LIVE UPDATES
Aktualitet

GRUPET në qytete/ Lala flet me emra: Vrasja e Sadikajt ishte MESAZH, Dumani, maja e ajsbergut

Përmendi emrat e bandave që i drejtojnë ato. 

16 Qershor 2022, 21:18 Nga F.M
GRUPET në qytete/ Lala flet me emra: Vrasja e Sadikajt ishte MESAZH,
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me grupet kriminale në Shqipëri e jo vetëm. E ftuar në "Të paekspozuarit", Lala tregoi se atentati ndaj Aleksandër Sadikajt u bë me qëllim në një zonë të populuar, për të përcjellë një mesazh. Lala renditi më pas qytetet me aktivitet kriminal më të lartë në Shqipëri dhe përmendi emrat e bandave që i drejtojnë ato. 

Pjesë nga biseda në studio: 

Klodiana Lala: Ngjarja më e fundit është atentati mafioz i Aleksandër Sadikaj. Një personazh edhe i panjohur për policinë, kishte qenë emigrant në Greqi. Në automjetin e tij është përdorur rreth gjysmë kg tritol. Është e rëndë sepse ka ndodhur në një rrethrrotullim që ka qarkullim shumë të madh dhe ngjarja ka krijuar shumë panik dhe pasiguri. Krimi është bërë shumë radikalë, shumë i ashpër. Ata që e kanë ekzekutuar kanë treguar shumë mllef dhe kanë përçuar mesazh. Është krijuar një klimë terrori te qytetarët. Një ngjarje tjetër që duhet ndarë ka qenë atentati me eksploziv ndaj Preng Gjinit, afro një vit e gjysmë më parë. Ai arriti të mbijetojë. Ishte përplasje mes dy fiseve, Gjini dhe Reçi. Një tjetër ngjarje, që ka patur përgatitje shumë të madhe, Mond Cekiçi. Nga mënyra si është ekzekutuar. Kemi disa qytete problematike, Tirana mban vendin e parë sepse ndërthur shumë interesa. Elbasani ka patur kohët e fundit një seri ngjarjesh. Durrësi ka një kriminalitet të shtuar. Ka patur atentate mafioze. Më i fundit ishte vrasje e një personazhi me nofkën Maneci. Është mbyllur goja e një prej njerëzve që mund të jepte të dhëna për shumë ngjarje, që nga vrasja e Skerdilajd Konomit. Një tjetër ngjarje, atentati me snajper ndaj Ardian Capjes. Ai ishte në kulmin e luftës politike, pati atentat në distancë. Kemi edhe atentatet në Nikël. Kemi patur Mariglen Hakën. Është qëlluar me 100 plumba. Mbijetoi dhe për fat të keq u vra halla e tij, Shpresa Basha, një viktimë totalisht kolaterale. I mbijetoi një atentati të dytë pak ditë më parë në Nikël. Në Fier, është Demir Backa. E kam konsideruar vrasjen e tij, si një çekuilibrim të botës së krimit. Rasti i fundit, Bardhok Pllanaj. Mbështeste politikën, një kandidat të LSI. Kishte qenë ekuilibrues mes grupeve në Shkodër. Vrasja e tij ka hapur një kalvar hakmarrjesh. Mendohet se të gjithë zanafillën e ka në Nikël.

Ylli Rakipi: Cilat janë bandat që e zotërojnë Shqipërinë? Ku operojnë ato? A ka bashkëpunim të krimit me shtetin?

Klodiana Lala: Kemi në Elbasan disa grupe tradicionale. Grupi Capja i njohur historikisht. Kundërshtarët e tij, grupi ku merr pjesë edhe Suel Çela. Në Elbasan kohët e fundit, dolën në pah dy grupe të reja. Grupi Alibej që ka qenë shumë radikalë dhe grupi Copja, me bazë në Dubai, kundërshtarët e tyre. Në Tiranë, janë aq të ndërthurur, janë me palë politike. Për shumë grupe, jam në pamundësi për të folur. Kam të dhëna që operojnë, por nuk ka dokument zyrtar që të më mbrojë ligjërisht. Me cfarë kam parë, janë 3-4 personazhe të botës së krimi edhe brenda burgjeve, që po shtrijnë influencën në tendera dhe koncesione. Në Durrës kemi patur grupin e Lulzim Berishës, të Plarent Dervishës, grupi i atij që njihet si Rrumi. Kemi grupin Avdylaj me ndikim politik, shitblerje votash. Po të shkojmë në Nikël, Kemi Durim Bamin, më herët Enver Stafukën, Mariglen Hakën. Vlora, ata që janë krerët e grupeve nuk rrinë në Vlorë, por në Spanjë dhe në Amerikën Latine.

Ylli Rakipi: Cfarë na treguan rrëfimet e Nuredin Dumanit?

Klodiana Lala: Dumani na dëshmoi se nëse më përpara një grup kriminal kishte një krah të djathtë të armatosur, Dumani na tregoi se grupe kriminale kishin pajtuar një skuadër vrasësish dhe e kalonin sat ek njëri dhe tjetri. Na tregoi gjithashtu që bënin vrasje dhe shkatërronin makinat në servise. Na tregoi që për të eleminuar kundërshtarët, Martinaj përshembull, për vrasjen e Indrit Doklen, i kishte dhënë Dumanit 500 mijë euro. Nuredin Dumani është vetëm maja e ajsbergut. Ka shumë emra, shumë personazhe.

klodiana lala nuredin dumani aleksander sadikaj

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë