LIVE UPDATES
Aktualitet

Një vit nga shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc/ Kosova e cilësoi akt terrorist dhe akuzoi Serbinë: Ende pa aktakuzë e përgjegjësi

Shpërthimi ndodhi më 29 nëntor, 2024. Kosova e cilësoi atë si një akt terrorist dhe akuzoi Serbinë për organizimin e tij, por Beogradi i mohoi këto akuza.

25 Nëntor 2025, 14:45 Nga M.L

Një vit nga shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc/ Kosova e

Një vit pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc, në fshatin Varragë në pjesën veriore të Kosovës, rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësit e saj mbeten ende të paqartë.

Shpërthimi ndodhi më 29 nëntor, 2024. Kosova e cilësoi atë si një akt terrorist dhe akuzoi Serbinë për organizimin e tij, por Beogradi i mohoi këto akuza.

Pas incidentit, SHBA-ja deklaroi se nuk ka prova që lidhin drejtpërdrejt Beogradin me shpërthimin dhe se është herët për të nxjerrë përfundime, por konfirmoi se në hetime janë përfshirë edhe agjentë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).

Prokuroria Speciale e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se rasti i shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc është ende nën hetim dhe se nuk mund të japë detaje për të.

Për Ehat Miftarajn, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, është e rëndësishme që hetimi të jetë profesional dhe i bazuar në prova, “për të siguruar që ata që e kryen këtë akt të dhunshëm, të ndiqen penalisht”.

Radio Evropa e Lirë pyeti edhe Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd nëse po zhvillon hetime, pasi kryeprokurori Nenad Stefanoviq tha më herët se pret “një hetim gjithëpërfshirës për të zbuluar të vërtetën dhe të gjitha faktet relevante”, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

SHIKONI EDHE:Ku fillon e ku mbaron kanali i Ibër–Lepencit?
Ngjashëm, as Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it nëse është i informuar për detajet e hetimit, nëse ka pasur kërkesa për bashkëpunim mes Kosovës dhe Serbisë dhe nëse pritet së shpejti ngritja e ndonjë aktakuze.

Përndryshe, sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit e dënuan vendet perëndimore, BE-ja dhe NATO-ja, të cilat kërkuan sqarimin e plotë të rrethanave dhe nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës.

Çfarë është Ibër-Lepenci?

Ndërmarrja Hidroekonomike Ibër-Lepenc, me seli në Prishtinë, është një ndërmarrje që furnizon me ujë të papërpunuar industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë, si dhe prodhon energji elektrike nga hidrocentrali i Ujmanit.

Sipas faqes zyrtare të kësaj ndërmarrjeje, kompania është themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës më 28 shkurt, 1967.

Ndërtimi i këtij sistemi u bë në dy faza: Faza e Ibrit, e cila përfundoi më 1986, dhe faza e Lepencit, e cila nuk u realizua.

Kjo ndërmarrje sot është shoqëri aksionare, 100% në pronësi të Qeverisë së Kosovës.

Çfarë dihet?

Ajo që dihet deri më tani është se autoritetet e Kosovës kanë arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për lidhje me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc dhe kanë sekuestruar armë dhe eksplozivë.

Megjithatë, vetëm Dragisha dhe Jovan Viçentijeviq janë dërguar në paraburgim.

Miftaraj thotë për Radion Evropa e Lirë se vëllezërit Viçentijeviq ndodhen që një vit në paraburgim dhe se prokuroria duhet të jetë më efikase në punën e saj.

“Prokuroria duhet ta trajtojë këtë rast si prioritar, edhe pse ende është brenda afatit ligjor prej dy vjetësh për zhvillimin e hetimeve”, thekson ai.

Portali “Betimi për Drejtësi”, që monitoron rregullisht proceset gjyqësore në Kosovë, raporton se Prokuroria Speciale e Kosovës e ngarkon Dragisha dhe Jovan Viçentijeviqin me veprat penale të terrorizmit, cenimit të rendit kushtetues dhe sigurisë publike, sepse ka dyshime të bazuara se ata e kanë dëmtuar qëllimisht kanalin Ibër-Lepenc me eksplozivë.

Autoritetet dhe Policia e Kosovës kanë thënë më herët se janë përdorur rreth 20 kilogramë eksplozivë për të hedhur në erë kanalin dhe se ky ishte sulmi më serioz ndaj infrastrukturës kritike të vendit në periudhën pas luftës.

Dëmi i shkaktuar është vlerësuar në rreth 400 mijë euro.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë për Radion Evropa e Lirë se, sipas burimeve të tij, hetimi i rastit mund të zgjasë më gjatë, për shkak se bëhet fjalë për një “rast të ndërlikuar”.

