LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nuk kemi asnjë mundësi”, viktimat e dhunës në Kukës mbeten pa përkrahje

Më 7 qershor 2023, një mësuese nga Tropoja u përball me bashkëshortin në oborrin e shkollës ku jepte mësim.  Bashkëshorti, i cili po ashtu është nëpunës publik, e sulmoi atë në sy të kolegëve dhe i mori telefonin kur ajo tentoi të merrte policinë.

28 Shkurt 2024, 17:08 Nga Bashkim Shala
“Nuk kemi asnjë mundësi”, viktimat e dhunës në
Protesta

KUKËS- Në Kukës, një nga qarqet më të varfëra të vendit, viktimat e dhunës në familje nuk gjejnë mbështetje dhe mjaft prej tyre zgjedhin të qëndrojnë në mjediset e dhunës me frikë për t’u përballur me presionin social dhe pamundësitë ekonomike. Më 7 qershor 2023, një mësuese nga Tropoja u përball me bashkëshortin në oborrin e shkollës ku jepte mësim.  Bashkëshorti, i cili po ashtu është nëpunës publik, e sulmoi atë në sy të kolegëve dhe i mori telefonin kur ajo tentoi të merrte policinë. Gruaja ishte pajisur me urdhër mbrojtje dy javë më herët, pas një incidenti të mëparshëm dhune, por kjo nuk e ka ndaluar dhunuesin.

“Edhe pas lëshimit të urdhrit të mbrojtjes jam kërcënuar dhe poshtëruar nga bashkëshorti, por nuk kam  bërë kallëzim për hir të fëmijëve,” citohet ajo në vendimin e gjykatës që shqyrtoi rastin e saj. Bashkëshorti dhunues u dënua me 1 vit burg, për dhunën në familje dhe për kundërshtimin e vendimit të gjykatës. Gruaja është tani në proces divorci dhe Zyra Arsimore lokale ka ndihmuar ta transferojë atë në një shkollë tjetër.

Por shumë prej grave të dhunuara në këtë qark nuk gjejnë ndihmën e kërkuar dhe mjaft prej tyre vijojnë të qëndrojnë me dhunuesit. Vitin e shkuar, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës janë paraqitur 24 kërkesa për Urdhër Mbojtjeje, por vetëm në tetë prej tyre palët kanë  kërkuar zgjidhje martese. Ndërsa bashkia e Kukësit ofron një ndihmë minimale dhe strehim deri në 48 orë për gratë e dhunuara, në dy bashkitë e tjera ndihma është zero. Në Tropojë nuk ka as koordinatore për rastet e dhunës, ndërsa koordinatorja e bashkisë së Hasit i tha BIRN se kishte më pak se një javë që kishte filluar punën.

“Vijnë gra të dhunuara dhe ankohen në bashki dhe ne nuk kemi asnjë mundësi zgjidhje,” thotë Shkurte Gjoka, përgjegjësen  e Sektorit të Ndihmës Ekonomike dhe Mbrotjes Sociale në Bashkinë e Tropojës.

Rrethi vicioz

Bashkia e Kukësit me rreth 48 mijë banorë sipas Censusit të vitit 2011 numëron 144 raste të asistuara të viktimave të dhunës në familje që prej vitit 2018. Në bashkinë e Tropojës referohen vetëm ato raste të grave që shkojnë për të marrë ndihmë ekonomike, pasi janë pajisur me urdhër mbrojtje.

“Në Bashkinë Tropojë gjatë këtyre viteve janë të referuara pranë zyrës së Ndihmës Ekonomike dhe Mbrojtjes Sociale afërsisht 10-15 raste të dhunës në familje,” tha në përgjigje të kërkesës së “BIRN” Ornela Osmanaj e Njësisë për Mbrojten e Fëmijëve dhe Barazisë Gjinore në Bashkinë e Tropojës.  Në Has nuk ka një statistikë mbi numrin e grave të dhunuara.

Gjatë vitit të kaluar, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës janë paraqitur 24 kërkesa për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje dhe urdhër mbrojtjeje.  Sipas të dhënave të marra nga gjykata, vetëm ndaj 5 personave të akuzuar për dhunë gjatë këtij viti është regjistruar procedim penal. Edhe ato pak çështje që shkojnë në gjyq, përfundojnë në mjaft raste si motive për dhunë të shtuar mbi viktimat.  Këto të fundit para gjykatës përpiqen që t'i lehtësojnë dhunuesit nga përgjegjësitë penale dhe madje vetëfajësohen.

“Me bashkëshortin kam komunikim çdo ditë, marëdhëniet tona janë normalizuar, duket i qetë, kam folur në telefon dhe skype. Uljet dhe ngritjet  që kemi pasur në raportin tonë janë ndikuar edhe nga ana ime,” regjistrohet të ketë thënë njëra prej viktimave në procesin gjyqësor.

Për avokatët që ndjekin këto çështje në gjykatë, mbrojtja e burrave dhunues nga bashkeshortet është diçka e zakonshme.

“Kështu ndodh në të shumtën e rasteve, ku bashkëshortet pasi denoncojnë burrat, kërkojnë që t'i mbrojnë ata me shpresë që do të ndryshojnë, apo nga presioni i të afërmve, mentalitetit etj.  Të njëjtën gjë bëjnë edhe ato që e kanë vendosur të divorcohen,” thotë Ilir Nerguti, avokat në Kukës.

Rasti i mësueses megjithatë konsiderohet i sukseshëm, sa kohë ajo bashkë me fëmijët është larguar nga shtëpia e dhunuesit dhe po ashtu është transferuar në një punë të re që i ofron njëfarë mbrojtjeje. Por në shumicën e rasteve, viktimat e dhunës nuk e kanë këtë mundësi. Ato nuk kanë punë dhe nuk gjejnë strehim, duke u shtrënguar të jetojnë me dhunuesit.

“Kemi rastin e një gruaje me 7 fëmijë që megjithëse dhunohet sistematikisht nuk pranon të divorcohet për shkak të problemeve financiare, por edhe për hir të mentalitetit,” thotë për “BIRN” Lirie Gjana, koordinatore Vendore Kundër Dhunës në Familje në Bashkinë  Kukës.

Jashtë vëmendjes

Legjislacioni shqiptar parashikon mbrojtje dhe mbështetje financiare për gratë e dhunuara, por mundësitë e pushtetit lokal janë minimale. Lirie Gjana, koordinatore Vendore Kundër Dhunës në Familje në Bashkinë  Kukës, i tha BIRN se ata kishin siguruar vetëm 1.6 milionë lekë për vitin 2024 – shumë e cila do të shërbejë për të mbajtur hapur strehëzën e emergjencës në këtë bashki.

“Kemi aplikuar për mbajtjen e strehëzës së emergjencës për gratë që vijnë nga zonat rurale pasi paraqiten në polici të cilat i asistojmë në këtë strehëz deri në 48 orë, në ndonjë rast edhe 72 orë”, thotë Gjana.

Bashkia e pranon që mundësitë për t'u ardhur realisht në ndihmë grave të dhunuara janë minimale.  Sipas Gjanës, punësimi dhe strehimi i viktimave të dhunës për një kohë më të gjatë se emergjenca është pa zgjidhje.

“Viktimat e dhunës regjistrohen te zyra e punës. Megjithëse kanë prioritet në punësim, atyre u ofrohen punë të papërshtatshme”, thotë ajo. Sipas Gjanës, problemet e strehimit vështirësohen prej sistemit të pikëzimit që aplikohet, pasi viktimat shpesh nuk i marrin pikët që u duhen.

Megjithatë situata në Kukës është ku e ku më mirë se në dy bashkitë e tjera të qarkut. Në bashkinë e Tropojës mungon koordinatorja  Vendore Kundër Dhunës në Familje dhe nuk ka as staf ndihmës për këtë punë.

“Nuk kemi staf për gratë e dhunuara. Kemi pasë 2-3 raste të dhunës ekstreme në familje. Nuk ka një panoramë të plotë për dhunën ne familje, pasi nuk ka vlerësim. Ne si bashki nuk  kemi  në  strukturë një Koordinator/e Vendor Kundër Dhunës në Familje, por e mbulojmë  me specialist të sektorit”, deklaron për “BIRN” Shkurte Gjoka, përgjegjëse e Sektorit të Ndihmës Ekonomike dhe Mbrotjes Sociale në Bashkinë e Tropojës.

Gjoka thotë se në bashkinë e Tropojës nuk ka qendër sociale apo komunitare për gratë e dhunuara, nderkohë që edhe fondet për këtë shqetësim janë zero. “Kemi disa plane sociale të miratuar në Këshillin e Bashkisë, por që nuk janë realizuar”, thotë Gjoka. Ajo thotë se mungesa e një strehimi të përkohshëm për gratë e dhunuara në Tropojë e ka vënë  shpesh në pozitë të vështirë.  “Më merr në orët e vona të natës shefi i komisariatit pasi është paraqitur viktima e dhunës dhe unë nuk kam ku e strehoj. Në shumë raste i kam strehuar në hotel, duke paguar lekë nga xhepi im,” thotë Gjoka, që shton se në bashki do duhej të kishte një fond të veçantë për këtë ndihmë, por që nuk është parashikuar.

Në bashkinë e Hasit, ndryshimi i drejtimit të bashkisë ka ndryshuar edhe koordinatoren  Vendore Kundër Dhunës në Familje.

“Kam vetëm një javë që kam marrë detyrën dhe ende nuk jam njohur me shifrat”, tha për BIRN Ristana Bajraktari, koordinatore  Vendore Kundër Dhunës në Familje në bashkinë e Hasit. Edhe në këtë bashki fondet për viktimat e dhunës janë zero. “Për vitin 2024 fondet për viktimat  e dhunës në familje janë zero. Do të ishte mirë që të planifikonim, por nuk janë mundësitë,” tha për “BIRN” Seit Meshi, drejtor i financës në bashkinë e Hasit.

Vakuumi i  krijuar nga bashkitë në qarkun e Kukësit nuk mbulohet as nga OJF-të.  “Një shoqatë që ndihmonte sadopak gratë e dhunuara në Tropojë  është tërhequr ka dy vjet”, thotë Shurte Gjoka. Ajo thotë se organizatat nuk vijnë në zonat rurale dhe shpesh kur vijnë “janë sa për fasadë”./ BIRN

kukes dhuna

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje