LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga Gjinarari te Billa, njëri në liri e tjetri në varr. Si e çanë rrjetën e drejtësisë të fortët…

Një prej personazheve të liruar është Gerd Gjenerari, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e “të fortit” të Tiranës, Naim Zyberi, ngjarje e ndodhur në Itali.

19 Nëntor 2025, 22:54 Nga M.L
Nga Gjinarari te Billa, njëri në liri e tjetri në varr. Si e
Foto nga emisioni

Kur një vendim gjykate liron të dënuar përjetë, ndërsa të tjerë vuajnë dënime të plota për krime më të lehta, mesazhi që përcillet është i qartë: drejtësia funksionon ndryshe në varësi të emrit dhe lidhjeve të të dënuarit.

Një prej personazheve të liruar është Gerd Gjenerari, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e “të fortit” të Tiranës, Naim Zyberi, ngjarje e ndodhur në Itali.

Gjykata mbështeti vendimin e saj në një raport të thelluar të Shërbimit të Provës dhe një vlerësimi të sjelljes së tij gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit. Raporti nga burgu përmend angazhimin e Gjenerarit në aktivitete rehabilituese, përfshirë edukimin dhe pjesëmarrjen aktive në proceset e grupit të mbikëqyrjes.

Një tjetër komponent i rëndësishëm që ndikoi në vendimin e gjykatës ishte fakti që Gjenerari ka arritur të stabilizojë marrëdhëniet me familjen e viktimës dhe ka shprehur pendesë për veprën e tij.

Por, vendimi për liri, u konsiderua gjerësisht si i dyshimtë dhe me shkelje. Për këtë Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi një hetim disiplinor ndaj gjyqtarit Markeljan Kuqo, i cili kishte aprovuar lirimin.

ILD u vu në lëvizje pasi sipas ligjit, Gert Gjenerari nuk plotësonte asnjë nga kushtet për të përfituar nga lirimi me kusht. Ai ishte një i dënuar për vepra penale të rënda dhe ishte përsëritës, kriter ky që e bënte të papërshtatshëm për një lehtësim të mundshëm të dënimit. Përveç kësaj, vendimi për lirimin e tij ishte në kundërshtim me provat që ishin administruar gjatë procesit gjyqësor dhe me rrethanat që kishin dalë në dritë.

“Është e rëndësishme të theksoj efikasitetin e masin standardet jo numrat. Por edhe standardet e nisjes së hetimit disiplinor. Ka një debat ndoshta edhe për çështjen e nisjes se hetimit disiplinor me nismë nga ILD, për shkak të publikimeve në media, ka ndodhur në disa raste që ILD ka nisur hetim për këto shkaqe. Ka ndodhur prap që për shkak të këtyre hetimeve ka përfunduar me procedim disiplinor në këshillat përkatës të jenë marrë dhe masa”, u shpreh Artur Metani.

Sipas verifikimeve të kryera, gjyqtari kishte shpërfillur edhe praktikën e tij të mëparshme në trajtimin e kërkesave të ngjashme, duke dhënë një vendim të gabuar që krijoi një precedent të rrezikshëm për sistemin e drejtësisë.

Pas gjashtë muajsh, vendimi i lirimit të Gert Gjenerarit u rrëzua nga Gjykata e Apelit të Korçës, por ai nuk u rikthye kurrë pas hekurave, pasi kishte humbur çdo gjurmë, duke mos u paraqitur asnjë ditë as në Shërbimin e Provës. Edhe sot ai vijon të jetë ende në arrati.

Sipas ILD-së ky rast ngriti një sërë shqetësimesh, jo vetëm për mënyrën e trajtimit të çështjes në Gjykatën e Korçës, por edhe për cilësinë e vendimeve në të ardhmen. Rasti mund të merrej si referim nga magjistratët e tjerë për të marrë vendime të ngjashme pa respektuar ligjin dhe rregullat.

“Përpara disa vitesh të paktën 2 vjet me parë ne kishim një urdhër të ministrit të drejtësisë në fuqi që vlerësimet e sjelljes që harron stafi i burgjeve duhet të miratohen Ministri i Drejtësisë pra ai ishte një filter i dytë përveç vlerësimit që bën stafi duhet të kalonin edhe nga një ekip, nga një komision në Ministri. Kjo ishte një lloj filtri pikërisht për te shmangur nga ana e stafit keqpërdorim të funksioneve te detyrës, vlerësime të pamerituara dhe vlerësime subjektive”, u shpreh zv. drejtori i burgjeve, Fehmi Sufaj.

“Dhënia e me shume te drejtave të karakterit ekzekutiv autoritetit të burgjeve është një version i pranueshëm në mënyrë të konceptuari të rregullimit ligjor ekzekutivo-penal. Jam dakord që ti jepen tagra me shume burgjeve. Çka nuk e ç’bën edhe rolin e gjykatës’, u shpreh avokati Ardian Visha.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka evidentuar një sërë shkeljesh të rënda nga ana e gjyqtarit Kuqo. Ato përfshijnë një zbatim të gabuar të ligjit material dhe procedurial, referenca kontradiktore që nuk përputheshin me provat dhe faktet e administruara gjatë procesit gjyqësor, si dhe një mosrespektim të kritereve ndaluese të lirimit me kusht. Kritere të qarta për ata të dënuar për krime të rënda, veçanërisht për përsëritësit.

Në përfundim të hetimit, ILD kërkoi që Këshilli i Lartë Gjyqësor të merrte masat e duhura dhe të fillonte procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit Markeljan Kuqo për shkeljet që ai kishte kryer. Gjyqtari Kuqo është akuzuar për shkelje shumë të rënda disiplinore, të cilat diskreditojnë pozitën dhe figurën e tij si magjistrat dhe e bëjnë të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën e tij. Në fund, ai u shkarkua nga detyra.

Më 11 qershor 2020, në një atentat mafioz u ekzekutua në zonën e Komunës së Parisit, Hekuran Billa, i liruar nga burgu 1 vit përpara ekzekutimit. Kjo ngjarje, është dëshmi e fortë e një prej pasojave që sjell procesi i dyshimtë i lirimeve me kusht.

Kur vendimet jepen pa meritë dhe pa përgjegjësi, nuk janë një mundësi për rehabilitim. Janë një lojë fati, ku shpesh humbja është e pashmangshme. Billa ishte një nga ata që përfitoi nga ky sistem, por për të, kjo nuk ishte një dhuratë, ishte një dënim i maskuar si liri.

Po të mos ishte liruar nga burgu, Hekuran Billa sot mund të ishte ende gjallë. Ndoshta pas hekurave, por ende në jetë. Fati i tij nuk do të ishte vulosur nga plumbat, por nga drejtësia që dikur i dha një dënim të përjetshëm. Një vendim gjyqësor dhe një prokuror që zgjodhi të heshtë i dhanë mundësinë të dilte i lirë. Një hap që e çoi drejt vdekjes.

“Ndërkohë qe ne nuk kemi parë ndonjëherë qe në burgje të këtë persona adapt profesionista, të cilët mund me të vërtetë të tregojnë sjelljet dhe reagimin pozitiv që duhet të kenë nesër pasnesër në shoqëri, individë të caktuar që janë nëpër ato institucione siç mund të ishin p.sh ekspertë antropologë të cilët studiojnë sjelljet e njerëzve dhe të na jepnin një databaze të saktë te këtyre personave”, u shpreh avokati Bledar Meminaj.

Në vendimin e marrë në shkurt të vitit 2019 nga gjyqtarja e Krujës Enkeleda Hoxha, argumentohej se viktima kishte sjellje të mirë në burg, kishte kryer një pjesë të dënimit si dhe nuk kishte asnjë masë disiplinore. Ai konsiderohej i gatshëm për riintegrimin në shoqëri.

Por, një vit më vonë, Hekuran Billa u ekzekutua në mes të Tiranës, në një atentat të mirëorganizuar. Fati e kishte ndjekur deri në atë moment, por nuk mundi ta mbrojë më.

Hetimet që pasuan këtë ngjarje zbuluan se lirimi i Billës nuk ishte një vendim i zakonshëm, por një skandal i drejtësisë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi një hetim disiplinor ndaj gjyqtares dhe prokurorit.

“Në asnjë rast ILD nuk mund të marrë as kompetencën e Kuvendit në kuptimin e ushtrimit të pushtetit legjislativ, por as pushtetin ose funksionin e gjykatave apo prokurorive. Unë mendoj që ILD me këtë tematikë inspektimi ia ka dalë më së miri pasi rekomandimet e bërë përfshi edhe ato për Gjykatën e Lartë dhe identifikimi i shkeljeve të magjistratëve ka bërë që sot që gjyqtare e prokurorë të jenë më të kujdesshëm në zbatimin e këtij instituti”, u shpreh Artur Metani.

Dokumentet të siguruara nga Inside Story tregojnë se procesi i lirimit të Hekuran Billës nga burgu ishte shoqëruar me një seri shkeljesh ligjore. Referuar hetimit disiplinor, një rol kyç kishte prokurori Bujar Memia i cili nuk kishte ushtruar asnjë ankimim kundër vendimit të gjykatës për lirimin me kusht të Billës.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë u provua se: Prokurori Bujar Memia nuk e kundërshtoi lirimin e Billës, edhe pse ky i fundit kishte qenë i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje në Britaninë e Madhe./ Top Channel

gerd gjenerari

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale