LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga ulja e vlerës së gjobave tek heqja e postoblloqeve në akset kombëtare, zbardhen propozimet e PD për Kodin Rrugor

Po ashtu deputetët demokratë kanë propozuar heqjen e postoblloqeve në akset kombëtare të vendit dhe vendosjen e tyre vetëm me urdhër të drejtorit të Policisë në rast se ekziston ndonjë rrezik për rendin dhe sigurinë publike

18 Nëntor 2022, 14:18 Nga e.k
Nga ulja e vlerës së gjobave tek heqja e postoblloqeve në akset
Foto Ilustruese

TIRANË- Janë zbardhur propozimet e bëra nga deputetët e Partisë Demokratike në lidhje me ndryshimet në Kodin Rrugor. Kështu deputetët demokratë kanë kërkuar uljen e vlerës së gjobave me 50 përqind pasi sipas PD sot gjobat janë sa 6-shi i pagës minimale në vend. Po ashtu deputetët demokratë kanë propozuar heqjen e postoblloqeve në akset kombëtare të vendit dhe vendosjen e tyre vetëm me urdhër të drejtorit të Policisë në rast se ekziston ndonjë rrezik për rendin dhe sigurinë publike. Deputetët demokratë kanë propozuar që të sanksionohet në Kodin Rrugor që minimalisht  50 % e e posteve për parking në akset rrugore të jene publike e pa pagese. 

PËRMBLEDHJA E PROPOZIMEVE TË BËRA NGA GRUPI I PD

Propozohet ulja e vleres se gjobave me 50% te vleres se percaktuar ne KODIN RRUGOR aktual. Kjo per e qene ne perputhje me standartet Europinane. Sot kemi gjoba maksimale sa 6 fishi i pages minimale.Masa administrative me gjobë konsiston në pagesën e një shume parash ndërmjet një kufiri minimal dhe një kufiri maksimal të përcaktuar për çdo normë, gjithmonë brenda kufirit të përgjithshëm minimal me dyqind e pesëdhjetë lekë dhe kufirit të përgjithshëm maksimal me dyqind mijë lekë.

Propozohet heqja e sherbimeve policore stacionare (POSTOBLLOQET) ne te gjitha akset kombetare perfshire dhe zonat urbane .Punonjësit e Policisë së Shtetit, përfshirë të gjitha shërbimet, mund të ngrejnë postblloqe në rrugë vetëm në rast se ekziston një rrezik për rendin dhe sigurinë publike. Urdhëri për ngritjen e një postblloku merret nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit dhe duhet bëhet me shkrim. Urdhëri përmban një përshkrim të qartë të arsyeve për ngritjen e postbllokut. Cdo qytetari që ndalohet nga një postbllok, i lind e drejta të kërkojë të njihet me urdhërin për ngritjen e postbllokut, me përjashtim të rasteve kur kjo mund të cënojë kapjen e autorëve të një vepre penale.

Propozohet sanksionim ne KODIN RRUGOR qe minimalisht 50 % e e posteve per parking ne akset rrugore te jene PUBLIKE pa pagese. Numri i posteve për parkim publik pa pagesë ne te gjitha rruget duhet të jenë minimumi 50 % i numrti te posteve te parkingut me pagese. Gjithashtu bashkitë marrin masa për të garantuar zona parkimi pa pagesë për të gjithë banorët rezidentë pranë banesës së tyre.”. Percaktohet ne kod qe cdo qytetare eshte i lire qe ndryshimin e pronesise ta realizoje duke u paraqitur palet prane Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të bërë regjistrimin e ndryshimit të pronësisë ose të ndryshime të tjera.
Në rast ndryshimi pronësie të mjeteve rrugore ose në rastin kur u jepen në përdorim të tjerëve apo kur lidhen marrëveshje me të drejtë blerjeje, palët paraqiten pranë degës përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të bërë regjistrimin e ndryshimit të pronësisë ose të ndryshime të tjera. Për kryerjen e regjistrimit, mjafton prania fizike e palëve, dhe shprehja e lirë e vullnetit të tyre, pa pasur nevojë për një akt të shkruar. Në rast kur njëra apo të dyja palët janë në pamundësi fizike për të qenë të pranishëm, ata mund të përfaqësohen nga të tretë nëpërmjet një akti noterial përfaqësimi.

Për te gjithe qytetarët shqiptarë me banim jashtë shtetit ose të huajve që kalojnë nëpër Shqipëri me automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e importuara përkohësisht ose të reja nga fabrika të blera për eksportim, që kanë përmbushur formalitetet doganore, u lëshohet një leje qarkullimi me një kohëzgjatje maksimale 30-ditore nga 15 dite qe eshte aktualisht. Për automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e importuara përkohësisht ose të reja nga fabrika të blera për eksportim, që kanë përmbushur formalitetet doganore, kur duhet, dhe që i përkasin qytetarëve shqiptarë me banim jashtë shtetit ose të huajve që kalojnë nëpër Shqipëri, lëshohet një leje qarkullimi me një kohëzgjatje maksimale 30-ditore, duke përjashtuar ndonjë shtyrje të mundshme afati, si dhe një targë e veçantë njohjeje, siç përcaktohet në aktet në zbatim.

Pezullimi i lejedrejtimit, në rastet kur kundërvajtësi jep pëlqimin, konvertohet me pagesën e një shume që është sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur. Pezullimi i lejedrejtimit të lëshuar nga një shtet i huaj ose vendas, në rastet kur kundërvajtësi jep pëlqimin, konvertohet me pagesën e një shume që është sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur. Shpejtesia maksimale e qarkullimit ne autostrada te jete maksimumi 120 km/ore por duke ju referuar standarteve europiane dhe ne perputhje me standartet e projektimit te miratuar qe jane ne fuqi, Për të siguruar qarkullimin dhe mbrojtur jetën e njerëzve, shpejtësia maksimale nuk mund të kalojë 120 km/orë për autostradat, 90 km/orë për rrugët interurbane kryesore, 80 km/orë për rrugët interurbane dytësore e rrugët lokale interurbane dhe 40 km/orë për rrugët në qendrat e banuara.

Propozohet rritja e afatit te kohes se pageses se gjobes pa penalitet dhe me ulje 20 % te vleres nga 5 dite behet 10 dite

1. Të ardhurat nga masat administrative me gjobë për shkeljet e parashikuara nga nenet e këtij Kodi, paguhen nga kundërvajtësi brenda 10 ditëve nga dita që vendimi ka marrë formën e prerë me përjashtim të rasteve kur ky Kod parashikon gjobë në vend. Pas kalimit të këtij afati, për çdo ditë vonesë, paguhet 2 për qind kamatë deri në një muaj. Kur gjoba nuk paguhet ose nuk nxirret dot nga të ardhurat e shkelësit, për rastet e drejtuesit të mjetit me motor, bëhet ndalimi i mjetit deri në tre muaj dhe pas këtij afati bëhet shitja e mjetit me ankand, duke i dhënë diferencën në lekë shkelësit. 2. Në të gjitha rastet e parashikuara me gjobë, nëse arkëtimi i vlerës së gjobës nga kundërvajtësi bëhet brenda 10 ditëve nga dita që vendimi ka marrë formë të prerë, gjoba ulet me 20 për qind të vlerës.

partia demokratike kodi rrugor

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet