30 Maj 2023, 10:20
Nga a.l
Franca reagon për tensionet në veri
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka reaguar për tensionet në Veri të Kosovës e cila thotë se kjo është çështje e sigurisë europiane dhe se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen tryezës së dialogut. Poashtu, MPJ e Francës u bën thirrje palëve, veçanërisht Qeverisë së Kosovës, që të ndërmarrin menjëherë masat e nevojshme për uljen e tensioneve.
“Franca shpreh solidaritetin e saj të plotë me ushtarët e misionit të KFOR-it, disa pjesëtarë të të cilit u plagosën gjatë përleshjeve në veri të Kosovës kur ata ndërhynë, në ushtrimin e misionit të tyre, ndërmjet demonstruesve serbë dhe forcave të policisë së Kosovës. Është më thelbësore se kurrë që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u rikthyer në tryezën e bisedimeve me një qëndrim kompromisi në shërbim të paqes dhe prosperitetit të qytetarëve serbë dhe kosovarë. Stabiliteti rajonal nuk mund të tolerohet në një kontekst kaq kritik ndërkombëtar. Kjo është një çështje e sigurisë europiane”, thuhet në komunikatë.
Si paraqitet situata në veri të Kosovës?
Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.
tensione në veri të kosovës
Bota
30 Maj 2023, 10:13
a.l
ëagner
KOSOVË- Kompania izraelite “Terror Alarm”, pretendon se “Grupi terrorist Wagner është nisur për n&eu...
Bota
30 Maj 2023, 10:00
a.l
Flamuri i Kosovës dhe i Serbisë
KOSOVË- Ka vijuar pa incidente protesta e sotme në veri të Kosovës. Protestuesit serbë ...
Bota
30 Maj 2023, 09:47
m.s
ilaçe
SHBA- Kompanitë e mëdha farmaceutike, si Novo Nordisk, Eli Lilly dhe Pfizer, po luftojnë për të s...
Bota
30 Maj 2023, 09:55
a.l
Tensionet në veri të Kosovës
KOSOVË- Vijon pa incidente protesta në veri të Kosovës. Ndërkohë ndërkomb&eu...
Bota
30 Maj 2023, 09:44
a.l
Guayana
SHBA- Një studente adoleshente do të përballet me 19 akuza për vrasje pasi dyshohet se ka ndezur zjarrin në konviktin...
Bota
30 Maj 2023, 09:40
a.l
Zjarr në spitalin në Vjenë
AUSTRI- Një ngjarje e rëndëështë raportuar në Vjenë. Mediat e huaja raportojn&...
Bota
30 Maj 2023, 09:32
m.s
Lista Serbe i bashkohet protestuesve në Zveçan
KOSOVE- Pjesëtarët e Listës Serbe u janë bashkuar protestuesve, të cil&...
Bota
30 Maj 2023, 09:37
a/.l
Anija
KINË- Kina nisi të martën një ekuipazh të ri prej tre personash për stacionin e saj hapësinor orbital, me synimin...
Bota
30 Maj 2023, 09:25
a.l
Gjermani
KOSOVË- Lidhur me situatën në veri të Kosovës, ka reaguar edhe Gjermania. Zyra e Jashtme Federale e Gjermanisë p&eu...
Bota
30 Maj 2023, 09:25
m.s
foto ilustruese
GJERMANI- Incidenti i fundit i masave të sigurisë për kancelarin Scholz kaloi pa pasoja, por disa raste të tjera kan&e...