22 Gusht 2022, 12:36
Nga F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- Katër persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se H. T., 22 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”. Një tjetër është vënë në pranga për dhunë ndaj bashkëshortes. A. D., 38 vjeç, banues në Bathore, është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare. Ndërsa një 61-vjeçar me incialet A. P., u kap në Lushnje duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin në kërkim H. T., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në Vaqarr, pasi ka ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme ,ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin A. D., 38 vjeç, banues në Bathore, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin A. P., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
policia e tiranes
Aktualitet
22 Gusht 2022, 12:38
f.g
Njoftimi
TIRANE- Nga 1 shtatori të gjithë fermerët shqiptarë që mbjellin grurë në tokat e tyre duhet të aplikojn&eu...
Aktualitet
22 Gusht 2022, 11:42
A.B
Berat
BERAT- Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit ka krijuar radhë të gjatë trafiku. Në hyrje të qytetit është krijuar ...
Aktualitet
22 Gusht 2022, 11:34
A.B
Svetlana Timofoeva
TIRANË- Fiodor Mihailoviç, Svetlana Timofoeva dhe Mikhail Zorin, tre të huajt të cilët u kapën në u...
Aktualitet
22 Gusht 2022, 11:30
A.B
GJKKO
TIRANË-GJKKO ka shpallur moskompetencën për Bledar Zenelin, i cili u arrestua pak ditë më parë për nxitje të ...
Aktualitet
22 Gusht 2022, 11:08
A.B
Viktima, Vitore Pacuku
MIRDITË- Dy akuza janë ngritur ndaj 61-vjeçarit, Paulin Pacuku i cili një ditë më parë vrau nga...
Aktualitet
22 Gusht 2022, 10:52
A.B
TIRANË- Ditën e sotme qytetarët e kryeqytetit do të shohin spektakël në qiell. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në kuad...
Aktualitet
22 Gusht 2022, 10:17
A.B
Vitore Pacuku
MIRDITË- Kjo është Vitore Pacuku, gruaja e cila humbi jetën ditën e djeshme pasi u qëllua me armë zjarri t...
Aktualitet
22 Gusht 2022, 10:15
A.B
Momenti i arrestimit
TIRANË- Dy çiftet çeke që u kapën një ditë më parë në tunelet e uzinës s&eu...
Aktualitet
22 Gusht 2022, 10:00
A.B
TIRANË- Dy rastet e futjes në uzinat në Shqipëri nga persona me nënshtetësi të huaj, ka marrë vëmendjen e mediave...
Aktualitet
22 Gusht 2022, 09:32
A.B
Vitore Pacuku
MIRDITË- Arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën u qëllua ditën e djeshme për vdekje Vitore Pacuku ishte ...