13 Maj 2024, 11:28
Nga B.Z
Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua ditën e premte në Tiranë, ku dy shtetase nga Ukraina u gjetën pa shenja jete në banesën e tyre me qera në "Rrugën e Dibrës". Ato u gjetën të vdekura nga shoqa e tyre e dhomës me të cilën ndanin edhe qeranë, Yeva Vorona, e cila ka dhënë më shumë informacion mbi aktivitetin e tyre në vendin tonë.
Vorona ka rrëfyer para hetuesve se bashkë me shoqet e saj ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës, jo në Shqipëri, por në Mal të Zi, ndërsa në vendin tonë kishin ardhur me pushime. Megjithatë hetuesit kanë ngritur dyshime se tre vajzat e ushtronin aktivitetin e tyre edhe në Tiranë, nisur nga të dhënat e sistemit TIMS, në të cilat shihet se Yeva Verona kishte katër muaj që ishte në kryeqytet dhe kishte udhëtuar disa herë drejt Malit të Zi.
Ende nuk dihet dinamika e plotë e vdekjes së dy vajzave, ndërsa ekspertiza paraprake ka dalë në konkluzionin se shkak është bërë mbidoza e ilaçeve me përmbajtje narkotike. Ndërkohë sipas dëshmisë së shoqes së tyre dy viktimat vuanin nga sëmundje të zemrës dhe epilepsisë.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa janë marrë edhe telefonat e dy vajzave të vdekura Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova për të zbërthyer komunikimet e fundit të tyre.
hetime tirane ukraine
Aktualitet
13 Maj 2024, 11:13
N.F
Karta
GJERMANI- Kur Erdina Laca shkon për të blerë ushqime në Eichsfeld këto ditë, ajo nxjerr një kartë të ve&...
Aktualitet
13 Maj 2024, 11:17
B.Z
Foto ilustruese
SHQIPËRI - Fermerët e jugut kanë dalë në protestë paraditen e kësaj të hëne, ku kanë k&eu...
Aktualitet
13 Maj 2024, 11:21
Ivan Ivanovic & Lorik Idrizi
IPARD
Tani 69 vjeç, Doda kultivon rrush në dy hektarë tokë në fshatin Tenë, pjesë e veriut malor të Shqipëri...
Aktualitet
13 Maj 2024, 10:56
M.B
Roan Brahimi
GREQIA- 32-vjeçari shqiptar, Roan Brahimi, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 9 majit në Athinë, dys...
Aktualitet
13 Maj 2024, 10:56
Pellumb Gjoka dhe Oltian Bistri
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore për të pandehurit Pël...
Aktualitet
13 Maj 2024, 10:30
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një shqiptar është vënë në pranga në Itali, pasi është përfshirë në nj&e...
Aktualitet
13 Maj 2024, 10:33
B.Z
Ilir Beqaj
TIRANË - Seanca e parashikuar të mbahej këtë të hënë, për ish-ministrin e Shëndetësisë Il...
Aktualitet
13 Maj 2024, 09:40
B.Z
Foto nga aksidenti
ITALI - Një 44-vjeçar shqiptar i identifikuar si Lorenc Koleci ka humbur jetën në Itali, pasi është p&eu...
Aktualitet
13 Maj 2024, 08:38
B.Z
Pamje nga identifikimi i autorit
ITALI - Policia në Itali ka arrestuar një 49-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vjedhje, a...
Aktualitet
13 Maj 2024, 07:26
M.B
Foto ilustruese
VLORË- Një trup i pajetë është gjendur mbrëmjen e djeshme anës limit të Vjosës teksa identitet...