LIVE UPDATES
Aktualitet

Operacionet e Policisë në 1 javë! Arrestohen 145 persona, 26 shpallen në kërkim

Gjatë kësaj javë janë kryer dhjetëra operacione policore të finalizuara në çdo qark të vendit. Heroinë, kokainë, kanabisi, armë zjarri, armë të ftohta, lënëdë eksplozive, shuma parash dhe sende të tjera të kundërligjshme, të sekuestruara.

9 Tetor 2022, 10:00 Nga A.B
Operacionet e Policisë në 1 javë! Arrestohen 145 persona, 26
Policia

TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë bilancin e kësaj jave, ku njofton se janë arrestuar 145 janë arrestuar, 319 janë proceduar penalisht dhe 26 janë shpallur në kërkim. Gjatë kësaj javë janë kryer dhjetëra operacione policore të finalizuara në çdo qark të vendit. Heroinë, kokainë, kanabisi, armë zjarri, armë të ftohta, lënëdë eksplozive, shuma parash dhe sende të tjera të kundërligjshme, të sekuestruara.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit, në një javë! Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, të angazhuara 24/7, në terren, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimin dhe paligjshmëritë. 35 operacione policore kombëtare dhe ndërkombëtare, të finalizuara gjatë javës, disa prej tyre me metoda proaktive. Janë arrestuar, proceduar 490 shtetas, nga këta: 145 janë arrestuar, 319 janë proceduar penalisht dhe 26 janë shpallur në kërkim.

Janë lokalizuar dhe kapur 15 persona në kërkim, nga të cilët 13 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar. Operacioni “Pengu”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët britanikë. U lirua një 30-vjeçar shqiptar që ishte marrë peng dhe u vunë në pranga 7 shtetas me rekorde kriminale, të cilët kërkonin 400 mijë paund për lirimin e tij. Në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me homologët italianë janë zhvilluar operacionet “Torino” dhe “Koordinatat”, për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni “Porositësi”, i zhvilluar nga DVP Durrës, zbardhi një seri ngjarjesh të rënda kriminale, të ndodhura më parë. U arrestuan në flagrancë 14 shtetas dhe u shpallën në kërkim 5 shtetas të tjerë, të përfshirë në këto ngjarje, së bashku me 2 shtetas të tjerë të arrestuar më parë.

Operacioni “Parandalimi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5, u finalizua me vënien në pranga të 2 shtetasve që kishin planifikuar vjedhjen me armë në një banesë. U sekuestrua 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

10 operacione të finalizuara në fushën e armëmbajtjes pa leje. 12 armë zjarri, pjesë të ndryshme armësh, 3 armë gjahu, 4 armë sportive, 6 armë të ftohta, 4 kg tritol, municion luftarak dhe fitila zjarrpërcjellës, të sekuestruara nga Policia. 15 shtetas u vunë në pranga.

Për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve janë finalizuar 9 operacione, u vunë në pranga 21 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Si rezultat i këtyre operacioneve janë sekuestruar rreth 113 kg kanabis, 0.5 kg heroinë, doza kokaine, 200 bimë kanabis në proces tharjeje, si dhe janë asgjësuar qindra bimë narkotike të kultivuara.

Në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve janë finalizuar 3 operacione. Gjatë operacionit “Tentativa” u arrestua në flagrancë një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë që të mos kryenin veprime për djalin e tij që transportonte emigrantë të paligjshëm.

3 operacione të finalizuara dhe goditje të njëpasnjëshme për goditjen e kontrabandës së mallrave. Janë sekuestruar sasi nafte, medikamente mjekësore, mallra dhe produkte të ndryshme ushqimore, të kontrabanduara, si dhe shuma të konsiderueshme parash.

Në kuadër të operacioneve “Same” dhe “Serial” janë zbardhur disa raste të vjedhjeve, në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. 3 autorë të dyshuar u vunë në pranga.

Është finalizuar operacioni “Fasada”, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuri me vlerë rreth 3.5 milionë euro, që dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e një shtetasi.

Për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është finalizuar operacioni “Tabs”, nga DVP Vlorë. U vunë në pranga 2 shtetas dhe u sekuestruan 6 komjutera që përdoreshin për lotari të palejuara, në një lokal.

Janë evidentuar dhe goditur 26 raste të krimeve mjedisore dhe 6 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 24 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 33 raste.

Policia Rrugore/Monitorim i pandërprerë i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, nëpërmjet mjeteve inteligjente, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

•Si rezultat i monitorimeve, janë pezulluar në total 763 leje drejtimi, nga të cilat: 642 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 87 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 34 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

•Si rezultat i përdorimit të alkool-testuesve dhe kontrolleve me përzgjedhje, janë arrestuar 91 drejtues mjetesh, nga këta: 43 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 48 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 2 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia Kufitare/Kontrolle intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Të angazhuar për t’iu ofruar qytetarëve në hyrje/dalje, në pikat e kalimit kufitar, shërbim sa më cilësor.

•Në bashkëpunim me DVP-të përkatëse, janë goditur 9 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

•Janë proceduar 4 shtetas, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, 2 shtetas për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe 1 shtetas për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet “blic”, në çdo qark të vendit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, si dhe goditjen e kontrabandës, krimeve mjedisore dhe çdo paligjshmërie tjetër.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë të jenë prezente pranë shkollave dhe të bashkëpunojnë me oficerët e sigurisë në shkolla, stafet pedagogjike dhe bordet e prindërve, për të trajtuar çdo problematikë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

policia e shtetit operacionet ne 1 jave

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty