All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

"Kredia që i morri jetën historianit!" Konsumoi helm në dyert e SPAK, cili ishte kalvari 4-vjeçar i Pal Trashajt? 

Shkaku, një kredi e marrë në 2008, të cilën ai pretendonte se e kishte shlyer, por që dukej se ishte futur në një rreth vicioz, ku vazhdimisht paguante dhe sërisht dilte debitor.

5 Korrik 2024, 22:17 Nga M.B
All - Paragraf - 1

 

"Kredia që i morri jetën historianit!" Konsumoi helm në
Pal Trashaj

 

TIRANA- Para pak ditësh, 63-vjeçari Pal Trashaj konsumoi fotoksinë para godinës së Prokurorisë së Posaçme, për të ndërruar jetë par orë më pas. Emisioni "Në Shënjestër" i gazetares Klodjana Lala ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë ku u tha se Trashaj zgjodhi dyert e SPAK për të ndërmarrë aktin e rëndë, pasi prej 4 vitesh kërkonte drejtësi dhe nuk po arrinte ta gjente. Shkaku, një kredi e marrë në 2008, të cilën ai pretendonte se e kishte shlyer, por që dukej se ishte futur në një rreth vicioz, ku vazhdimisht paguante dhe sërisht dilte debitor.

Pal Trashaj kishte mbërritur në derën e këtij institucioni për t’u takuar me një nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për t’i shprehur dëshpërimin e tij, pas katër vitesh kalvari të gjatë në kërkim të së drejtës së mohuar. Pas një padrejtësie të madhe që ai mendonte se i ishte bërë nga një institucion mikrofinanciar, që i kërkonte të paguante këstet e një kredie të marrë në vitin 2008, që ai pretendonte që e kishte shlyer.

Por që disa vite më pas, kur po mendonte se ishte në pagimin e këstit të fundit, papritur ai gjendet përballë një situate të pazakontë, të njohjes me faktin që kishte shumë këste pa derdhur në llogari. Por ky takim me oficerin e Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk u realizua, dhe kjo duket se e çoi drejt mendimit fatal Pal Trashaj, historianin nga Lezha, që në mungesë të drejtësisë dhe lodhjes së gjatë duke trokitur nëpër dyer që nuk i hapeshin, vendosi t’i japë fund jetës ndoshta në shenjë revolte, pikërisht në oborrin e SPAK.

Si për t’u thënë të gjithëve, që akti i tij i vetëflijmit, le të jetë  si një thirrje ulëritëse për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, që kanë në dorë fatin e njerëzve. Edhe të Pal Trashaj në këtë rast, që pasi piu kokrrën e fostoksinës që kishte marrë me vete në oborrin e SPAK, u nda nga jeta një ditë më pas në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Por pse Pal Trashaj, vendosi t’i japë fund jetës në këtë akt tragjik, të padëgjuar më herët?

Sipas informacioneve të emisionit ‘Në Shënjestër’, i gjithë kalvari i gjatë i Pal Trashaj me këto insitucione nis në vitin 2008. Koha kur ai merr në institucionin jo financiar ‘Oportunity’ një kredi me vlerë 5 milionë lekë të vjetër, që me shlyerjen përfundimtare të kësteve, shuma shkonte në 8 milionë lekë të vjetër.

Kjo me qëllim për të shlyer një detyrim të mëparshëm që ai kishte.  Sipas të dhënave, Pal Trashaj, duke qenë se ‘Oportunity’ nuk ishte një institucion financiar, këstet e kredisë do të duhej t’i shlyente në një bankë të nivelit të dytë. Kjo ishte në thelb edhe marrëveshja që palët kishin rënë dakord.

Por ndërsa çdo gjë duket se po shkonte normalisht, një ditë atë e marrin nga institucioni ku kishte marrë kredinë dhe i thonë që tani e në vazhdim nuk ishte më e nevojshme të shkonte në një bankë të nivelit të dytë për të shlyer këstet e mbetura.

Por këtë mund ta bënte fare mirë në ‘Oportunity’ që në këtë moment emrin e kishte ndërruar në ‘NOA’. I bindur se çdo gjë ishte në rregull, Pal Trashaj vendos t’i paguajë këstet e mbetura të kredisë prej 5 milionë lekë të vjetra, në institucionin ku edhe i kishte marrë.

Një këst mujor që në vetvete ishte 150 mijë lekë të vjetra. Por ndërsa mendonte se më në fund po e shlyente kredinë, nga të cilat një pjesë të kësteve te ‘NOA’, telashet për të një ditë fillojnë dhe nuk përfundojnë nga një telefonatë që merr nga drejtori i ri i këtij institucioni.

I cili pasi i prezantohet në telefon, e fton të paraqitet në zyrat e mikrokredisë. Aty ku Pal Trashaj, pasi hedh sytë, nuk njeh asnjë nga punonjësit e dikurshëm. Por ajo që dëgjon nga drejtori i ri i ‘NOA’-s për të është me të vërtetë e habitshme. Ku ai i tregon Pal Trashaj se kishte disa këste kredie të pashlyera ndër vite të ndryshme.

Shumë e cila sipas drejtorit të ri të ‘NOA’, ishte 4 milion e 400 mijë lekë të vjetra. Gjë e surprizon jo pak klientin, i cili në pretendimin se e kishte paguar këto këste në ‘NOA’, i kërkon menjëherë drejtuesit të këtij institucioni, dokumentacionin përkatës. Por edhe pse e kërkoi me shkrim këtë informacion, Pal Trashaj nuk mori kurrë përgjigje se ku kishin avulluar ndërkohë pagesat e kësteve që ai kishte bërë në ‘NOA’.

Përkundrazi ai mori vetëm një grafik pa firmë dhe vulë, ku shkruhej se në muajin nëntor 2011 ai nuk kishte paguar një këst. Po kështu edhe në shkurt 2012. Dhe me radhë ishin 6 këste që ai nuk kishte paguar sipas ‘NOA’-s.  Këste që në vetvete përbënin shumë 900 mijë lekë të vjetra, por që bashkë me interesat kishin shkuar në 4 milion e 400 mijë lekë të vjetër.

Pra sipas ‘NOA’-s, tashmë Pal Trashaj, do të duhet të paguante mbi shumën e parë të kredisë prej 8 milionë lekë të vjetër edhe pothuaj 3 milionë e 500 mijë lekë të vjetra. Pra në total për kredinë prej 5 milionë lekë të vjetra që mori në fillim, ai duhet të paguante 11 milion e 500 mijë lekë të vjetra. Kjo për shkak të vjedhjes që punonjësit e këtij institucioni kishin bërë. I gjendur në një situatë të tillë, ai kërkon të hapë një proces gjyqësor.  Por edhe këtu ‘NOA’ përpiqet të bëhet pengesë.

Pasi nuk i jep dokumentacionin përkatës të shlyerjes së kësteve të kredisë.  Por ndërsa mendoi që këtë çështje ta linte pezull, pikërisht në vitin 2017, për të fillon një tjetër kalvar. Ai i institucioneve të cilat mbledhin kreditë e këqija. Ku ‘NOA’ del se ashtu si shumë klientëve të tjerë të saj, ia kishte shitur borxhin e Trashaj, institucionit jo financiar ‘STAR’.

Që nis nga ana e saj ta telefonojë vazhdimisht, duke i kërkuar të shlyente borxhin. Duke iu prezantuar si institucioni që tashmë kishte për detyrë të mblidhte këtë borxh. Ndryshe në rast se ky borxh nuk kthehej, atëherë ata do auorizonin përmbarimin që të bllokonte pasuritë e Trashaj.

Këto telefonata duket se u bënë gjithmonë e më të shpeshta, dhe po kështu edhe zarfet që vinin në adresë të tij nga kompania ‘STAR’. E cila nga ana e saj nuk pranonte asnjë kontakt me këta klientë. Madje shpesh përdornin edhe dhunën ndaj qytetarëve që shkonin në zyrat e tyre, sa herë ata ngrinin zërin dhe kërkonin të informoheshin mbi gjendjen e tyre.

Aq sa arritën në rastin e Pal Trashaj, t’i bllokonin edhe banesën, por jo të kryenin sekuestrimin e saj. Por ndërsa ai çështjen ia kaloi për hetim Prokurorisë, ky organ akuze e zvarriti pa fund denoncimin e tij, pa i dhënë kurrë një përgjigje. Duke e lënë të pashpresë dhe të vetmuar në luftën e tij në kërkim të drejtësisë. Çështje e cila u konfirmua edhe nga SPAK në njoftimin e saj, lidhur mbi incidentin e ndodhur në oborrin e këtij insitucioni.

SPAK:

Qytetari në fjalë është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.  Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje. 

Pas disa orësh, jashtë ambjenteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga z. Trashaj.

Por historiani 63 vjeçar, Pal Trashaj, që i dha fund jetës për shkak të mashtrimit me mikrokreditë  nuk është as i pari dhe as i fundit që bie pre e këtij mashtrimi.

Në Shqipëri thuhet se janë 17 mijë qytetarë të mashtruar nga këto institucione të cilët i kanë zhvatuar në forma nga më të ndryshmet, duke u bllokuar, sekuestruar pasuritë, për kredi që kanë qenë në shuma tejet qesharake.

Dhe kjo në sytë e Bankës së Shqipërisë, e cila duhet të kishte ndërhyrë në kohë për të ndalur këtë masakër me klientët e këtyre institucioneve jo financiare.

pal trashaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër