Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sina dhe Pullazi u arrestuan dy ditë më parë së bashku me 20 persona të tjerë gjatë operacionit të koduar “Labirinti”, përmes të cilit autoritetet zbuluan një rrjet të organizuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet. Sipas hetimeve, dy drejtuesit rezultojnë të jenë pjesë e grupit kriminal dhe përfshihen në listën me 33 masa sigurie të dhëna nga gjykata.

TIRANA- Dy drejtues të lartë të kompanisë telefonike “ONE Albania” janë paraqitur këtë të premte para Gjykatës, pas arrestimit të tyre në kuadër të një operacioni të gjerë antidrogë të zhvilluar nga Policia e Tiranës. Bëhet fjalë për Erald Sinën, drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurive, si dhe Artan Pullazin, Team Leader pranë kësaj kompanie.
Sina dhe Pullazi u arrestuan dy ditë më parë së bashku me 20 persona të tjerë gjatë operacionit të koduar “Labirinti”, përmes të cilit autoritetet zbuluan një rrjet të organizuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet. Sipas hetimeve, dy drejtuesit rezultojnë të jenë pjesë e grupit kriminal dhe përfshihen në listën me 33 masa sigurie të dhëna nga gjykata.
Nga hetimet ka rezultuar se grupi përdorte metoda të kamufluara për shpërndarjen e drogës, duke shfrytëzuar taksi dhe motoçikleta për shpërndarje ushqimi. Me taksi lëvizte Olsi Mici, ndërsa shpërndarja me motor kryhej nga Erdison Gjella, i cili përdorte një mjet të branduar me një markë ndërkombëtare picash. Mes të arrestuarve ndodhet edhe një ish-ushtarak, Dylber Alijaj.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se zbardhja e aktivitetit kriminal është bërë e mundur falë agjentëve të infiltruar të Antidrogës së Tiranës, të cilët janë paraqitur si blerës të lëndëve narkotike. Përmes kësaj metode, është dokumentuar veprimtaria e paligjshme e rrjetit, e cila shtrihej në disa zona të kryeqytetit.
Sipas dosjes së siguruar nga Top Channel, është zbuluar një bisedë mes personit të infiltruar, i cili është paraqitur me emrin Kristi, me një prej anëtarëve të grupit, i cili duket se operonte në zonën e Kamzës.
Kristi i shkruan Valerjos Bushi:
Kristi; Ome vllai
Valerjos Bushi; Mirë…. hajde ktej iher
– Se kishte aty, ca lloji që më the?
- Tani kam .. (nuk kuptohet), po deshe prapë për me mor
– E mirë, mu tër notën më ke ktu. Është ndrru dora apo e njëjta është për të qenë?
Si rezultat i operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë; 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete; 28 celularë; 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.
Në total, në pranga kanë rënë: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Çela, Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.
Nga hetimet rezultoi se aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike shtrihej në disa zona të qytetit të Tiranës, kryesisht në: Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit. Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet pas 4 javësh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Labirinti 2”. Goditet një grup kriminal që shiste lëndë narkotike. Identifikohen 33 shtetas, pjesëtarë të grupit kriminal, të cilët, individualisht ose të organizuar në grupe, ushtronin veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike, në trajta të ndryshme.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 22 prej tyre. 5 shtetas janë arrestuar gjatë periudhës hetimore, ndërsa vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal. Si rezultat i operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë; 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete; 28 celularë; 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.
Në kuadër të operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: R. D., 32 vjeç, E. P., 33 vjeç, A. H., 43 vjeç, O. M., 32 vjeç, F. C. (Ç), 34 vjeç, Xh. B., 31 vjeç, L. M., 23 vjeç, A. P., 47 vjeç, E. S., 39 vjeç, B. M., 34 vjeç, G. V., 39 vjeç, V. B., 19 vjeç, O. H., 35 vjeç, D. A., 39 vjeç, A. M., 23 vjeç, M. M., 19 vjeç, J. H., 29 vjeç, E. Gj., 31 vjeç, A. B., 20 vjeç, K. Rr., 27 vjeç, I. N., 22 vjeç dhe G. K., 20 vjeç.
Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar shtetasit: A. V., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç, G. V., 19 vjeç, S. C., 22 vjeç dhe R. Gj., 22 vjeç, të cilëve iu janë sekuestruar sasi të ndryshme lëndësh narkotike. Nga hetimet rezultoi se aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike shtrihej në disa zona të qytetit të Tiranës, kryesisht në: Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit.
Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme. 6 shtetas të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij rrjeti janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al
Foto ilustruese TIRANA- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar zyrtarisht konfirmimin e rastit të parë me fruth në Shqip&e...
Foto ilustruese MALËSI E MADHE- Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Koplikut, ku ...
Ermal Beqiri, jaht. FOTO ILUSTRUESE TIRANA- Hetimet e SPAK mbi dosjen e AKSHI-t janë zgjeruar dhe tashmë përfshijnë edhe verifikim...
Erdis Doraci ROMË– Në panoramën juridike të kryeqytetit italian, emri i Erdis Doraci është kthyer në një pik...
Aksidenti i mbrëmjes së 25 dhjetorit TEPELENA- Policia e Fierit ka arrestuar 30-vjeçarin Syrja Begaj, banues në Hekal, Mallakast...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Sllagjan Trajkoviçin me dhjetë vjet burgim për krime lufte në komunën e Vus...
Foto ilustruese TIRANA- Turqia ka dhuruar Shqipërisë një avion qeveritar, vlera e të cilit arrin rreth 11.9 milionë dollar&eu...
Foto nga vendngjarja LUSHNJE- Një përplasje e rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit të Lushnjes, ku një moto&cc...
Borëpastrueset KORÇË- Reshjet e dëborës kanë përfshirë qarkun e Korçës mëngjesin e sotëm, d...
Foto ilustruese VLORA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Novoselë në Vlorë, ku një 42-vjeçar ka nd&eu...