“Nuk është e sigurt nëse hetimi do të përfundojë me një gjykim publik dhe nëse bëhet fjalë apo jo për një sulm terrorist ndaj infrastrukturës kritike. Ka dilema nëse hetimi do t’i zbulojë të gjitha rrethanat. Organet e drejtësisë në Kosovë kanë qenë të hapura për bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, me partnerët tanë strategjikë nga SHBA-ja”, thotë Ibishi.

Narrativi i politikanëve dhe akuzat e ndërsjella

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë më herët se pas sulmit qëndron ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Radoiçiq mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023, kur u vra një polic i Kosovës, ndërsa në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti - tani në detyrë - tha se ka informacione të inteligjencës se shteti i Serbisë ishte përgjegjës për financimin, planifikimin dhe logjistikën e sulmit në Ibër-Lepenc.

Por, ambasadori i atëhershëm amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se SHBA-ja “nuk sheh asnjë provë që çon drejt Beogradit” lidhur me këtë rast.

Ndërkohë, ambasadori i atëhershëm amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, konfirmoi se agjentë të FBI-së janë të përfshirë direkt në hetime.

Ai theksoi se është ende herët të thuhet se kush është përgjegjës, por shtoi se nuk duhet përjashtuar “asnjë grup apo shtet”.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Departamentit amerikan të Shtetit me pyetjen nëse FBI-ja vazhdon të jetë e angazhuar në hetim dhe nëse ka arritur ndonjë rezultat, por nuk mori përgjigje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është më pak e rëndësishme se kush e ka kryer sulmin dhe më e rëndësishme se kush qëndron pas tij.

Ai e ka përjashtuar mundësinë që Rusia të jetë përgjegjëse dhe ka shprehur gatishmërinë e Beogradit për të bashkëpunuar me të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare në hetimin e rastit.

Sipas tij, nëse rezulton se një person me kombësi serbe që gjendet në territorin e Serbisë, është përgjegjës, ai “do të arrestohet menjëherë”.

Vuçiq ka thënë, gjithashtu, se ka disa informacione se kush mund të jetë autori, por nuk ka dhënë detaje.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua edhe Presidencës së Serbisë për të sqaruar deklaratën e Vuçiqit dhe për të pyetur nëse Serbia është duke bashkëpunuar me institucionet ndërkombëtare apo ato të Kosovës në hetime, por nuk mori përgjigje.

Asnjë bashkëpunim ligjor
Kosova dhe Serbia nuk kanë asnjë bashkëpunim në fushën e drejtësisë. Ato i krijojnë kontaktet ose i dërgojnë kërkesa njëra-tjetrës vetëm përmes EULEX-it.

Miftaraj beson se Serbia është ajo që po shmang bashkëpunimin, jo vetëm në rastin e shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc, por edhe në raste të tjera.

Profesoresha e pensionuar e drejtësisë nga Beogradi, Vesna Rakiq-Vodineliq, i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se Serbia ka shumë të ngjarë ta refuzojë bashkëpunimin me Kosovën, sepse beson se, në rast të bashkëpunimit, do të pranonte një marrëdhënie që do t’i ngjante asaj mes dy shteteve.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008, dhe e konsideron atë pjesë të territorit të saj.

Në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, dy vendet kanë arritur një marrëveshje për gjyqësorin, me të cilën Beogradi është zotuar se do të pranojë juridiksionin e gjyqësorit të Kosovës në komunat me shumicë serbe.

Megjithatë, bashkëpunimi juridik mes dy shteteve nuk është realizuar kurrë në praktikë.

Si është situata e sigurisë?
Ibishi thotë se ekziston rreziku i një “lufte hibride”, me pjesëmarrjen e institucioneve shtetërore serbe.

Ai nuk beson se siguria në terren mund të rrezikohet seriozisht, për shkak të pranisë së misioneve ndërkombëtare të NATO-s dhe BE-së.

“Organet ndërkombëtare dhe të brendshme të sigurisë janë gjithmonë në gatishmëri për të parandaluar çdo mundësi përshkallëzimi”, thotë ai.

Por, shton se ata që merren me situatën e sigurisë, duhet të jenë më të kujdesshëm në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh se janë shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se ekziston një situatë e paqëndrueshme politike, me të cilën dikush “mund të abuzojë”.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u planifikuan për datën 28 dhjetor, pasi Lëvizja Vetëvendosje, e cila fitoi më shumë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, dështoi ta formonte Qeverinë e re, përkundër dy përpjekjeve.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka përsëritur disa herë gjatë vitit të kaluar se është gati të përballet me çdo përpjekje për destabilizim/ REL

kanali ibër-lepenc

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!