LIVE UPDATES
Aktualitet

Një “Zecchino d’oro” për vajzën shqiptare

Mediat italiane theksuan se vogëlushja vjen nga Monza dhe se, sipas rregullores së konkursit, vlerësimi i shkon autorëve të këngës, Francesco Marruncheddu dhe Lodovico Saccol.

7 Dhjetor 2025, 11:00 Nga E.d
Një “Zecchino d’oro” për vajzën shqiptare
Emma Dakol

Emma Dakoli, 9 vjeç, u shpall mbrëmjen e së dielës fituese e edicionit të 68-të të “Zecchino d’oro”, një festival historik i këngës për fëmijë që zhvillohet në Bolonja. Mediat italiane theksuan se vogëlushja vjen nga Monza dhe se, sipas rregullores së konkursit, vlerësimi i shkon autorëve të këngës, Francesco Marruncheddu dhe Lodovico Saccol. Florian Dakoli, i ati i Emës, i tha BIRN se familja e tij nga Durrësi banon prej vitesh në Monza, aty ku ka lindur edhe Emma. “Unë punoj në një firmë logjistike transporti, ndërsa ime shoqe, Mimoza, në administratën e universitetit”, tha ai.

“Zecchino d’Oro” është një festival historik italian i këngës për fëmijë, i themeluar në vitin 1959 dhe i zhvilluar çdo vit në Bolonja nga instituti Antoniano. Ai konsiderohet një nga evenimentet më prestigjioze për muzikën e fëmijëve në Europë, ku këngë të reja të kompozuara posaçërisht për fëmijët interpretohen nga vogëlush të përzgjedhur nga e gjithë Italia. Festivali njihet për vlerat edukative, traditën shumëvjeçare dhe ndikimin e tij të gjerë kulturor.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë, më 1 janar 2014 në Itali banonin 502,546 banorë me origjinë nga Shqipëria. Tani, me siguri janë më shumë. Pjesa dërrmuese janë integruar dhe tashmë përbëjnë një faktor mjaft pozitiv në jetën e Italisë.n Por përse Ema e vogël është paraqitur nga mediat si italiane? Pse nuk flitet për prindërit e saj shqiptarë? “Nuk na pyeti njeri se nga jemi ne, familjarët,” shfajësohet Floriani gjatë bisedës telefonike me BIRN.

Pastaj flet me dashuri prindërore për të bijat: “Mia, më e vogla, është 4 vjeç, ndërsa Emës do t’i festojmë ditëlindjen, 10 vjeç, më 1 janar, pas një muaji”. “Emës i pëlqen shumë të këndojë e të pikturojë, e çojmë edhe në pishinë,” vazhdoi Floriani.

“Ne përpiqemi që ajo të mësojë, e pastaj të tjerat,” shtoi ai me humor, ndërsa theksoi se “kjo është marrëveshja që kemi së bashku.” Floriani, 44-vjeçar, bashkë me të shoqen, Mirandën, bëjnë gjithçka për vajzat, por nuk i ndjekin dot kudo.

“Na pëlqen edhe ne muzika, por nuk shkojmë dot në koncerte,” tha ai, ndërsa shtoi: “Jemi në punë". Nuk kemi kohë dhe mundësi.” Prindërit, gjyshërit dhe të afërmit që jetojnë në Lodi janë gëzuar, kur Ema – e cila prej kohësh shkonte në kursin e pianos dhe përgatitej në korin “MiMiSol” të qytetit, u thirr për të kënduar në “Zecchino d’oro”.

“Mendo gëzimin e gjyshit Besnik, 90-vjeçar,” shtoi Floriani. Bashkëatdhetarët e Florianit në Monza e kanë pritur me entuziazëm suksesin e Emës së vogël.

“Familjen Dakoli e njoh prej vitesh,” tha për BIRN Ken Mehmeti, duke shtuar se ata janë të njohur edhe në Durrës. Ai shprehu habinë për mënyrën si disa media dhe madje edhe drejtues të festivalit në Itali nuk kanë përmendur prejardhjen e Emës në raportimet e tyre.

Sipas Mehmetit, Emma Dakoli ka lindur në Itali nga prindër shqiptarë, të cilët ruajnë lidhje të forta me atdheun dhe me qytetin e origjinës, Durrësin. Keni, i cili ka punuar në strukturat e kompanisë mediatike Mediaset në Itali, është kritik për mbulimin që mediat italiane i japin emigrantëve. “Ende disa media këtu kujdesen për të saktësuar përkatësinë etnike të grabitësve apo shkaktarëve të aksidenteve. Nuk besoj të jetë thjesht mungesë vëmendjeje apo profesionalizmi,” tha ai.

Disa të intervistuar theksuan se jo vetëm mediat italiane, por edhe vetë shqiptarët vijojnë të mbartin komplekse, veçanërisht kur bëhet fjalë për ata që janë integruar mirë dhe nuk dallohen nga vendasit në jetën e përditshme.

“Aty ku jetoj unë, në një komunë periferike, ende ndjehet dallimi për shkak të kombësisë,” tha Mikel Deçolli për BIRN. Ai tregoi se, edhe pse familja e tij ka prej vitesh shtetësinë italiane, vajza e tij u la në pritje për një vend pune praktik, ligjërisht të garantuar dhe të papaguar për gjashtë muaj, derisa komuna punësoi fillimisht kandidatët vendas. “Priti gjatë, derisa u sistemuan të gjithë vendasit,” shtoi Deçolli, duke nënvizuar se trajtime të tilla vazhdojnë të krijojnë ndjesinë e një hendeku të pashlyer mes komuniteteve.

Por 24 orë pas suksesit të merituar të Emës, edhe në vendin tonë ishin ende të pakët ata që e mësuan se Ema është vogëlushe italo-shqiptare. Dy-tre media të vëmendshme në Tiranë e Durrës e “vizatuan” me fjalët “shqiptarja” apo “durrsakja” fituesen e “Zecchino-s”, që është ndjekur në Shqipëri prej gati katër dekadash. Në vitin 1992, këngën “Gjinkalla” të autorëve durrsakë Hasan Ulqini dhe Agron Xhunga e paraqiti me shumë sukses vogëlushi Alfons Baba në festivalin italian.

Më pas nuk munguan edhe prezantimet e fëmijëve të tjerë nga Shqipëria. Fatime Hoxha, një mësuese letërsie në pension, njoftoi disa nga gazetarët që njeh se ajo i ka dhënë mësim Florit, babait të Emës, duke i shtyrë ta kontaktin duke mësuar diçka më shumë prej tij.“Nuk e kuptoj përse hezituan,” tha znj. Fatime për BIRN. “Ndoshta edhe ne vazhdojmë të vuajmë komplekset tona të inferioritetit,” përfundoi mësuesja në pension./Reporter.al

emma dakol “zecchino d’oro” bolonja

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!