LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga torturat te vrasjet për shënjestër, zbardhet seria brutale e bandave të Elbasanit

Përveç grabitjeve, banda kreu edhe dy vrasje të rastësishme ndaj personave me të cilët nuk kishin asnjë konflikt. Në një rast, një nga anëtarët e bandës qëlloi nga ballkoni i një banese pranë doganës në drejtim të ullishtës, duke vrarë një person pa asnjë motiv. Ai thjesht po testonte aftësinë në qitje te një njeri i pafajshëm.

26 Mars 2025, 21:48 Nga B.Z
Nga torturat te vrasjet për shënjestër, zbardhet seria brutale e
Foto ilustruese

TIRANË - Pas kryerjes së ritualit të 40-ave të vëllait të tij, Gazmendit, Eduart Peqini mbledh rreth 15 anëtarë të grupit dhe vendos të niset drejt Cërrikut për të eliminuar Arjan Toskën.

Me të hyrë në Cërrik, grupi i Arjanit, pasi sheh se po vinin kundërshtarët, qëllon në drejtim të tyre. Për disa orë, anëtarët e të dy grupeve, për shkak edhe të errësirës, kanë qëlluar kuturu. Nga përplasja me armë mbetën të vrarë dy anëtarë të grupit të “Mandelës”, mes të cilëve edhe nipi i Myzejen Peqinit, nënës së “Mandelës”.

Në orët e para të mëngjesit, grupi i Eduart Peqinit tërhiqet duke lënë pas viktimat. Arjan Toska i mban si trofe trupat e lënë në sheshin e betejës nga “banda e Mandelës” dhe refuzon kthimin e tyre.

Por “Mandela” vihet në lëvizje dhe rrëmben njerkun e Toskës, Petrit Kumrian. Ai e mban në një banesë, e cila ishte shtëpia dhe baza e bandës së Eduart Peqinit. Kumria u torturua për ditë me radhë në bodrumin e banesës. Por sërish Toska refuzoi kthimin e kufomave, duke e detyruar “Mandelën” të eliminojë njerkun e tij. Ai u dërgua në bregun e Shkumbinit nga Vladimir Peqini, Dashamir Bristi dhe tre persona të tjerë.

Ata hapën një gropë buzë lumit Shkumbin, ku e futën të gjallë. Më pas qëlluan me kallashnikov, duke e lënë të vdekur, dhe më pas mbuluan trupin.

Ka qenë një situatë kaotike, ku shumë krime, po t’i mendosh sot, janë të palogjikshme. Dhe ky brez që ka lindur pas ‘95-ës, po t’i dëgjojë, do të na thotë: ‘Nuk keni qenë njerëz që keni kryer këto veprime, sepse është gjithçka jashtë logjikës njerëzore’”, u shpreh avokati, Alban Qafa.

Pas këtyre ngjarjeve, “Banda e Mandelës” u shndërrua në tmerrin e zonës. Grupi nisi grabitjet ndaj qytetarëve. Ata dilnin në një postbllok në unazën e qytetit dhe në një tjetër postbllok në zonën e “Mirakës”, pranë tunelit.

“Grabitjet i bënin në tunelin e Mirakës, ku grabisnin furgona mallrash dhe pasagjerësh. Këta kanë pasur nivelin më të ulët të grabitjes, pasi grabisnin edhe portofolat e njerëzve”, u shpreh avokati, Alban Qafa.

Pas përplasjes me “Bandën e Cërrikut”, “Mandelat” u bënë të njohur në qytet për mënyrën agresive sesi operonin. Ata u përfshinë në dhjetëra krime të tjera. Grabitën qindra automjete dhe qytetarë, por organet ligjzbatuese arritën të zbardhnin vetëm një rast, duke lënë shumicën e grabitjeve të pazgjidhura.

I pandehuri D. L., i pamaskuar, u ka bërë shenjë viktimave të ndalonin dhe të zbrisnin nga makina, duke iu drejtuar armët. Dëshmitarët, të frikësuar, kanë zbritur nga makina, ndërsa i pandehuri D. L. i ka marrë nga xhepi Xh. P. 40.000 lekë dhe orën e dorës, ndërsa M. B. 70.000 lekë.

Përveç grabitjeve, banda kreu edhe dy vrasje të rastësishme ndaj personave me të cilët nuk kishin asnjë konflikt. Në një rast, një nga anëtarët e bandës qëlloi nga ballkoni i një banese pranë doganës në drejtim të ullishtës, duke vrarë një person pa asnjë motiv. Ai thjesht po testonte aftësinë në qitje te një njeri i pafajshëm.

Ndërkohë, një tjetër person u ekzekutua pasi nuk iu bind një postblloku të ngritur nga anëtarët e bandës, të cilët hapën zjarr mbi automjetin e tij./Top Channel

bandat e elbasanit vrasje seri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj