik 2024, 14:43
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Marrëdhënia mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Furnizuesit të Tregut të Lirë (FTL) pjesë e OSHEE Group do të rregullohet me një kontratë të re që tashmë është nxjerrë për konsultim nga Enti Rregullator i Energjisë.
Në një dokument me të paktën 10 nene specifikohen disa nga elementët kryesorë duke nisur nga detyrimet e palëve tek transaksionet, faturat e pagesat apo mosmarrëveshjet. Sipas kësaj kontrate KESH do të shesë tek FTL atë tepricë energjie që rezulton pas mbylljes së bilancit dhe që ka pasur destinacion plotësimin e kërkesës për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, furnizimin e klientëve të shoqërisë publike të furnizimit të tregut të lirë, të pasiguruar në treg të parregulluar për një periudhë kohe që palët bien dakord.
Ndërkohë KESH do të jetë depozituesi i energjisë së FTL që rezulton nga teprica e prodhimit nga burimet e rinovueshme (bëhet fjalë për HEC-et deri në 15 MW si dhe fotovolatikët deri në 2 MW) pas mbulimit të humbjeve të OSSH. Ndërkohë energjia që nuk rezulton në kompensuar në fund të vitit do të duhet të “paguhet nga KESH si blerësi përballë FTL. Sasitë e energjisë të shkëmbyera, depozituara apo shitura e blera mes palëve rakordohen pas të dhënave faktike.
Në çdo rast FTL kur ka nevojë për blerje energjie do të duhet të konfirmojë me KESH sasinë e saj gjendje të depozituar si dhe do të informojë për sasinë totale të blerjes së energjisë. FTL po kështu çdo muaj, ditë, javë në avancë planifikon tepricat e pritshme të energjisë të cilën e dërgon në KESH për t’i depozituar apo shitur. Lidhur me këtë njoftimi bëhet çdo ditë të enjte informacion për javën në avancë në profil 24 orë, kur është e nevojshme brenda orës 15:00 informacion të përditësuar për ditën D+2 në profil 24 orë si dhe brenda orës 12 informacion për ditën D në profil 24 orë.
Lidhur me çmimin nënvizohet se ai do të jetë i miratuar nga Bordi i ERE për energjinë e prodhuar nga prodhuesit me përparësi hidrikë. Aktualisht ky çmim është 10 lekë/kwh. Kontrata parashikon se çfarë ndodh kur mospërmbushja e detyrimeve vjen si efekt i forcave madhore si dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që në çdo rast si fillim do të duhet të shkojë në ERE./ Monitor
energjia elektrike
Aktualitet
26 Korrik 2024, 14:20
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Për dy të arrestuarit në Korçë të cilët abuzuan seksualisht me një 16-vje&cced...
Aktualitet
26 Korrik 2024, 14:03
N.F
Aksidenti
SARANDË- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në Sarandë. Mësohet se në aksident jan&...
Aktualitet
26 Korrik 2024, 12:49
E. D
fotot ilustruese
DURRËS- Tre persona janë arrestuar në Durrës dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi p...
Aktualitet
26 Korrik 2024, 12:34
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit në Fushën e Siguris&e...
Aktualitet
26 Korrik 2024, 12:24
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë. Bëhet me dije se 40-vjeçari me iniciale ...
Aktualitet
26 Korrik 2024, 12:06
N.F
Foto ilustruese
THUMANË- Një konflikt mes kushërinjve ka agravuar mbrëmjen e djeshme në Thumanë e cila degradoi deri në ...
Aktualitet
26 Korrik 2024, 12:10
E. D
pamje nga zjarri
GJIROKASTER- Zjarr ka rënë në shpatin e malit në fshatin Kardhiq, në Bashkinë Gjirokastër. Gjithashtu n...
Aktualitet
26 Korrik 2024, 11:54
N.F
TIRANË- GJKKO ditën e stome ka vendosur të konvertojë dënimin e Vladimir Zotos me shërbim prove për një periudh&e...
Aktualitet
26 Korrik 2024, 12:03
E. D
pamje nga arrestimi
FIER- Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e fierit ditën e sotme. Mësohet se në pranga ka r&...
Aktualitet
26 Korrik 2024, 11:56
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me videon e publikuar më herët ku një dasmor shihej teksa që...