Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Katër punonjësit e call center-it, akuzohen për mashtrim kompjuterik. Të katër personat, sëbashku me Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi, u arrestuan pas një operacioni të SPAK dhe BKH në dy kullat luksoze në Tiranë.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masat e sigurisë për 4 të arrestuarit, në kuadër të operacionit të SPAK kundër mashtrimit përmes Call Center-ave. Katër të arrestuarit Elis Merkaj, Endri Gjata, Remir Gjoligaj dhe David Qerimi janë lënë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërsa Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupi është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”.
Katër punonjësit e call center-it, akuzohen për mashtrim kompjuterik. Të katër personat, sëbashku me Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi, u arrestuan pas një operacioni të SPAK dhe BKH në dy kullat luksoze në Tiranë.
Hetimet lidhen me një rrjet të dyshuar mashtrimi, që sipas autoriteteve ka dëmtuar dhe mashtruar qindra qytetarë europianë. Ndërkohë që 6 punonjës të tjerët, transportuan pajisjet e Call Center nga kulla “Atti Tower” në një ambient tjetër të marrë me qira në kullën “Downtown One”.
Njoftimi i Apelit të GJKKO:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Iliriana Olldashi, sot më datë 24.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 7 akti, datë 19.02.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve E.M, E.Gj, R.Gj, K.K dhe H.Xh dhe D.Q: “Ankim kundër vendimit nr. 3, datë 19.01.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, me afat 30 ditor, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale dhe neni 24 5pika 1, shkronja “d”, të Kodit të Procedurës Penale”, si vijon:
1-Miratimin e vendimit nr. 3, datë 19.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa ka disponuar për ankuesit/të hetuarit K.K dhe H.Xh.
2-Miratimin e vendimit nr. 3, datë 19.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa ka disponuar për ankuesit të hetuarit E.M, E.Gj, R.Gj dhe D.Q lidhur me vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të tyre në datën 17.01.2026, përkatësisht në orët 04:50 dhe 05:00.
3-Ndryshimin e vendimit nr.3, datë 19.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar përsa ka disponuar për masën e sigurimit personal ndaj ankuesve\të hetuarve E.M, E.Gj, R.Gj dhe D.Q, në këtë mënyrë:
Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit E.M, duke e urdhëruar atë, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ***.
Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit E.Gj, duke e urdhëruar atë, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ***.
Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit R.Gj, duke e urdhëruar atë, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ***.
Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit D.Q, duke e urdhëruar atë, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ***.
Urdhërohet lirimi nga ambjentet e paraburgimit i të hetuarve E.M, E.Gj, R.Gj dhe D.Q, në rast se nuk mbahen për ndonjë shkak tjetër. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ekzekutimin e këtij vendimi./Dosja.al
Foto ilustruse DURRËS- Policia ka nisur ditën e sotme hetimin për një 35-vjeçar, në qytetin e Durrësit. Kjo, pasi...
Pamjet CËRRIK- Pamjet e mëposhtme dëshmojnë më së miri masakrën mjedisore që po i bëhet lumit Shkumbin. Banor&...
Foto ilustruse DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 48-vjeçarin Rol...
Foto ilustruese Investitorët strategjikë do të kenë prioritet për përdorimin e plazheve në raport me pjesën tjet&eu...
Foto ilustruse DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 21-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ...
Rezart Taçi TIRANË- SPAK ka kërkuar 13 vite burg për Rezart Taçin, i cili do të pastronte 18.3 mln euro të...
Pamje nga vendngjarja VLORA- Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme mes disa të rinjve, në qytetin e Vlorës. Konflikti ës...
Në një letër të përbashkët dërguar kryeministrit Rama dhe ministrit të Mjedisit, Sofjan Jaupaj, si edhe autoriteteve t...
TIRANË- Janë publikuar pamjet ku pasi bashkëshorti goditi me thikë për vdekje të riun Pashollari, çifti Buçpa...
Foto ilustruese Sasia e mallrave të importuar në janar 2026 tregon për një fillim viti të zbehtë për kërkesën ...