LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Një ditë do bëj diçka dhe do bëhem i famshëm’/ Fqinjët dhe miqtë tregojnë jetën e Gert Shehut, djalit që nuk trazonte njeri: Ndonjëherë e vinin në lojë

I bindur se shoku i tij jetonte në kushte aspak të mira ekonomike, i riu kujton se Gerti nuk ishte as trafikant dhe as shpërndarës droge.

7 Dhjetor 2022, 15:43 Nga k.m.
‘Një ditë do bëj diçka dhe do bëhem i
Gert Shehu dhe Sali Berisha

TIRANË- ‘Quhem Gerti dhe nuk kam për të thënë asgjë tjetër”.

Në përpjekjet për të mësuar e për t’u bindur nëse 31-vjeçari nga Tirana e goditi ish-kryeministrin Sali Berisha për shkak të problemeve mendore, apo është shtyrë nga dikush tjetër, komisariati numër 1 ka tentuar disa herë që të shkëpusë prej tij një deklaratë.

Por kjo ka qenë e pamundur. Gati në kufijtë e një dështimi. I filmuar teksa qëllon me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha, ai thotë se do flasë në një moment tjetër. Në këto kushte, siç bëjnë me dije burime të policisë pranë Gazetasi.al, çështja për Gert Shehun,  banues në rrugën “Shyqyri Ishmi”, është marrë nga Drejtoria Qendrore e Tiranës. Mes dhjetëra veprimeve të kryera gjatë orëve të pasdites së të martës dhe të kësaj të mërkure, agjentët janë urdhëruar të kontaktojnë me këdo që e njeh të riun e prangosur, kontaktet e tij dhe deri më tani po vrojtohet çdo lëvizje e tij e para dhjetë ditëve më parë.

“Nuk mund të themi nëse i dyshuari është shtyrë nga dikush apo ky është një veprim tërësisht i tij”, - deklaron në kushtet e anonimitetit një nga anëtarët e grupit të hetimit në selinë e policisë vendore.

Sipas tij, deri më tani agjentët raportojnë se Gert Shehu nuk njihej si problematik, as si sulmues individësh.

“Kjo është dilema që na bind se dikush mund ta ketë inspiruar dhe të ketë përdorur natyrën e tij introverte”, tha zyrtari, sipas të cilit fakti që i riu ishte i mbyllur dhe nuk krijonte incidente, do të thotë se ky shpërthim i beftë ndaj një politikani dhe në një protestë, mund të ketë shtyrës të panjohur.

Por nga ana tjetër, fakti që Gert Shehu është një shtetas i skeduar në fushën e narkotikëve për ngjarje të mëhershme, e rëndon situatën e tij. Ashtu siç edhe një shkresë e shpërndarë nga e ëma, në të cilën vërtetohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

I rritur në katin e parë të një pallati të vjetër, në të cilin hyrja është përmes një porte gri, 31-vjeçari njihet në lagje si një djalë që nuk trazonte askënd.

“Kaloi dje dhe më tha: ‘O xhaxh, do më japësh një cigare’”,- shprehet njëri nga banorët që e kujton djalin si të mbyllur.

Të tjerët që rrinin me të poshtë pemëve në disa karrige, janë bashkëmoshatarë me të.

“S’ka mundësi që Gerti ta ketë bërë këtë gjë i porositur nga dikush, kushedi çka bluar në kokë”, - thotë njëri nga  shokët e tij.

I bindur se shoku i tij jetonte në kushte aspak të mira ekonomike, i riu kujton se Gerti nuk ishte as trafikant dhe as shpërndarës droge.

“Lexon kështu nëpër portale që Gerti ishte kështu e ashtu. S’janë të vërteta. Gerti ishte një djalë i drejtë, nuk ngatërrohej me askënd. Jetonte e vishej me rroba të përdorura. Ishte i ndershëm dhe as i skeduar dhe as informator policie. Ç’janë këto që thoni?”, -  dëshmon për Gazetasi.al një tjetër i njohur i të arrestuarit që po hetohet nga policia për goditje për shkak të detyrës.

I riu këmbëngul se shoku i tij ishte braktisur, punonte si shpërndarës me motor dhe ishte i varfër.

“Nuk vidhte, nuk përzihej, ndonjëherë e vinin në lojë, por është e dhimbshme çfarë ka ndodhur me të”, - tregon një nga gratë në lagje.

Në fakt, 31-vjeçari jetonte mes zërit të imamit që fton besimtarët në falje dhe zërit të shitësve që thërrasin “u hap thesi për rroba”.

Banorët tregojnë se i ati ishte larguar në SHBA dhe ai ishte fëmijë i vetëm. E ëma inxhiniere ndërtimi, mundohej të nxirrte të ardhurat për të jetuar e po kështu për të garantuar ilaçe për të birin.

Gazetasi.al u përpoq të kontaktonte me nënën e të arrestuarit, e cila nuk u përgjigj në telefon.

“Një ditë më tha që do bëj diçka për t’u bërë i famshëm. Nuk e kuptova, por rrinte i menduar, shkonte në xhami punonte, ndonjëherë këta gringot me lekë talleshin me të, por ai, i mbyllur siç, ishte iu përgjigjej, disa e xhironin kur fliste. Kishte probleme, por kurrë s’kam pasur frikë prej tij”, - thotë për Gazetasi.al një grua që e njeh fare mirë familjen e tij.

Sipas saj, sulmi që kreu Gerti nuk është asgjë tjetër, veçse veprim i një djali që vuante nga probleme të shëndetit mendor, por mbi të gjitha të një të riu që punonte, bullizohej nga të tjerët përmes videove dhe nuk ia kishte dalë që të mbijetonte si bashkëmoshatarët e tij.

“A ka mundësi që dikush ta ketë përdorur”, - e pyeti Gazetasi.al? Ai nuk pinte alkool, nuk ishte i dhunshëm, ndoshta ndonjë i ka folur shpesh dhe ai ka vendosur befas të bëjë këtë veprim, duke sulmuar liderin e demokratëve”./GazetaSi

gert shehu sali berisha dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen