30 Maj 2023, 10:46
Nga A.B
Dragan Smigiç
KOSOVË- Personi në foto është Dragan Smigiç, një polic serb nga qyteti i Rudares në Serbi. Mediat raportojne se Dragan u dërgua nga Vuçiç për të orkestruar dhunën në Kosovë. Në rrjete sociale janë publikuar pamjet kur Dragan shihet duke goditur ushtarët e NATO-s në Kosovë me shkop policie.

Gjithashtu pjesë e serbëve që dhunuan anëtarët e KFOR-it në veri të Kosovës ishte dhe grupi huliganëve të tifozëve të futbollit të njohur si grupi i Veljko Belivuk. Të gjithë pjesëtarët e këtij grupi kishin veshur kapele identike që mban dhe famëkeqi Veljko Belivuk, lideri i grupit kriminal që po kryen shërbime për shtetin serb në territorin e Kosovës.
Akuza të shumta mbi lidhjet e këtij grupi kriminal me presidentin serb, Aleksandçr Vuçiç janë artikuluar në një shkrim të veçantë nga revista javore e New York Times. Artikulli i gazetarit Robert F. Worth përshkruan me detaje krimet e kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit. Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan në vitin 2021.
Si paraqitet situata në veri të Kosovës?
Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al
tensione ne veri te kosoves dragan smigic
Bota
30 Maj 2023, 10:46
a.l
Protesta në Kosovë
KOSOVË- Vijon pa incidente protesta në veri të Kosovës. Protestuesit serbë vazhdojnë të q&...
Bota
30 Maj 2023, 10:39
a.l
Pamje nga protesta
KOSOVË- Flakadanë, lëndë plasëse e mjete të forta, si shkopa gome e gurë këto janë pamjet q...
Bota
30 Maj 2023, 10:39
A.B
Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, takoi ditën e sotme në Beograd ambasadorët e QUINT-it...
Bota
30 Maj 2023, 10:35
k.m.
Lulzim Hetemi
PRISHTINË- Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur sot në mëngjes para ndërtesës së kom...
Bota
30 Maj 2023, 10:33
a.l
Charles Fries
KOSOVË- Zëvendës Sekretari Gjeneral për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët i Bashkimit Evropian, Charles ...
Bota
30 Maj 2023, 10:27
a.l
Ushtarët në Kosovë
KOSOVË- Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Parlamentin bri...
Bota
30 Maj 2023, 10:20
a.l
Franca reagon për tensionet në veri
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka reaguar për tensionet n&eum...
Bota
30 Maj 2023, 10:13
a.l
ëagner
KOSOVË- Kompania izraelite “Terror Alarm”, pretendon se “Grupi terrorist Wagner është nisur për n&eu...
Bota
30 Maj 2023, 10:00
a.l
Flamuri i Kosovës dhe i Serbisë
KOSOVË- Ka vijuar pa incidente protesta e sotme në veri të Kosovës. Protestuesit serbë ...
Bota
30 Maj 2023, 09:47
m.s
ilaçe
SHBA- Kompanitë e mëdha farmaceutike, si Novo Nordisk, Eli Lilly dhe Pfizer, po luftojnë për të s...