11 Prill 2024, 11:55
Nga S.B
foto ilustruese
DURRËS- Arrestohen tre persona dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë për vepra të ndryshme penale në Durrës. Mësohet dy persona në kërkim janë arrestuar për veprat penale njoftimi i rremë në organet e rendit si dhe prishja e qetësisë publike.
Ndërkohë një 45-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi prishi murin rrethues të një fushe sporti. Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë për dhunë gjatë konflikteve për motive të dobëta.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre në kërkim, dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 45 vjeç, banues në Qerret, pasi ka prishur murin rrethues të një fushe sporti, me pretendimin se muri ishte në pronën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak ndaluan shtetasen në kërkim M. P., 50 vjeçe, banuese në Shijak, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale "Njoftimi i rremë në organet e rendit".
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
E. B., 23 vjeç, banues në Maminas, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin S. R.;
A. C., 32 vjeç, banues në Sallmone, sepse ka goditur me grusht shtetasin I. T., për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë ndaluan shtetasin në kërkim Xh. K., 34 vjeç, banues në Ishëm, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 2 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale "Prishja e qetësisë publike".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
durres vepra penale
Aktualitet
11 Prill 2024, 11:46
r.ll
eksplozivi
KURBIN- Mbrëmjen e djeshme një personi në Kurbin i është vendosur lëndë eksplozivi në makinë. Fatmi...
Aktualitet
11 Prill 2024, 11:29
r.ll
pamje nga protesta
TIRANË- Para bashkisë së Tiranës po mbahet protesta ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut, Erion Veliaj. ...
Aktualitet
11 Prill 2024, 11:24
r.ll
TIRANË- Ka nisur protesta e thirrur nga opozita para bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.&n...
Aktualitet
11 Prill 2024, 11:12
N.F
Eduard Ndreca
LEZHË- Ditën e sotme është vënë në pranga nga policia e Lezhës vëllai i deputetit të...
Aktualitet
11 Prill 2024, 10:59
N.F
Pamje nga arrestimi
LEZHË- Pas raportimeve për arrestimin e vëllait të Armando Ndrecës, vëllai i deputetit të PS, E...
Aktualitet
11 Prill 2024, 10:57
Freedom House
TIRANË- Organizata Freedom House me seli në SHBA ka nxjerrë raportin ditën e sotme për skenën mediatike n&...
Aktualitet
11 Prill 2024, 10:57
r.ll
pamje nga spak
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, është paraqitur në SPAK mëngjesin e dit&...
Aktualitet
11 Prill 2024, 10:53
M.B
Makina
FIER- Një grup që vidhte makina luksoze në Zvicër dhe i trafikonte në vendin tonë është zbuluar në...
Aktualitet
11 Prill 2024, 10:39
N.F
Eduard Ndreca
LEZHË- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca është ndaluar nga Policia e Lezhës. Mësohet...
Aktualitet
11 Prill 2024, 10:36
r.ll
spak
FIER- Prokuroria e Posaçme ka lexuar këtë të enjte pretencën për grupin e personave të arrestuar për labora...