17 Korrik 2023, 21:15
Nga A.B
Artan Hoxha dhe Arben Ahmetaj
TIRANË-Gazetari Artan Hoxha ka folur sërish për largimin nga vendi të ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Të Paekspozuarit", Hoxha tha se Ahmetaj ndodhet në Londër.
Gazetari hodhi idenë se Ahmetaj mund të kërkojë edhe azil politik, për shkak të deklaratave të kryeministrit Rama, por tha se shtetet pritëse nuk e deklarojnë një gjë të cillë nëse ndodh.
"Rradhën e parë e nxorrëm me saktësi edhe orën kur kishte kaluar. Pastaj filloi historia, sepse nuk i interesonte njeriu e vërteta. Ai ka bërë rrugën që bën gjithmonë. Nga Greqia ka shkuar në Angli, në Londër. Nuk duhet të dilte derisa të paraqitej në Këshillin e Mandateve, sepse Arben Ahmetaj është qytetar i lirë nuk ka masë sigurie në ngarkim të tij. Ai është qytetar i lirë, nuk ka patur pengesë. Ai ka ikur dhe ka ardhur gjatë kësaj kohe.
Në telefonatën e fundit, dëgjoja zhurmë, vajzën në sfond, dukej në ambjent familjar. Pse ka vendosur të ikë? Ai ka kaluar rreth orës 13:00 traun e doganës. Në fund të asaj dite i është çuar kërkesa Kuvendit. Nga ai moment, Ahmetaj ishte njeri i lirë, rastësisht u fotografua.
Nga ai vend dhe deri momentin që flasim, Ahmetaj ka shkuar nga Tirana në Greqi dhe më pas ka ikur në Londër. Asnjëherë nuk kemi marrë vesh kërkesat për azil politik nga vendet pritëse, nuk e bëjnë me dije vendet.
U fol që nuk mund të ketë ikur në Britani, sepse Britania të ekstradon. Jo. Ilir Kumbaron përshembull nuk na e kanë sjellë edhe pse e dinin se ku ishte. Britania, siç ka dhënë shembuj ekstradimi në shumë raste, ka dhënë edhe raste kur ka implikim politik, nuk i kanë kthyer njerëzit.
Gjithë narrative, se ku është Ahmetaj na sposton nga thelbi i historisë, që është korrupsioni i inceneratorëve. Zoti Ahmetaj po të ishte këtu, nuk do të kishte mundësi të kishte përballje reale me drejtësinë, duke qenë jashtë mund ta bëjë. Po të jesh i ndaluar nuk ke shans, po të futën brenda nuk flet", deklaroi Hoxha.
artan hoxha arben ahmetaj
Aktualitet
17 Korrik 2023, 21:05
m.s
foto ilustruese
ITALI- Antidroga italiane ka goditur dy grupe kriminale të përbërë nga italianë dhe shqiptarë, të cil&e...
Aktualitet
17 Korrik 2023, 21:08
A.B
Foto ilustruese
SARANDË- Banorët e Sarandës dhe Ksamilit janë përballur ditën e sotme me ndërprerje të shumta t&eum...
Aktualitet
17 Korrik 2023, 20:51
foto ilustruese
LEZHË- Forcat zjarrfikëse kanë arritur të ndërhyjnë në kohë për të shuar zjarrin në...
Aktualitet
17 Korrik 2023, 19:26
Dosja.al
Elvi Fundo
TIRANË- Gazetari Elvi Fundo është rrëfyer në Newsroom në lidhje me paditë SLAPP me të cilat po përb...
Aktualitet
17 Korrik 2023, 19:24
Dosja.al
Bledian Koka
TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka deklaruar në Newsroom se aktualisht po përballet me tre çështje gjyqësore, t...
Aktualitet
17 Korrik 2023, 19:23
A.B
Ambulance
TIRANË- Një 11-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Policia bën të ditur se i mituri ish...
Aktualitet
17 Korrik 2023, 19:14
foto ilustruese
TIRANË- Vala e të nxehtit që tashmë ka pushtuar pjesën më të madhe të Europës, do të vij...
Aktualitet
17 Korrik 2023, 19:09
Dosja.al
Jordan Daci
TIRANË- Avokati Jordan Daci ka deklaruar në Newsroom se legjislacioni në Shqipëri nuk ka një parashikim procedural p&e...
Aktualitet
17 Korrik 2023, 18:58
Dosja.al
Newsroom
TIRANË- Newsroom diskuton këtë javë paditë SLAPP! Nën moderimin e autores Fjola Graçi, në puntatën ...
Aktualitet
17 Korrik 2023, 18:29
A.B
Komisioni i Ligjeve dhe ai për Media dhe Edukim diskutuan të hënën projektligjin e qeverisë për mjekët e rinj, që tent...