Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zaçaj u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë dhe të pakontestueshme, duke nënvizuar se kërkimi i një opinioni nga Komisioni i Venecias duhet të realizohet përpara marrjes së një vendimi nga Gjykata Kushtetuese, dhe jo më pas si një mënyrë për të vënë në diskutim qëndrimet e saj.
TIRANA- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në një deklaratë publike ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional mes Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias, por ka sqaruar se ky bashkëpunim duhet të ndodhë në kohën e duhur dhe pa cenuar autoritetin e gjykatës.
Zaçaj u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë dhe të pakontestueshme, duke nënvizuar se kërkimi i një opinioni nga Komisioni i Venecias duhet të realizohet përpara marrjes së një vendimi nga Gjykata Kushtetuese, dhe jo më pas si një mënyrë për të vënë në diskutim qëndrimet e saj.
“Një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është një dekor institucional. Konventa evroapine për të drejtat e njeriut është dokument unik që pasqyron vlerat e demokracisë evropiane. Ajo është kthyer në trashëgimi sepse afirmon për lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Në 1995 Shqipëria u bë anëtare e Këshllit Evropian dhe një vit më vonë ratifikuam konventën kombëtare për të drejtat e njeriut. Nga aktet e para në këtë drejtim, ishte shfuqizimi i dënimit me vdekje, që plotësoi një angazhim juridik dhe politik të Shqipërisë.
Kushtetua e Shqipërisë, e bën pjesë të brendshme konventën, sepse ajo barazohet me vetë Kushtetutën, sepse në asnjë rast këto kufizime nuk mund të tejkalohen nga ato që ka parashikuar konventa. Standardet dhe parimet e elaboruara dhe nga komisioni Venecias, plotësojnë dhe projektojnë sistemit tonë juridik. Janë garanci për mbrojten e lirive themelore.
Komisioni i Venecias ka qenë një partner i çmuar për Gjykatën Kushtetuese. Partneriteti nuk është një marrëdhënie mësues nxënës, është dialog midis të barabartëve. Kur Gjykata Kushtetuese kërkon opinion nga Komisioni i Venecias nuk kërkon leje dhe nuk cedon sovranitet. Komisioni i Venecias ka qenë udhërrëfyes duke ndihmuar vendimmarrjen, edhe përmes standardeve dhe parimeve të elaboruara. Kodisis, baza e të dhënave të Komisionit të Venecias, nuk është thjeshtë një bibliotekë digjitale, është dëshmia se drejtësia kushtetuese flet një gjuhë universale.
Megjithatë procesi konsultativ me Komisionin e Venecias nuk mund të përdoret për të shmangur vendimet e GJK që janë përfundimtare, dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit., Kërkimi i një opinioni këshillimor duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si mjet për të kontestuar një vendim të dhënë. Kjo është themelore për të respektuar ndarjen e pushteteve, Gjykata Kushtetuese nuk është dekorative, është arbitër i lojës demokratike. Kushtetuta nuk është pronë e politikave, është kontratë me qytetarin. Të drejtat dhe liritë themelore nuk mbrohen sepse njihen nga shteti, ata janë universale dhe duhet të respektohen nga të gjithë pa përjashtim”, tha Holta Zaçaj./ Dosja.al
TIRANË- Gjykata Kushtetuese cakton datën 11 nëntor për shqyrtimin e kërkesës së Nauerda Llagami, kandidate për anë...
Foto ilustruese ABU DABI- Altin Sinomati, i dyshuar si porositësi i ekzekutimit të Selavdi Shehajt, të njohur me nofkën “Passerot...
foto ilustruese TIRANË- Aktivisti Gentian Sejrani ka publikuar urdhërin për bllokimin e mjeteve elektrike, ku vihet re se ai ende ...
Foto ilustruse ITALI- Hekuran Cumani ishtë një i ri 23-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili jetonte prej vitesh në shtetin ...
TIRANË- Top Channel ka siguruar audion gjatë mbledhjes së posaçme të gjyqtarëve, e cila është fshehur nga procesverb...
TIRANË- Një raport i prezantuar nga organizata Albanian Women in Audiovisual (AWA) nxori në pah shqetësimin se gjuha e urrejtjes me baz&eu...
Astrit Kalaja TIRANË- Arma e fshehur aktivizoi alarmin e detektorit të metaleve kur 30-vjeçari Elvis Shkambi hyri në godinën e ...
Lorenc Hysa ANGLI- Mediumi britanik Daily Mail i ka kushtuar një artikull 32-vjeçarit shqiptar Lorenc Hysa, i cili i ka shpëtuar depo...
DURRËS- Në një nga kalatat e portit të peshkimit në Durrës takojmë Hasan Ebifin, një egjiptian që jeton prej gati...
Mariela, Antonela Berisha dhe Klea Prenga TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar ditën e sotme me 3 vite burg Marinela Berishën ...