16 Qershor 2022, 20:19
Nga F.M
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) a sqaruar se urdhri për ndalimin e publikimit të dëshmive të bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, i adresohet vetëm një gazetari. Bëhet fjalë për gazetarin Elton Qyno, i cili sipas SPAK ka publikuar disa te dhëna sekrete, që shkonin përtej vendimit të gjykatës me objekt caktimin e masave të sigurimit personal. SPAK shton se po kryen te gjitha veprimet hetimore të nevojshme për të sqaruar rrethanat në të cilat informacioni hetimor sekret është transmetuar tek personat që më pas e kanë publikuar atë. Në njoftim thuhet gjithashtu që informimi i opinionit publik nuk mund dhe nuk duhet të cënojë një hetim të filluar.
Njoftimi:
Urdhri i SPAK
Nisur nga interpretimet e bëra në media, lidhur me urdhrin e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, datë 14.06.2022 ‘’Për ruajtjen e sekretit, ndalimin e publikimit të akteve dhe përmbajtjes së tyre’’ sqarojmë se ; Ky urdhër i është komunikuar në datën 16.06.2022 gazetarit E.Q, kundrejt nënshkrimit për marrjen dijeni, pasi gazetari ka publikuar disa te dhëna sekrete, që shkonin përtej vendimit të gjykatës me objekt caktimin e masave të sigurimit personal ‘’arrest në burg’, në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 dhe që në përputhje me nenin 295/a/4 të Kodit Penal përbëjnë akte sekrete të procedimit penal nr.75/2022.
Sqarojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, këtë urdhër ia ka adresuar vetëm një gazetari dhe për arsyen konkrete të sipërcituar. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kryen te gjitha veprimet hetimore të nevojshme për të sqaruar rrethanat në të cilat informacioni hetimor sekret është transmetuar tek personat që më pas e kanë publikuar atë, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë të personit/personave që ka/kanë nxjerrë sekretin hetimor. Ne mirëkuptojmë interesin e mediave për informimin e opinionit publik, por ky interes nuk mund dhe nuk duhet të cënojë një hetim të filluar dhe as sigurinë publike apo individuale të personave emrat e të cilëve janë përmenduar gjatë hetimit, i cili vazhdon.
Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim. Sot SPAK lëshoi një urdhër përmes të cilit ndalon gazetarët që të publikojnë rrëfimet e Dumanit. Në të kundërt, gazetarët rrezikojnë deri në 5 vite burg. Dosja.al bëri një thirrje publike dhe ftoi kolegët që të bashkëpunojmë në publikimin e çdo rrëfimi të bashkëpunëtorit të drejtësisë.
urdhri i spak per gazetaret nuredin dumani
Aktualitet
16 Qershor 2022, 20:10
F.M
Ekuador
EKUADOR- Prezenca e mafias shqiptare në Ekuador është bërë mjaft shqetësuese. Mediat lokale shkruajnë se rritja ...
Aktualitet
16 Qershor 2022, 19:54
I.A
Makina e djegur
TIRANË- Një makinë është djegur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Mës...
Aktualitet
16 Qershor 2022, 20:00
F.M
Foto Ilustruese
ELBASAN- Një shtëpi në Elbasan është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme. Si pasojë ezjarrit mës...
Aktualitet
16 Qershor 2022, 19:51
F.M
Shqiptari i vrarë në Gjermani
GJERMANI- Një 24-vjeçar shqiptar është vrarë këtë pasditë në Gjerman...
Aktualitet
16 Qershor 2022, 19:31
F.M
Nuredin Dumani
TIRANË- Nuredin Dumani, bashkëpunëtori i drejtësisë ka rrëfyer se kishte marrë urdhër për t&eum...
Aktualitet
16 Qershor 2022, 19:22
I.A
Foto Ilustruese
GJIROKASTËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër. Mësohet se një kami...
Aktualitet
16 Qershor 2022, 19:18
I.A
Gledis Nano
KORÇË- Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano ka paralajmëruar drejtuesit në...
Aktualitet
16 Qershor 2022, 19:03
I.A
Pamjet nga protesta
TIRANË- Fotot e mëposhtme janë nga protesta e sotme në Tiranë. Qytetarët janë mbledhur para kry...
Aktualitet
16 Qershor 2022, 19:02
I.A,F.M
Elton Qyno
TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka komentuar urdhrin e SPAK për gazetarët, që nëse nëse publikojnë dësh...
Aktualitet
16 Qershor 2022, 19:02
I.A,F.M
Dorian Matlija
TIRANË- Avokati Dorian Matlija ka komentuar urdhrin e SPAK për gazetarët, që nëse nëse publikojnë d&...