LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga dhuna ndaj bashkëshortes, vjedhja e energjisë elektrike, thyerja e masës së sigurisë e deri te plagosja, 8 të arrestuar në Tiranë

Specialistët e Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban Krujë arrestuan një 62-vjeç, banues në Luz, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur. Ndërsa Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan një 20-vjeçar, banues në Kamëz, pasi u kap duke drejtuar nën efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi, mjetin tip “Audi”.

6 Korrik 2024, 09:06 Nga M.B
Nga dhuna ndaj bashkëshortes, vjedhja e energjisë elektrike, thyerja e
Foto ilustruese

TIRANA- Tetë persona janë arrestur për vepra të ndryshme penale, ka njoftuar policia e Tiranës. Bëhet me dije se një 43-vjeçar ne inicialet M. A., është arrestuar pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij.

Ndërkohë një person është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe e ka kanosur atë, ndërsa një tjetër pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Nga ana tjetë 40-vjeçari me inicialet Z. Gj., është prangosur pasi mbrëmjen e djeshme për motive të dobëta, është konfliktuar me një 18-vjeçar. Ky i fundit dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Po ashtu është arrestuar 56-vjeçari me inicialet R. K., pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike" si dhe një 50-vjeçar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.

Specialistët e Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban Krujë arrestuan një 62-vjeç, banues në Luz, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur. Ndërsa Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan një 20-vjeçar, banues në Kamëz, pasi u kap duke drejtuar nën efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi, mjetin tip “Audi”.

Njoftimi:

Tiranë/Arrestohen 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

- E. S., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe e ka kanosur atë;

- J. C., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Z. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje". Mbrëmjen e djeshme, 40-vjeçari, për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin A. H., 18 vjeç. Si pasojë shtetasi A. H., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim R. K., 56 vjeç, banues në Kamëz, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim D. A., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.

Specialistët e Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban Krujë arrestuan shtetasin H. M., 62 vjeç, banues në Luz, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin E. M., 20 vjeç, banues në Kamëz, pasi u kap duke drejtuar nën efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi, mjetin tip “Audi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirana

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën