All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Nga “like” te ligji, audienca 33 milionë euro e VIP-ave të rrjeteve sociale

Shifra është zyrtare, por në të vërtetë nuk përfaqëson të gjithë tregun, ajo është vetëm maja e një ajsbergu të të ardhurave të pamatshme, të cilat, për shkak të natyrës së decentralizuar dhe të paformalizuar të sektorit, nuk janë as të dokumentuara, as të kontrolluara.

30 Gusht 2025, 08:16 Nga N.F
All - Paragraf - 1

Nga “like” te ligji, audienca 33 milionë euro e VIP-ave të

Foto

TIRANË- Në një Shqipëri ku çdo cep i Instagram-it ndriçon me dritat LED të “haulit” të fundit apo me filtrin e një dite “perfekte”, influencuesit kanë marrë një status që dikur u rezervohej vetëm VIP-ave klasikë. Me një telefon në dorë dhe një audiencë të ndërtuar mbi një algoritëm, ata janë kthyer në motorë ekonomikë që prodhojnë të ardhura të konsiderueshme, tashmë edhe në objekt vëzhgimi të Administratës Tatimore…

Në rrjetet sociale shqiptare, çdo mëngjes fillon me një ”story”. Një kafe në dritë të mëngjesit, një “unboxing”, një urim me zë të ëmbël për ndjekësit, një bashkëpunim i koduar si dashuri e sinqertë për një produkt të ri.

Në sipërfaqe, ky është një ritual modern, një formë komunikimi e përditshme, intime dhe e padëmshme. Por pas këtij rrëfimi minimalist fshihet një realitet financiar shumë më i madh sesa duket: një ekonomi në hije, që funksionon nëpërmjet shikimeve, pëlqimeve dhe një audience që konvertohet në të ardhura të ndjeshme.

Në Shqipëri, ku shumica e të rinjve janë përdorues aktivë të rrjeteve sociale dhe ku tregu reklamues dixhital është rritur me mbi 25 për qind çdo vit pas pandemisë, fenomeni i influencuesve nuk është më një trend i pakicës, por një pjesë qendrore e mënyrës sesi konsumohet, reklamohet dhe shitet gjithçka, nga kremi për fytyrën te mendimi për veten.

Dhe po, shitet edhe “mendja”! Dhe megjithatë, për vite me radhë, këto të ardhura nuk janë përfshirë në logjikën fiskale të shtetit, duke krijuar një vakum të rrezikshëm: nga njëra anë kemi qytetarë që fitojnë dhjetëra mijë euro në vit; nga ana tjetër, një shtet që deri dje nuk dinte as ku t’i kërkonte.

Në njoftimin e disa muajve më parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, i bazuar në verifikime me bankat, thuhej se mbi 33 milionë euro janë gjeneruar nga individët nëpërmjet platformave dixhitale si Meta, Facebook, YouTube, Google, etj.

Shifra është zyrtare, por në të vërtetë nuk përfaqëson të gjithë tregun, ajo është vetëm maja e një ajsbergu të të ardhurave të pamatshme, të cilat, për shkak të natyrës së decentralizuar dhe të paformalizuar të sektorit, nuk janë as të dokumentuara, as të kontrolluara.

Ky realitet po ndryshon. Për herë të parë, individët që gjenerojnë të ardhura nga platformat sociale janë ftuar të deklarojnë fitimet e tyre në formularin vjetor DIVA 2024.

E nëse për shumicën e profesionistëve të lirë, kjo datë ishte e pritur dhe e pranuar, për shumë influencues ajo përfaqësonte një dilemë ekzistenciale: të pranojnë se janë biznese dhe të hyjnë në sistem, apo të vijojnë të qëndrojnë në hijen e famës, pa llogari e pa përgjegjësi.

Aneid Kaloti, themelues i platformës “SHET Industry”, që ndjek nga afër zhvillimet e tregjeve kreative, shprehet se aktualisht, menaxhimi bëhet nga agjenci të mirëfillta, por edhe formalizimi total i tregut është çështje kohe. “Ne jemi dëshmitarë të një realiteti të ri ekonomik që po e sfidon modelin tradicional të sipërmarrjes.

Kur të ardhurat e një vajze që publikon një video ‘morning routine’ kalojnë të ardhurat e një biznesi të vogël që paguan qiranë, sigurimet dhe taksat, shteti nuk mund të mbyllë më sytë. E njëjta logjikë duhet të vlejë për të gjithë: nëse fiton, kontribuo”, – thotë ai.

Influencuesit janë bërë motorët më të fuqishëm të komunikimit tregtar dhe shpesh edhe kulturor. Ata ndikojnë në vendimet për blerje, në vlerat që promovohen, në mënyrën si të rinjtë e shohin veten, suksesin, trupin, modën dhe identitetin.

Dhe këtë ndikim e ushtrojnë pa ndonjë mbikëqyrje institucionale, pa trajnime për përgjegjësi sociale, pa etikë të detyrueshme. Ata janë një media alternative me ndikim masiv, por pa strukturë llogaridhënieje.

Tomi Kallanxhi, themelues i “Big Media Expert”, e artikulon më drejtpërdrejt këtë boshllëk: “Në çdo treg serioz, influencuesit nuk janë thjesht persona me shumë ndjekës, ata janë subjekte tregtare.

Ata kanë marrëveshje, kontrata, detyrime ligjore. Në Shqipëri, ndodh e kundërta. Fama perceptohet si e mjaftueshme për të justifikuar të ardhura të pamatshme. Kjo ka deformuar mënyrën sesi shihet puna, suksesi dhe përgjegjësia. Ka deformuar edhe tregun e agjencive të marketingut dixhital, jo të gjitha janë të formalizuara”, – pohon ai.

Problemi është se shumë influencues nuk janë thjesht të pandërgjegjshëm; ata funksionojnë në një ekosistem ku informaliteti është normë. Pagesat për bashkëpunime shpesh bëhen “cash” ose përmes platformave të pallogaritura në sistemin tatimor shqiptar.

Një pjesë e tyre edhe me shkëmbime klering. Asnjë kontratë, asnjë faturë, asnjë deklarim. Po a është influenceri shqiptar shpesh viktimë e një sistemi të ndërtuar për të nxitur fshehjen dhe jo transparencën?

Në vendet perëndimore, ky është një debat i kaluar. Franca, Italia, Gjermania e kanë përfshirë prej kohësh industrinë dixhitale në sistemin e vet të tatimeve dhe së drejtës së punës.

Sipas ligjit të ri të 2024 të Bashkimit Europian, influencuesit janë të detyruar të etiketojnë qartë përmbajtjen e sponsorizuar, të deklarojnë partneritetet tregtare dhe të paguajnë kontribute sociale si çdo profesionist tjetër i pavarur. Në Shqipëri, kjo etikë është ende larg, duke qenë një sektor shumë i ri dhe i pastrukturuar.

Formalizimi i kësaj industrie nuk duhet të fillojë me frikë, por me edukim, thotë për “Monitor”, Selami Xhepa, ekspert i ekonomisë. Sipas tij, shteti nuk mund të vijë me gjoba pa ofruar më parë mjete për orientim dhe strukturim.

“Këta individë duhet të kuptojnë si të hapin një NIPT, si të lëshojnë një faturë, si të bëjnë vetëdeklarim online, si të përfshihen në skemat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Në të kundërt, çdo përpjekje për të përfshirë këtë sektor në sistemin tatimor do të dështojë dhe do të kthehet në një betejë kulturore, ku fama përplaset me burokracinë, dhe ku viktimizimi mediatik mbizotëron mbi logjikën fiskale”, – thotë z. Xhepa.

Aneid Kaloti thekson se pagesa që merr një influencues nuk përcaktohet vetëm nga numri i ndjekësve, por nga një kombinim faktorësh që lidhen me korrektësinë ndaj publikut dhe mënyrën e komunikimit me të.

Ai nënvizon se ka rëndësi nëse një person është thjesht figurë publike apo ndërvepron realisht me audiencën, duke ndarë momente nga jeta e përditshme, si veshje, gatime, pushime apo evente të ndryshme.

Këto elemente e bëjnë marrëdhënien me ndjekësit më të afërt dhe më autentike, duke rritur vlerën e influencuesit në sytë e bizneseve.

Sipas tij, një tjetër tregues i rëndësishëm është analiza e numrave, që përfshin jo vetëm ndjekësit, por edhe nivelin e angazhimit, shikueshmërinë dhe ndikimin real që ka influencuesi në audiencë. Këto matje ndihmojnë markat të kuptojnë nëse investimi në një bashkëpunim është i justifikuar dhe cilat janë përfitimet që mund të marrin në këmbim.

Z. Kaloti shton se figurat publike, veçanërisht ata që janë të mirënjohur në ekranet mediatike, zakonisht paguhen më shumë.

Arsyeja, sipas tij, lidhet me imazhin që kanë ndërtuar dhe reputacionin e tyre të konsoliduar, i cili e bën më të lehtë për markat të lidhin produktin ose shërbimin e tyre me një figurë të besueshme dhe të njohur nga një audiencë e gjerë.

Sipas Tomi Kallanxhit, drejtues i “Big Media Expert”, tregu i influencuesve në Shqipëri ka evoluar dukshëm me kalimin e kohës. Agjencitë aktualisht luajnë rol kyç si urë ndërmjet influencuesve dhe kompanive, duke strukturuar bashkëpunimet dhe duke ndihmuar në profesionalizimin e lidhjeve mes palëve.

Ai thekson se marketingu dixhital tashmë ka marrë pjesën më të madhe të “tortës” nga ai tradicional, kompanitë janë gjithnjë e më shumë të orientuara drejt këtij modeli. Për këtë arsye, format e bashkëpunimit janë zhvilluar në paketa që përfshijnë story, postime dhe reels në Instagram, dhe pagesat variojnë nga 50 euro për një foto deri në mbi 5 000 euro për paketë.

Sipas z. Kallanxhi, pagesat nuk varen nga numri i ndjekësve, por nga reagimet që influencuesi gjeneron, specifikisht nga sa herë postimet u shfaqen ndjekësve në ekran gjatë një muaji.

Gjithashtu, është thelbësore që produkti të pasqyrojë audiencën e influencuesit; p.sh., një modele nuk është e përshtatshme për reklamimin e produktit për bebe, pasi audiencat duhet të përputhen për të maksimizuar efektivitetin, përfundon ai.

Pagesat për influencerët në Shqipëri

– Foto e vetme në Instagram
Shpesh përdoret për promovime të shpejta dhe të drejtpërdrejta të produkteve ose shërbimeve. Çmimi fillon nga 50 euro dhe rritet në varësi të audiencës dhe nivelit të angazhimit.

– Story të sponsorizuar
Një nga format më popullore, pasi lejon komunikim të shpejtë dhe interaktiv me ndjekësit. Pagesat variojnë zakonisht nga 50 deri në 150 euro për një story, me mundësi shtesë nëse përfshihet edhe link drejt produktit ose një seri storiesh.

– Reels / Video të shkurtra
Shërbejnë për të treguar produktin në veprim, duke gjeneruar më shumë shikueshmëri organike. Çmimi zakonisht është 100 deri në 500 euro, në varësi të idesë kreative, kohëzgjatjes së videos dhe cilësisë së prodhimit.

– Paketa të plota (postime + reels + story)
Për fushata të strukturuara marketingu, kompanitë zgjedhin paketa të kombinuara që ofrojnë ekspozim të vazhdueshëm. Këto paketa mund të arrijnë mbi 5 000 euro, sidomos kur përfshihet një figurë publike e njohur ose kur bashkëpunimi zgjat për disa javë.

– Faktorët që ndikojnë në pagesë
Çmimet nuk varen vetëm nga numri i ndjekësve, por më shumë nga angazhimi real që gjeneron influencuesi (pëlqime, komente, shpërndarje) dhe përputhja e produktit me audiencën e tij. Një audiencë e përfshirë dhe e besueshme është çelësi për një bashkëpunim të suksesshëm./ Monitor

vip-a rrjete sociale

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë