6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas dokumentit, qeveria shqiptare ka nisur punën për të integruar inteligjencën artificiale (IA) në sektorë të ndryshëm publikë. Synimi afatgjatë është të integrohet IA-le në të gjithë sektorët, duke synuar kujdesin shëndetësor, arsim, bujqësi, taksa dhe tatime.
TIRANË - Inteligjenca Artificiale (IA) është duke u integruar shpejt në të gjitha aspektet e jetës njerëzore, ndaj qeveria shqiptare ka në plan që të përdoren teknologjinë në shërbimet publike.
Sipas dokumentit të Politikave Prioritare që u botua dje në Fletoren Zyrtare, në dy vitet ardhshme pritet që IA të përdoret për përputhjen e legjislacionit kombëtare me atë të BE, e cila manualisht kërkon kohë dhe shume ekspertizë.
Sipas dokumentit, qeveria shqiptare ka nisur punën për të integruar inteligjencën artificiale (IA) në sektorë të ndryshëm publikë. Synimi afatgjatë është të integrohet IA-le në të gjithë sektorët, duke synuar kujdesin shëndetësor, arsim, bujqësi, taksa dhe tatime.
Iniciativa të tilla si diagnostikimi i hershëm i sëmundjeve asistuar nga IA, rrugëtimet e personalizuara të arsimimit dhe bujqësia precize pritet të përmirësojnë ndjeshëm rezultatet e politikave dhe efikasitetin e shërbimeve.
Për më tepër, këto iniciativa parashikohen të reduktojnë ndjeshëm punën manuale, të minimizojnë gabimet njerëzore dhe të thjeshtojnë proceset në të gjithë administratën.
Psh E-Albania 2.0 do të vijë bashkë me Platformën e Ndërveprimit me teknologjinë më të fundit dhe e riorganizuar sipas modelit “life events”, do t’i bëjë shërbimet edhe më të thjeshta për të gjithë, por dhe për ata me aftësi ndryshe dhe të moshuarit që do të kenë shërbyesin virtual të dedikuar, asistentin virtual të e-albania-s.
Në e-Albania do të integrohet inteligjenca e biznesit (business intelligence), për të vizualizuar dhe analizuar siç duhet të dhënat e shërbimeve dhe përdorimit të tyre, në mënyrë që t’u mundësohet institucioneve të marrin vendime më të shpejta dhe më efikase gjatë ofrimit të shërbimeve publike, por edhe parashikime më të sakta në këtë aspekt.
Gjithashtu, janë në zhvillim e sipër një sërë projektesh që përfshijnë inteligjencën artificiale në transpozimin e acquis të BE-së në
Ky modul synon të përshpejtojë punën e ekspertëve të përputhshmërisë ligjore, duke ruajtur njëkohësisht saktësinë, por pa zëvendësuar faktorin njerëzor, i cili mbetet element thelbësor dhe i pazëvendësueshëm në procesin e integrimit evropian.
Ssistemi i prokurimeve gjithashtu do të automatizohet përmes një sistemi elektronik me inteligjencë artificiale, duke eliminuar nevojën për letra dhe komunikim me zyra, duke kaluar në qasjen zero letra dhe zero komunikim me zyrat.
Bizneset do të kenë dosjet e tyre virtuale që do të ndërveprojë me sistemet e tjera shtetërore, duke e bërë procesin më të thjeshtë dhe të barabartë për të gjithë, përfshirë edhe bizneset evropiane. Për më tepër, sistemi e-Certis, i cili është sistemi evropian i prokurimeve, do të mundësojë verifikimin e deklarimeve, ndërsa sistemi i Doganave do të lehtësojë më tej këtë ndërveprim.
Përdorimi i inteligjencës artificiale dhe machine learning do të reduktojë gabimet njerëzore dhe do të automatizojë proceset si hartimi i termave të referencës, përcaktimi i fondeve limit dhe vlerësimi i procedurave të prokurimit./Monitor
Foto ilustruese BERAT - Një çift bashkëshortësh është shpallur në kërkim nga Policia në Berat pasi akuzohen ...
Paratë SPANJA- 14 persona janë arrestuar në Spanjë dhe Portugali në një seri bastisjesh që kishin në shën...
Leo Sadiku TIRANË - Familjarët e 12-vjeçarit Leo Sadiku, i cili humbi jetën në pediatrinë e QSUT-së, kanë kë...
Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj LEZHA- Dosja penale në ngarkim të portugezit Ruben Saraiva i marrë i pandehur, për vrasjen e bizn...
Foto ilustruese TIRANË - Qeveria e miratoi dje listën e barnave të rimbursueshme që do të hyjë në fuqi me datën 1 m...
Foto ilustruese KOSOVA- Policia e Kosovës ka konfirmuar se në mëngjesin e së enjtes janë djegur disa lokale në rrugën &l...
Shtëpi bari VLORA- Të tjera detaje kanë dal lidhuer shtëpinë e barit të zbuluar dje në Vlorë, ku policia ka sh...
Briken Sanaj, Vlaidmir Kola TIRANË - Është ekstraduar nga Gjermani, 42-vjeçari Vladimir Kola i shpallur në kërkim ndër...
Policia KAVAJË - 38-vjeçari, G.F i cili shkaktoi aksidentin me një viktimë një ditë më parë në aksin rrugor ...
Sebastian Muçmata TIRANË - Autori i plagosjes me armë zjarri një ditë më parë në Kukës, ka dhënë d...