LIVE UPDATES
Aktualitet

Ngordhja e 4 mijë e 200 rosave, pronari: 5 punëtorë përfunduan në spital! Shërbimi veterinar nuk karantinoi zonën

Ndërkohë veterinerët e rrethit kanë vajtur në fermë dhe si fillim kanë dhënë një mjekim për shpendët të cilët ngordhnin në mënyrë masive çdo ditë.

16 Qershor 2022, 22:10 Nga DOSJA
Ngordhja e 4 mijë e 200 rosave, pronari: 5 punëtorë
Rosat e ngordhura

FIER- Ardian Daiu, pronari i fermës, tregoi për Fiksin se dyshonte se ishte grip shpendësh, dhe për këtë kërkon që të thuhet e vërteta. Ndërkohë veterinerët e rrethit kanë vajtur në fermë dhe si fillim kanë dhënë një mjekim për shpendët të cilët ngordhnin në mënyrë masive çdo ditë.

Të gjendur para kësaj situate, ata kanë kërkuar ndihmën e fshatarëve që të mjekonin shpendët e sëmurë, ç’ka ka bërë që 5 prej tyre të përfundojnë në spital me temperaturë të lartë, njëri prej të cilëve i kthyer nga spitali tregon për gazetarët simptomat, “U sëmurëm të gjithë ne që mjekuam rosat, shkuam 5 veta me temperaturë të lartë deri në 40 gradë, qëndruam në spital për 2-3 ditë” thotë njëri prej punëtorëve.

Përballë ngordhjeve masive, veterinerët bashkë me fshatarët dhe pronarin e fermës kanë bërë groposjen e shpendëve ngjitur me rezervuarin ku mbarështohen peshq, duke hapur gropa të vogla me lopatë dhe duke groposur kadavrat. Kur kishin mbetur vetëm 50 krerë nga 4200 atëherë veterinerët vendosën të analizojnë shpendët dy të ngordhur dhe dy të gjallë për të kuptuar arsyen e ngordhjes.

Kështu, në një fermë për 10 ditë me radhë, dhe pse kishte ngordhje masive, nuk u pa e arsyeshme analizimi, por u kërkua ndihma e fshatarëve për groposje, duke lejuar të hynte kush të donte në një fermë që kishte një sëmundshmëri të paidentifikuar, dhe duke u rrezikuar kështu banorët.

Pra ferma u la e pakarantinuar, dhe groposjet u bënë pa protokolle. Veterinerët e zonës, të cilët kanë qenë në terren që në fillim shfajësohen se e kishin të pamundur që 2 persona të mjekonin një numër aq të madh shpendësh. Dhe se për të gjithë situatën kanë lajmëruar eprorët e tyre.

Këta të fundit, specifikisht kryeveterineri i Qarkut Fier, Andon Çuko, pranoi dështimin në menaxhimin e situatës. Ai tha se nuk duhej të lejohej askush të hynte në zonë, përveç shërbimit veterinar, ndërkohë sqaron se edhe groposja nuk është bërë siç duhet ndaj do i zhgroposin dhe rigroposin sërish.

Sapo gazetarët e Fiksit u larguan , shpendët u rigroposën në një gropë e cila këtë herë hapet me fadromë dhe larg rezervuarit. Ndërkohë përgjigja e analizave nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë u dha pas 9 ditësh, edhe kjo përgjigje doli pasi vajti Fiksi. Shpendët dolën të sëmurë me salmonelë duke përjashtuar gripin e shpendëve. Emisioni investigativ Fiks Fare kërkoi përgjigje nga Ministria e Bujqësisë për situatën , duke kërkuar përgjigje specifike nëse ministria ishte në dijeni të situatës , kur ishte njoftuar zyrtarisht , a u respektuan protokollet në groposje, përse nuk u karantinua ferma?

Përse u bë zhvarrosje dhe rigroposje e shpendëve të ngordhur? E mbi të gjitha kush gaboi?

Në përgjigjen e saj, Ministria e Bujqësisë pohon se zona është karantinuar që në fillim , ndërkohë që Fiksi faktoi me pamje që nuk kishte karantinim. Më pas në këtë përgjigje thuhet se groposja është bërë sipas protokollit dhe nuk përmenden zhgroposjet e më pas rigroposjet. Pra ministria nuk di se çfarë ka ndodhur në terren, por vetëm flet në bazë të letrave pa bërë kontrolle.

Marrë nga TOPChannel

ardian daiu 4200 rosa te ngordhura

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet